Natyra ka qenë dhe ka mbetur bujare me njeriun, jo vetëm duke i dhuruar atij frutat më të jashtëzakonshme. Shija dhe afektet e tyre ushqyese ka lidhur njeriun në një zinxhir të gjatë të ekuilibrit ushqimor. Jo vetëm kaq, pothuajse të gjithë llojet e frutave, përveçse janë një rezervat natyror vitaminash, karbohidratesh dhe proteinash, të domosdoshme për njeriun, është rekomanduar dhe janë përdorur për qëllime shëndetësore dhe estetike edhe lëvoret e tyre.
Lëvoret mund t’i përdorim si preparate natyrale për parandalimin-shërimin e disa sëmundjeve, përmirësimin e lëkurës, e madje edhe për lustrimin e këpucëve. Në vazhdim do t’ju ofrojmë disa këshilla se ç’ka të bëni me lëvoret e pemëve sezonale.
Molla
Falë kërkimeve të bëra, është vërtetuar se acidi që përmban lëvorja e mollës na jep më shumë vlera shëndetësore sesa brendësia e mollës, duke filluar nga forcimi i muskujve, mbajtja nën kontroll e kolesterolit, sheqerit etj.
Pjeshka
Duhet ta hani lëvoren e pjeshkës për arsye të vlerave të pasura ushqyese ose mund ta fërkoni fytyrën me t ë që të keni lëkurë shkëlqyese. Përmban kalium dhe vitaminë A, e cila rigjallëron dhe e hidraton lëkurën. Lëvorja e pjeshkës do t’jua përmirësojë sistemin tuaj të imunitetit, do të largojë toksinat nga trupi, do të zvogëlojë mundësitë për kancer, sëmundje të zemrës dhe artrit, por edhe do t’i ruajë sytë tuaj nga katarakti. Lëvoren mund ta përdorni si një ilaç të shpejtë të lëkurës, pas një nate të stuhishme me erë, vendosni pak sheqer në anën e brendshme të lëvores dhe fërkojeni butë fytyrën tuaj.
Limoni
Ky frut përmban acid limoni, kështu që ju mund ta përdorni atë si një mjet të shkëlqyeshëm për lustrim të mesingut, bakrit…etj. Shtrydhni pak lëng në sodën e bikarbonit që të fitoni një efekt edhe më të mirë, ose vendosni disa copëza të lëvores në shishe të ujit për të krijuar një freskues aromatik në shtëpi.
Nëse vajit të ullirit do t`i shtonit lëvoren e limonit, do t’i jepni një aromë interesante, por edhe do ta gjallëronit vajin që ka ndenjur gjatë.
Ju mund t`i përdorni lëvoret e limonit për të mënjanuar erërat e palakmueshme nga furra mikro-valore, duke i zier ato dhe të mbeturat nga lëngu i limonit, disa minuta në një enë të pambuluar.
Portokalli
Lëvorja e portokallit është plot me antioksidantë të fuqishëm të quajtur “superflavonide”, e të cilat ndikojnë ndjeshëm në reduktimin e nivelit të kolesterolit. Sipas disa hulumtimeve të bëra, antioksidantët që gjenden në lëvore janë 20 herë më të fuqishëm se ata në lëngun e shtrydhur të portokallit.Shtojeni lëvoren e prerë në rende në ëmbëlsira që të përforconi ushqimin dhe të fitoni një aromë të mirë.
Më së miri është të hidhet e tërë lëvorja e portokallit në shtrydhëse frutash dhe të përfitohet krejt ajo që fsheh kjo lëvore e pasur. Vetëm se duhet ta lani mirë lëvoren para se ta fusni në shtrydhëse.
Banania
Përdorni anën e brendshme të bananes për të shkëlqyer gjethet e luleve të shtëpisë. Jo vetëm që do të shkëlqejnë, por gjethet edhe do të mbrohen për shkak se lëvorja e bananes është pleh natyral dhe pesticid. Lëvorja e bananes është ideale për shkëlqim të madh, kurse pas lustrimit pastrojeni me një pecetë të fortë. Lëvorja e bananes përmban shumë kalium dhe antioksidantë, të cilët e mbajnë lëkurën të butë dhe fine si edhe i mundësojnë asaj një këndellje edhe më të shpejtë. Nëse keni gërvishtje ose diçka të ngjashme, vendosni mbi të lëvoren e bananes dhe do t’ju shërohet më shpejt.
Nëse ju pickon mushkonja, kjo lëvore do të qetësojë kruarjen, vetëm fërkojeni vendin e prekur. Lëvoren mund edhe ta hani, vetëm se së pari ziejeni ose përziejeni me mikser!
Për shkak të luteinës, e cila gjendet në masë të madhe në këtë lëvore, me konsumimin e këtij ushqimi, sytë tuaj do të jene të mbrojtur nga dëmtimi i shkaktuar nga ekspozimi ndaj rrezeve UV. Ziejeni lëvoren për 10 minuta dhe pini ujin, ose thjesht përziejeni në shtrydhësen e frutave dhe pini lëngun e përfituar.
Kivi
A e keni ditur që lëvorja me qime e kivit përmban tri herë më shumë antioksidante se sa brendësia e vetë kivit dhe vepron si një mjet i fuqishëm kundër alergjive, infeksioneve, por edhe tumorëve.
Lëvorja e kivit gjithashtu është një ilaç natyral kundër baktereve. Ju mund ta shfrytëzoni bananen që ta maskoni shijen duke i përzier së bashku në shtrydhëse dhe mund t’i pini.
Shega
Lëvoren e shegës mund ta përdorim për shumë gjëra. Prijeni në copa të vogla, thani dhe rregullojeni këndin tuaj të vogël aromatik. Nëse keni probleme me diarre ose dhimbje në stomak ziejeni lëvoren e shegës në ujë dhe shtoni kanellë. Kur të ftohet pini nga pak tri herë në ditë.
Patatja
Lëvorja e patates është e mirë për flokët tuaj. Ju mund t’i hiqni qafe thinjat në mënyrë natyrale. Vetëm ziejeni atë në ujë për 30 minuta dhe lëreni të ftohet. Këtë ujë shfrytëzojeni për t’i shpërlarë flokët pas shampos dhe gradualisht do t’i errësojë thinjat tuaja, pra ju nuk do të keni nevojë për kimikate dhe ngjyra të forta.
Lëvorja e patates është një ushqyes shumë i pasur. Vetëm lëvorja e një patateje të madhësisë së grushtit ofron gjysmën e sasisë ditore të rekomanduar të fibrave të tretshme, kaliumit, hekurit, fosforit, zinkut dhe vitaminës C.
Dardha
Ju do të gabonit shumë nëse hidhni lëvoren e kësaj frute. Lëvorja e dardhës është e pasur me vitamina, fibra dhe vlera ushqyese të cilat e tejkalojnë vlerën e asaj çka gjendet nën të. Në mesin e përbërësve të tjerë cilësorë, duhet theksuar materien që pengon rritjen e qelizave të tumorit-flavonoidin floretin.