Nga Albert Vataj
Gjithçka duke se ka shpërthyer. Fikson kjo penelatë e shkujdesuar dhe tejet e tensonuar vetveten transparente që kumton në këtë “Big Bang” çastin e krijimit dhe Ditën e Gjykimit, Argamedonin personal dhe bashkëkohor. Rrok praninë një trajtë copëzimi në unitet paformë dhe klithës. Pikëvendosja në këtë kënd të kohës dhe hapsirës është tashmë një përkohësi e prishur në të gjithë elementet e ekuilibrit fizik dhe estetik. Nuk ikën, nuk e braktis pamjen. Shëmbëllen atë dhe përshkohesh prej saj.
Tërësinë e përbën nevoja për të komunikuar dhe për të gjetur vetveten në këtë moment apokaliptik, në këtë kënd të potershëm dhe kaotik, por thellësisht jetësor, relative dhe aktual, rastësor dhe i përgjithmonshëm.
Zemërata e tij ka mjaftueshëm energji për të përfshirë në këtë lojë tmerri, shpërthimin e themeltë të akumulur në prejkohësi, atë Unin e tij të strukur në dimension e Esit ikanak.
Njeriu modern është një sendërtim i këtillë, tejet pjesëmarrës në përjetime, të cilat copëzohen duke u shpërndarë në gjithë perimetrin e përqarkimit ku ndodhet. Ai përjeton fuqishëm dhe pjesëmerr në këtë lojë tmerri dhe paniku, kaosi dhe shpërfytyrimi, jo me qasjen për t’i dimensionuar në një pikëmbështetje dhe kandë harmonike. Ai dakordësohet në këtë pamundësi për ndryshuar diçka. Ai futet në këtë shtjellë ç’rregullsie për tu bërë pjesë e vullnetshme e saj, viktimë dhe viktimator i këtij promocioni. Nuk ka në vetvete ky individ asnjë shans për të rivëne në vendin e vet gjërat dhe gjendjet, ndërsa pranon anarshisë si fatin e tij… të trisht.