Historia është e mbushur me pëshpëritje mbi shoqëritë sekrete me kronika të trashëgimtarëve ose priftërinjve, të cilët kanë ruajtur me fanatizëm njohurinë e ndaluar të njerëzve të lashtë.
Njerëz të rëndësishëm, të cilët mblidheshin në fshehtësi të plotë, të cilët kanë drejtuar rrotën e civilizimit, janë të rregjistruar nëpër shkrimet e të gjithë popujve.
Më e vjetra është Vëllazëria e Gjarpërit, e quajtur ndryshe edhe si Vëllazëria e Dragoit, që vazhdon të ekzistojë edhe sot e kësaj dite nën emra të ndryshëm.
Është e qartë që, feja ka luajtur një rol kryesor në rrjedhën e këtyre organizatave. Komunikimi me një burim më të lartë, shpesh hyjnor, është një deklaratë e zakonshme për ata.
Sekretet e këtyre grupeve thuhet se janë kaq të thella dhe të fshehura sa vetëm një pjesë e mirë e arsimuar dhe e zgjedhur janë në gjendje ti kuptojnë dhe ti përdorin.
Këta njerëz i përdorin njohuritë e tyre për të mirën e njerëzimit. Të paktën kjo është ajo që ata deklarojnë. Si mund ta dimë ne këtë gjë kur njohuritë dhe veprimet e tyre kanë qenë sekrete? Për fat të mirë disa prej tyre tashmë janë shndërruar në njohuri publike.
Një fakt shumë intrigues është që në shumë, në mos në të gjitha shoqëritë tribale primitive, të gjithë të rriturit janë pjestarë të këtyre shoqërive. Zakonisht ata janë të ndarë në grupe meshkujsh dhe grupe femrash.
Zakonisht është mashkulli ai që dominon kulturën. Çuditërisht, kjo ngjan në mënyrë të përpiktë me disa nga shoqëritë sekrete të civilizuara.
Dhe kjo do të thotë vetëm që shoqëria nuk punon kundër autoritetit të vendosur, por për të. Në fakt, mund të thuhet për autoritetin aktual të stabilizuar.
Kjo ka tendencën të rrëzojë poshtë pretendimin dhe vlerën e çdo argumenti që shoqëritë sekrete janë të dedikuara ndaj “shkatërrimit të autoritetit kushtetues” dhe kjo mund të aplikohet natyrisht atëherë kur shoqëritë sekrete përbëjnë pjesën më të madhe të gjithë popullatës që preket nga ky aksion. Vetëm një grup i vogël bën pjesë në këtë kategori. Shoqëritë sekrete në fakt pasqyrojnë shumë nga aspektet e zakonshme të jetës.
Ka gjithmonë një ekskluzivitet në anëtarësi, që ka si rezultante rëndësinë e bashkangjitur të të qenurit ose bërit anëtar. Kjo gjë është hasur gjatë gjithë orvatjeve të njerëzimit, madje edhe ato që nuk janë sekrete si psh skuadrat e futbollit ose klubet e të pasurve.
Ky ekskluzivitet anëtarësie është aktualisht një nga armët më të fuqishme të shoqërive sekrete. Ato përdorin shenja, fjalëkalime dhe mjete të tjera. Këto gjëra kanë krijuar gjithmonë funksione të vlefshme në organizatat kudo që ndodhen.
Arsyeja e deklaruar, pothuajse gjithmonë e ndryshme nga arsyeja e vërtetë përbën rëndësinë e ekzistencës së vetë shoqërisë. Sidomos miqësia është e një rëndësie të veçantë. Të ndash vuajtjen dhe sekretin ka qenë gjithmonë një trill special për njeriun.
Sidomos ata që kanë kaluar eksperienca nëpër kampet e stërvitjes së vështirë nuk kanë për ta harruar kurrë rëndësinë dhe ndjesinë speciale i përkatësisë dhe miqësisë që ndahet midis viktimave të tekave të rreshterëve dhe komandantëve të skuadrave. Është një emocion që lind nga nisja ose fillimi. Mjeti më i fuqishëm i çdo shoqërie sekrete është rituali dhe miti që e rrethon fillimin. Këto ceremoni të detyrueshme kanë një kuptim thellësisht të veçantë për pjestarët.
Nisja përmban disa funksione, të cilat përbëjnë zemrën dhe shpirtin e një shoqërie sekrete të vërtetë. Ashtu si dhe kampi i stërvitjes së vështirë, nisja ose fillimi në ushtri, janë aspekte të rëndësishme të mendimit njerëzor, që shkrihen në mënyrë universale dhe që shërbejnë për trajnimin dhe mirëmbajnë përpjekjet e një grupi njerëzish që operojnë në një drejtim të caktuar.
Nisja i lidh të gjithë pjestarët në misticizëm. Neofitët fitojnë njohuri për një sekret, duke ju dhënë atyre një status special. Kuptimi i lashtë për neofite është “i mbjellë përsëri ose i rilindur”. Një nisje më e lartë është në realitet një ngritje në pozitë që frymëzon besnikëri dhe dëshirë për të shkuar më lart, në rangun tjetër.
Qëllimet e shoqërive janë përforcuar, duke bërë që i nisuri të reagojë ndaj këtyre qëllimeve në çdo moment të jetës së zakonshme. Kjo sjell një ndryshim në veprimet shoqërore dhe politike të një anëtari. Ndryshimi është gjithmonë në interes të qëllimeve të liderëve të shoqërive sekrete. Liderët quhen adepts. Kjo mund të krahasohet, duke dhënë si shembull ushtarin që është trajnuar ti bindet urdhërave pa menduar.
Rezultati është shpesh plagosja ose vdekja e ushtarit për të realizuar qëllimin e komandantit që mund të jetë ose mund të mos jetë i mirë për gjithë komunitetin.
Nisja është një mënyrë për të shpërblyer njerëz ambiciozë, të cilëve mund tju besohet. Sa më lart të shkojë niveli i nisjes, aq më i pakët është numri i anëtarëve, që kanë atë nivel. Kjo nuk ndodh, sepse anëtarët e tjerë nuk janë ambicioz, por, sepse bëhet një proces selektimi shumë i kujdesshëm.
Arrihet një pikë, ku asnjë përpjekje nuk mjafton më dhe në këtë moment duhet një shtyrje nga ndonjë anëtar i kupolës. Shumë anëtarë nuk e kalojnë asnjëherë këtë pikë dhe nuk e mësojnë kurrë të vërtetën dhe arsyen reale të grupit. Që nga ky moment, anëtari i “ngrirë” shërben vetëm si pjesë e bazës së fuqisë politike.
Pra, nisja është një proces për të përcaktuar se kujt mund dhe kujt s’mund ti besohet. Një mënyrë për të përcaktuar me saktësi se kush do bëhet një adept është kur gjatë nisjes i kërkohet kandidatit që të pështyjë mbi kryqin kristian.
Nëse kandidati refuzon, atëherë anëtarët e përshëndesin atë dhe i thonë, “Ju morët vendimin e duhur, pasi asnjë adept i vërtetë nuk do të mund të bënte kurrë një gjë kaq të tmerrshme”.
Më pas i nisuri i ri mund të jetë i pakënaqur nga fakti, që ai nuk po avancon më lart në oligarki. Por, nëse kandidati pështyn mbi kryq, atëherë ai ose ajo demonstron që ka njohuri për një nga misteret dhe shumë shpejt do e shikojë veten si një kandidat për një nivel më lart. Misteri është që feja është vetëm një mjet për të kontrolluar masat.
Dituria (ose urtësia) është zoti i vetëm nëpërmjet të cilit vetë njeriu mund të bëhet zot. Gjarpëri dhe Dragoi janë të dy bashkë simbole të Urtësisë. Luciferi është personifikimi i simbolit.
Ishte Luciferi ai që shtyu Evën të joshte Adamin që të hante nga pema e diturisë, duke u shndërruar kështu në një njeri të lirë dhe i çliruar nga injoranca. Adhurimi (shumë i ndryshëm nga Studimi) i diturisë, shkencave ose teknologjisë është ideali i këtyre shoqërive në formën e tij më të pastër dhe simboli i tij sekret është Syri që Sheh çdo gjë në majë të piramidës.
Efektet e padëshirueshme të shoqërive sekrete si dhe aureola e misterit që i shoqëron, shpesh i ka dhënë atyre reputacionin e të qenurit një shoqëri anormale, madje edhe klasifikime si grup i çuditshëm njerëzish. Në momentin që besimi i tyre përbën atë të shumicës, atëherë ata nuk konsiderohen më si antisociale. Një shembull i saktë është ai i kishës kristiane, e cila vetë njëherë e një kohë ka qenë një shoqëri sekrete nën Perandorinë Romake. Në fakt, Shoqëria Sekrete ka sunduar pjesën më të madhe, në mos gjithë botën e njohur të asaj kohe.
Shumë nga shoqëritë sekrete në përgjithësi konsiderohen të jenë antisociale, ato besohet se përmbajnë elementë që nuk pëlqehen ose që janë të dëmshme për komunitetin në përgjithësi. Dhe në fakt ky është rasti në shumicën e fakteve.
Komunizmi dhe fashizmi në shumë vende të botës janë shoqëri sekrete dhe ndalohen me ligj. Partia Naziste dhe Ku Klux Klan janë shoqëri sekrete për vetë faktin që publiku i përgjithshëm ka mospëlqim të madh ndaj tyre. Aktivitetet e tyre ndonjëherë janë ilegale dhe si rrjedhojë edhe vetë anëtarësia është sekrete. Kristianët e hershëm ishin një shoqëri sekrete, sepse autoritetet e Romës i konsideronin ato që nga fillimi si të rrezikshme për sundimin perandorak. E njëjta gjë ishte e vërtetë edhe për pasuesit e Islamit. Drused dhe Yezidis në Siri dhe Irak i konsideronin arabët një shoqëri sekrete e rrezikshme që luftonin për të marrë kontrollin e gjithë botës.
Sot, arabët mendojnë të njëjtën gjë për çifutët. Katolikët dhe Freemasonët kanë patur të njëjtat ide për njëri-tjetrin.
Që nga fillimi i historisë së regjistruar, leva të çdo qeverie janë përfshirë në përpjekje për të mbajtur një statu quo, që do të mbronte qeverisjen nga grupet e minoriteteve, të cilat duan të veprojnë si shtet brenda shtetit ose të nxjerrin jashtë loje autoritetin kushtetues dhe të zënë vendin e tij. Shumë nga këto përpjekje kanë dalë mbanë, por jo gjithmonë kanë zgjatur. Dëshira njerëzore për t’u bërë një nga të zgjedhurit është arma e shoqërive sekrete, që asnjë nga fuqitë në këtë botë nuk ka arritur ta mundi. Është një nga “sekretet” e shoqërive sekrete. Është ajo që i jep atyre një bazë politike dhe shumë pushtet. Anëtarët shpesh votojnë të njëjtin person dhe i japin njëri-tjetrit preferencat e tyre në bizneset e përditshme, aktivitetet legale dhe ato sociale. Është dëshira më e thellë e të gjithëve ajo që të thonë “Bëj pjesë tek të zgjedhurit”.
Në qytetet e lashta kanë ekzistuar shtëpi për sakrifica dhe falje. Ato kanë qenë në fakt tempuj të ndërtuar për nder të shumë perëndive. Këto ndërtesa shpesh kanë funksionuar si vende takimi për filozofët dhe mistikët, të cilët besonin se zotëronin sekretet e natyrës. Këta njerëz diskutonin me njëri-tjetrin për konceptet filozofike dhe ato të shkollave fetare.
Më i rëndësishmi nga këto grupe të lashtë është Vëllazëria e Gjarpërit ose e Dragoit dhe njihej thjesht me emrin Misteret. Gjarpëri dhe Dragoi janë simbole që përfaqësojnë urtësinë.
Babai i urtësisë është Luciferi i quajtur ndryshe edhe si Mbartësi i Dritës. Fokusimi i adhurimit për Misteret ishte Osiris, emri i një ylli të shndritshëm, për të cilin antikët besonin se kishte ardhur në Tokë.
Kuptimi i saktë për Luciferin është ‘prurësi i dritës’ ose ‘ylli i mëngjesit’. Kur Osiris u largua nga qielli, antikët panë diellin si përfaqësues të Osirisit.
Shumë nga mendjendriturit më të mëdhenj që kanë jetuar në këtë planet kanë qenë të nisur në shoqërinë e mistereve nga rite sekrete dhe të rrezikshme disa prej të cilave janë shumë mizore. Disa nga më të famshmit që njihen kanë qenë Osiris, Isis, Sabazius, Cybele dhe Eleusis. Platoni ishte njëri nga të Nisurit dhe përshkruan disa nga misteret në shkrimet e tij.
Nisja e Platonit kërkoi që ai të varrosej për tre ditë në Piramidën e Madhe, kohë gjatë të cilës ai vdiq [në mënyrë simbolike] dhe më pas rilindi dhe ju dhanë sekretet që ai duhet të ruante. Shkrimet e Platonit janë plot të dhëna për misteret. Në librin e tij, Mësimet Sekrete të të Gjithë Kohërave, Manly P. Hall shkruan se; “…të ndriçuarit e lashtësisë…hynë në portat e Piramidës së Gizës si njerëz dhe dolën që andej si perëndi”. Fjala e lashtë egjiptiane për piramidat ishte khuti që do të thotë “dritë e lavdishme”. Zoti Hall i përshkruan piramidat si Tempujt madhështore egjiptian të Nisjes…
Sipas disave, piramidat e mëdha janë ndërtuar për të përkujtuar dhe observuar një shpërthim të një supernove që ndodhi në vitin 4000 p.e.s. Dr. Anthony Hewish, fitues i çmimit Nobel në vitin 1974 në Fizikë, zbuloi një sërë pulsimesh radioje që ishin ritmike dhe që u provuan se lëshoheshin nga ylli që shpërtheu në vitin 4000 p.e.s. Freemasonët e fillojnë kalendarin e tyre nga A.L. “Në Vitin e Dritës” që gjehet kur i shtohen 4000 vitit modern.
Pra, 1990 (koha kur është shkruar ky material) + 4000 = 5990 A.L. Po ashtu, këtë informacion e gjejmë tek shkrimet kuneiform të Sumeranëve, në të cilët përshkruhet; “ka patur një shpërthim gjigand të një ylli në formë trekëndëshe i formuar nga Zeta Puppis, Gamma Velorum dhe Lambada Velorum… vendndodhur në qiellin jugor… një katalog i saktë tani deklaron se, ylli i shndritshëm që shpërtheu brenda trekëndëshit, do shikohet përsëri nga njeriu brenda 6000 vjetëve”. Sipas kalendarit Freemason do të ndodhi disa vjet mbas vitit 2000.
Sekreti i parë që dikush duhet të dijë, në mënyrë që të fillojë të kuptojë “Misteret”, është që anëtarët e tyre besojnë se ka vetëm fare pak mendje të ndritura në këtë glob. Ata besojnë se, këto mendje i përkasin ekskluzivisht atyre. Filozofia që pason është këndvështrimi klasik i shoqërive sekrete ndaj njerëzimit. Kur një person me intelekt të fortë konfrontohet me një problem që kërkon përdorimin e arsyes, ai i qëndron besnik pozicionit të tij dhe përpiqet të gjejë një zgjidhje, duke mbledhur prova që i japin përgjigje pyetjeve që shtrohen.
Nga ana tjetër ata që janë të papjekur, kur përballen me ndonjë problem të vogël dorëzohen menjëherë. Pra, në rastin e parë personi mund të jetë i kualifikuar të zgjidhi misterin e vetë fatit të tij, ndërsa i dyti mund të tërhiqet prej hunde si një kafshë dhe t’i mësohet gjuha më e thjeshtë. Ashtu si bagëtitë ata janë komplet të varur nga bariu. Me pak fjalë, intelektit të spikatur i mësohen misteret dhe e vërteta spirituale ezoterike, ndërsa masave ju mësohet interpretimi ezoterik i drejtpërdrejtë. Ndërkohë që, masat i falen 5 shqisave, ata pak të zgjedhur observojnë dhe dallojnë në gjirin midis tyre simbolikën e ngurtë të të vërtetës së madhe abstrakte.
I nisuri ose i zgjedhuri komunikon direkt me “Zotat”, të cilët ju përgjigjen mbrapsht. Masat sakrifikojnë bagëtitë e tyre nëpër altare idhujsh të gurtë që as dëgjojnë dhe as flasin. Të zgjedhurve ju jepet dituria e mistereve dhe ndriçohen, ja pse ata quhen Illuminati, ruajtësit e “Sekreteve të Kohërave”.
Tre shoqëri sekrete të kohërave të hershme që mund të lidhen direkt me pasardhësit e tyre modern janë Kulti i Roshaniya, Mithras dhe e kundërta e tyre, Ndërtuesit. Ata kanë shumë gjëra të përbashkëta me Freemasonët e sotëm si dhe me disa krahë të ndryshëm të Illuminatit. Në rastin konkret, të përbashkëta për Vëllazërinë (në kohët moderne nuk quhet më e tillë, por thjesht Organizatë) pra, për Organizatën janë; rilindja simbolike në një jetë të re, duke kaluar më parë nëpër portën e vdekjes gjatë nisjes. Shtrëngimi i Putrës së Luanit, përbën një nga shkallët e Master Mason, tre shkallët e të cilit janë të njëjta me ritet e lashta masonike, përpara se të shtoheshin shkallët e mëvonshme.
Me interes të veçantë është një shoqëri e fuqishme e kohëve të lashta në Afganistan e quajtur Roshaniya – të ndriçuarit. Ka referenca aktuale për këtë kult mistik që shkojnë mbrapa në kohë deri tek Shtëpia e Urtësisë në Kairo.
Parimet kryesore të këtij kulti ishin; zhdukja e pronës private, eleminimi i fesë, eleminimi i shteteve si kombe, besimi se ndriçimi u shpërnda nga Qenia Supreme, e cila dëshironte një klasë perfekte burrash e grash për të marrë në dorë drejtimin dhe organizimin e botës, besimi në një plan për të riformuar strukturën shoqërore të botës, duke marrë fillimisht kontrollin mbi vende individuale një e nga një dhe besimi që mbasi të arrihet shkalla e katërt mund të komunikohet direkt me Mbikqyrësin e Panjohur, i cili shpërndante njohuri tek të nisurit gjatë kohërave.
Një fakt i rëndësishëm që duhet të kujtojmë është që liderët e tyre, qofshin të majtë apo të djathtë, janë një grup i vogël, një bërthamë e ngjeshur njerëzish, të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë Illuminista ose pjestarë të organizatës. Ata i ofrojnë besnikëri çdo vendi, ndonëse e kanë përdorur nacionalizmin si armë për të arritur qëllimet e tyre. I vetmi preokupim që ata kanë është fitimi një fuqie më të madhe ekonomike dhe politike.
Ndërsa, qëllimi përfundimtar i të gjithë grupeve është identik. Ata janë të vendosur për t’i dhënë vetvetes një kontroll të padiskutuar monetar, burime natyrore si dhe fuqi politike në të gjithë planetin. Gjatë këtij procesi ata kanë dashur të eleminojnë kristianët, çifutët dhe ateistët.
Roshaniya e quan veten e saj dhe Urdhëri. Të nisurit kryejnë një betim që i çliron ata nga detyrimi i çdo besnikërie përveç asaj ndaj Urdhërit. Ja si është ky betim; “E detyroj veten time me një heshtje të plotë dhe besnikëri të patundshme ndaj Urdhërit…I gjithë njerëzimi që nuk mund të identifikojë veten e tij me shenjat tona sekrete, është preja jonë e ligjshme”.
Betimi në esencë vazhdon të mbetet i njëjtë edhe sot e kësaj dite. Shenja sekrete ishte prekja e ballit me kurrizin e dorës nga jashtë, ndërsa kundërpërgjigja ishte të kapje veshin me gishta dhe të mbështesje bërrylin tek dora tjetër e bërë grusht.
Kulti predikonte qenien e një gjendje shpirtërore ndryshe nga forma jetësore, që njohim ne. Shpirti mund të vazhdonte të ishte i fuqishëm në tokë nëpërmjet pranisë së tij tek njëri prej anëtarëve të Urdhërit, por vetëm nëse vetë shpirti kishte qenë një anëtar i Urdhërit përpara vdekjes. Në këtë mënyrë, anëtarët e Urdhërit morën fuqi nga shpirtërat e anëtarëve të vdekur.
Roshaniya mori në gjirin e saj udhëtarë si të nisur dhe i dërgoi ata që të gjenin kapituj të tjerë të Urdhërit. Degëzime të Roshaniya ose “të të ndriçuarëve” ose të Illuminatit ekzistonin dhe vazhdojnë të ekzistojnë kudo. Njëra nga rregullat ishte mospërdorimi i të njëjtit emër dhe sidomos shmangia e të përmendurit të fjalës Illuminati. Ky rregull është në fuqi edhe sot. Mendohet se ka qenë pikërisht thyerja e këtij rregulli ajo që çoi në rrëzimin e Adam Weishaupt.
Grali i Shenjtë
Njëri nga sekretet më të mëdhenj të të gjitha kohërave është historia e vërtetë e Grailit të Shenjtë, manteli i Jezusit, mbeturinat e Kryqit të Kryqëzimit dhe fakti nëse Jezusi aktualisht vdiq apo mbijetoi dhe solli në jetë edhe një fëmijë. Shumë mite që rrethojnë Kalorësit e Tempullit (Knights Templar) në lidhje me këtë relikë si dhe shumë mite të tjera që na vijnë nga historia, kanë të paktën disa elementë të bazuara në fakte reale.
Disa burime sygjerojnë se, Kalorësit e Tempullit kanë mbijetuar sot e kësaj dite si një degëzim i Illuminatit dhe ruajnë këto relike, të cilat mbahen në një vend të ditur vetëm prej tyre.
Ne dimë se, Templarët janë Illuminati, sepse Freemasonët absorbuan dhe mbrojtën ata që i shpëtuan persekutimit të kishës në Francë, ashtu siç Freemasonët do mbronin Adam Weishaupt shekuj më mbrapa. Kalorësit ekzistojnë sot e kësaj dite si një shkallë e lartë e Freemasonerisë përbrenda Urdhërit të Tempullit.
Në fakt, vetëm Kalorësit e Tempullit janë degëzim i Urdhërit të Kalvarit. Shoqëria Demolay është një degëzim i Freemasonerisë që shenjtëron kujtimin e persekutimeve të bëra ndaj Kalorësit dhe në mënyrë të veçantë të liderit të tyre Jacques deMolay.
Sipas pjestarëve të komunitetit të Inteligjencës, kur Rendi i Ri Botëror do të jetë i konsoliduar, relikët do të nxirren nga vendi i fshehtë dhe do të bashkohen me Shtizën e Fatit dhe, sipas legjendës, do i japin sunduesit të botës një fuqi absolute. Kjo gjë mund të konfirmojë besimin që na vjen nga shekuj të kaluar dhe që përshkruan domethënien e këtyre relikeve, nëse bashkohen në dorën e një njeriu të vetëm. Kjo shpjegon dhe kërkimin e dëshpëruar të Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore për këto relike.
Kalorësit e Tempullit janë themeluar diku nga shekulli i 11-të, në Jeruzalem nga Të Urtët e Sionit [Prieure de Sion] me qëllimin e vetëm për të ruajtur relikët e mbetura të Jezusit dhe për të siguruar një mbrojtje ushtarake për udhëtarët fetarë gjatë peligrinazhit të tyre për në Qytetin e Shenjtë.
Të Urtët e Sionit ishin një Urdhër fetar i themeluar në Malin Sion në Jeruzalem. Urdhëri i vuri qëllimin vetes që të mbronte dhe të regjistronte trashëgiminë e Jezusit dhe të Shtëpisë së Davidit.
Duke përdorur çdo rrugë dhe mënyrë të mundshme, Të Urtët e Sionit arritën të gjenin dhe të merrnin çdo relike të mbetur. Këto relike ju besuan për t’i ruajtur Kalorësve të Tempullit.
Deri më sot, njerëzit kanë qenë të paaftë për të vënë së bashku pjesët e mozaikut. Thuhet se thesari i fshehur në Francë nuk është thesari i Tempullit të Izraelit, por është vetë Grali i Shenjtë, manteli i Jezusit, pjesët e mbetura nga Kryqi i Kryqëzimit dhe mbeturina kockash të dikujt. Nëse këto informacione do të provohen si të vërteta, atëherë realiteti i atyre kockave do të trondisi botën mbarë nga themelet.
Adam Weishaupt ishte një prift jezuit dhe një i nisur i Illuminatit. Dega që ai themeloi në Gjermani ishte e njëjta me Illuminatët. Lidhja me jezuitët ka qenë shumë e rëndësishme për të.
Weishaupt mbronte idenë e zhdukjes së pronës private, zhdukjen e patriotizmit, zhdukjen e të gjitha qeverive nacionale, zhdukjen e pasurisë së trashëguar, zhdukjen e jetës familjare si një qelizë, ku janë mbështetur të gjitha civilizimet si dhe zhdukja e çdo forme besimi fetar ekzistues në mënyrë, që ideologjia e totalitarizmit mund të imponohet kollaj mbi njerëzimin. Në të njëjtin vit kur ai themeloi Illuminatin, Weishaupt publikoi Pasurinë e Kombeve, libri, i cili krijoi bazat e Kapitalizmit dhe të Revolucionit Industrial.
Të dhënat dhe studimet konfirmojnë se, Illuminati i Weishaupt ishte i njëjtë me Të Ndriçuarit e Afganistanit dhe kulte të tjera që e quanin veten e tyre “të ndriçuar”. Alumbradosit e Spanjës ishin të njëjtë me Guerinetët e Ndriçuar të Francës. Në Shtetet e Bashkuara ata njiheshin me emrin Klubi Jakobin. Sekrete mbi sekrete dhe vetëm sekrete… por gjithmonë bërthama ishte Vëllazëria.
Weishaupt u tradhëtua dhe u manipulua që të persekutohej, sepse ai injoroi rregullin që fjala Illuminati ose ekzistenca e Vëllazërisë nuk duhej të ekspozohej kurrë në publik.
Megjithatë ekspozimi që ai bëri pati një vlerë të madhe për vetë Vëllazërinë, sepse ju lejoi atyre të shpërndanin lajmin që Illuminati ekziston, por që u shkatërrua dhe nuk është më pjesë e realitetit. Kjo i mundëson anëtarëve të tij që të kundërshtojnë idenë e konspiracisë. Në këtë rast mund të jetë dhe ana tjetër e medaljes, që Weishaupt nuk u tradhëtua, por veproi siç u urdhërua të vepronte.
Ai ka thënë: “Fuqia më e madhe e Urdhërit tonë qëndron tek fshehtësia e tij, asgjë nuk ndodh në emër të tij dhe gjithmonë mbulohet nga një emër tjetër dhe profesion tjetër”.
Dyshimet se organizatat Freemasone u infiltruan nga Illuminati gjatë periudhës së Ëeishaupt janë absurde. Freemasonët në rangjet e tyre të larta, gjithmonë kanë përbërë zemrën e Illuminatit dhe kjo është arsyeja pse i morën në mbrojtje dhe i fshehën me aq dëshirë pjestarët e grupit të Weishaupt. Është e vështirë të besosh se, nëse Freemasonët do të ishin një organizatë e thjeshtë vëllazërore do të rrezikonin aq shumë sa të fshihnin në gjirin e tyre anëtarë të një organizate të jashtëligjshme dhe të dënueshme nga gjithë monarkitë e Europës. Janë vetë autorët Freemasone ata që shpërndanë mitin që Adam Weishaupt ishte themeluesi i Illuminatit dhe se Illuminati u shkatërrua që të mos rilindë më kurrë.
Përgatiti KLARITA BAJRAKTARI