Që kur ishte nxënës, Mark Tueni kishte prirje për humor. Njëherë, mësuesi u dha nxënësve si detyrë shtëpie të shkruanin një hartim për përtacinë. Të nesërmen Tueni i a dorëzoi mësuesit fletoren krejt të bardhë.
– Ç’do të thotë kjo djalosh?
– Detyra e shtëpisë që keni kërkuar ju, zoti mësues, pasojë e përtacisë!
Për shtypin amerikan Mrk Tueni ka thënë:
Gjysma e atyre që i blejnë gazetat këtu në Amerikë, nuk lexojnë asnjë artikull. Gjysma e atyre që e shfletojnë, nuk e kuptojnë, ndërsa ata që e lexojnë, nuk e beojnë!
Gjatë fushatës së zgjedhjeve, një kandidat e pyeti Tuenin:
-Ju që e njihni psikologjinë e amerikanëve, si më këshilloni ta përfundoj fjalimin tim?
– T’i falenderoni të pranishmit dhe pastaj të largoheni në majë të gishtave që të mos i zgjoni!!
Një ditë Tueni u thirr nga një afarist për të parë koleksionin e tij të parukeve.
– Si ju duken? – e pyeti afaristi.
– Koleksion i mrekullueshëm! Veçse nuk kuptoj përse i duhen tërë këto paruke një
njeriu pa kokë!
Gjatë një darke, një afarist amerikan po u thurrte lavde bankierëve.
Mark Tueni që ndodhej aty, tha:
– Për mendimin tim, bankierët nuk ndryshojnë aspak nga gangsterët. Bankieri është
një gangster që grabit ditën, ndëra gangsteri është një bankier që vjedh natën!
Mark Tueni qe ulur në hollin e një hoteli në Londër, ku ishte i ndaluar duhani, por ku disa anglezë kishin ndezur çibukët dhe llullat.
Tueni u tha:
– Besoj se nuk ju shqetësoj unë që nuk pi duhan!
Mark Tueni i tha një mikut të tij:
– Mos u bëj kurrë mik me afaristët, se ta hedhin. Afaristi më tha: “Ty të takon pjesa e përparme, kurse mua ajo e pasme”, pra, sipas tij, unë duhej ta ushqeja lopën, kurse ai ta milte!
Mark Tueni kishte vajtur me një mikun e tij në teatër ku po shfaqej një dramë edobët.
Shkrimtari i tha me zë të ulët mikut:
– Të largohemi nga teatri para aktit të dytë.
– E përse jo qysh tani, pas aktit të pare?
– Sepse do ketë shumë kallaballëk!