Nga Albert Vataj
Seksi është i mirë për luftimin kundër stresit, madje është edhe më i dobishëm kur është fjala për mirëmbajtjen e figurës trupore. Gjatë bërjes seks, varësisht nga pozicioni, aktivizohen pothuajse të gjithë muskujt e këmbëve, të duarve, të krahëve dhe të barkut. Këshilla e seksologut Basheer Ahmad Roy, është që nëse çiftet dëshirojnë të mirëmbajnë figurën e trupit me anë të seksit, patjetër duhet që aktivitetet e tyre seksuale t’i zgjasin së paku 15 minuta. Njëri nga pozicionet, i cili më së shumti i aktivizon muskujt e mashkullit është pozicioni tradicional misionar. Derisa në partneren e vet ai mbahet me duar dhe këmbë dhe balancohet në atë mënyrë që të mos e lëndojë partneren. Mënyra e tillë nënkupton lëvizje të ndryshme, të mëdha apo të vogla të grupeve të muskujve, duke përfshirë edhe ato të rajonit të abdomenit, si edhe djegie të kalorive. Nëse femra pozicionohet në atë mënyrë që me shputa prek shtratin, apo dyshemenë, do t’i aktivizojë pothuajse të gjithë muskujt e trupit.