– Demokracia është arti i të thënit: “Uh sa qenush i bukur!”, derisa
të gjesh një gur për ta qëlluar.
Wynn Catlin
– Ndryshimi midis demokracisë dhe diktaturës është se në demokraci
në fillim voton e më pas merr urdhra, ndërsa në diktaturë nuk duhet
të humbësh kohë për gjëra të kota si votimi.
Bukowski
– Bibla na mëson si ti duam armiqtë njësoj si miqtë, ndoshta ngase janë
njëlloj?!
Vittorio De Sica
– Kur njeriu e kupton se është e kotë të dush të kuptosh, ka kuptuar
gjithçka që ia vlen të kuptojë.
Jean Paul Sarte
– Të mos bësh asgjë është gjëja më e vështirë në botë që mund të bësh.
Oscar Wilde
– Dashuria, thuhet se është e verbër, e megjithatë ajo mund ta dallojë
fare lehtë një unazë prej 2 kacidhesh nga ajo me një çmim të çmendur.
Nicolas de Chamfort
– Kur e dashura ime mbeti shtatzënë i ati i saj në fillim ishte kundër abortit. Pastaj me pa dhe patëm të njëjtin mendim.
Dario Vergassola
– Ai që e ka provuar ndonjëherë kafen angleze, e kupton më së miri përse ata preferojnë çajin.
Anonime
– Avokati është një xhentellmen që ju shpëton pasurinë nga armiqtë tuaj, për ta mbajtur atë për vete.
Henry Peter Brougham
– Po qe se artit të bisedimit do ti jepnim rëndësinë e duhur, rritja demografike do të ishte më e vogël.
Slanislaw Jerzy Lec
– Sipas meje nuk është e nevojshme të rritet ndëshkimi për bigaminë. Një burrë bigam ka dy vjehrra, masa ndëshkimore me duket se është e mjaftueshme.
Sir Winston Churchill
– Bota është një magazinë baruti ku nuk është e ndaluar të pish duhan.
Friedrich Durrenmatt
– N.q.s. një burrë i hap gruas derën e makinës, ose është e re makina, ose është e rë gruaja.
Filipi i Edimburgut
– Sa më shumë qirinj të kesh përmbi tortën e ditëlindjes, aq më pak
frymë do të kesh për ti shuar.
Anonim