Ashtu si personazhet e disa romanëve të saj të paharrueshëm, Isabel Allende, e shenjuar nga një ndjenjë e dhimbshme mërgimi, kthehet me kujtime te rrënjët e saj, te një vend tashmë “i imagjinuar” dhe i zbehtë për shkak të largësisë së madhe, traumat e grushtit të shtetit, familja në diasporë, odiseja e saj e thurur me pasione, drama e suksese. Sot, pas shumë kohe të jetuar dhe pas shumë braktisjesh, shumë librash të shkruar dhe shumë mall, Kilit të Isabelës, të imagjinuar dhe të ëndërruar, të ruajtur si një peizazh i brendshëm dhe të banuar nga shpirtrat e të ndjerëve, i mbivendoset një vend më në fund real: krenaria e lumtur e rrënjëve, kënaqësia e rizbulimit të një pjese të heshtur të vendit të saj brenda familjaritetit të fjalëve: kureshtja e bisedave, befasia e sjelljeve, magjia e peizazheve plot dritë, ngrohtësia dhe vitaliteti i çuditshëm i bashkatdhetarëve të saj. Kështu, një vend i sajuar në mendje bëhet toka e prekshme e origjinës dhe, nëse e gjitha kjo nuk mjafton për të fshirë dhimbjen e mërgimit, shërben për t’i dhënë një kuptim dhe një vlerë mallit.
Ajo konsiderohet si një nga zërat më të rëndësishëm të narrativës bashkëkohore në gjuhën spanjolle.
Vendi im i imagjinuar
Autor: Isabel Allende
Gjinia: Roman
Viti i botimit: 2017
Përktheu: Adrian Beshaj
Nr. faqe: 180
ISBN: 978-99943-0-513-1
Çmimi: 800Lekë