Nga Albert Vataj
Vetëm 25 km në jug-perëndim të Moskës, në Perdelkino, në ish-qendrën e bohemës letrare ruse, aty ku sot ndodhet varri e muzeu i shkrimtarit të madh, më 30 maj të vitit 1960, vdes i izoluar e pothuajse në një varfëri ekstreme, Boris Pasternak. Vetmia e këtij shkrimtari duket sikur vazhdon dhe sot shumë vjet pas vdekjes e nuk po gjen fund. Pasternak i lindur në vitin 1890 kish artin në gjak, trashëguar nga i ati piktor e nga e ëma pianiste. Fëmijërinë e tij e kaloi i rrethuar nga prezenca e përditshme e inteligjencës më të njohur ruse, miq të prindërve të tij. Piktorë, kompozitorë, muzikantë e shkrimtar, midis të cilëve dhe Lev Tolstoi mblidheshin për orë e orë të tëra në sallonin e shtëpisë së tij, prezenca e bisedat e të cilëve do lënë gjurmë në formimin e tij të mëvonshëm. Vizitorët e rregullt në shtëpinë e Pasternaks përfshinin gjithashtu Sergei Rachmaninoff, Alexander Scriabin, Lev Shestov, Rainer Maria Rilke . Fillimisht nën gjurmët e nënës e me dashurinë për muzikën, Pasternak studiojë për disa vite piano në Konservatorin e Moskës. Në vitin 1910 ai papritmas u largua për në gjermani për stidime në Universitetin e Marburg, ku ai u përkushtuar në filozofinë e Neo-kantianëve, Hermann Cohen, Nicolai Hartmann dhe Paul Natorp .
Pas viteve të studimit, ai iu dedikua vargjeve e botimeve të disa vëllimeve poetike. Por qe “Doktor Zhivago” romani i tij i parë e i vetëm, i cili i dhuroi atij çmimin “Nobel”.
Në rini e Pasternaks ishte futurist. Poezia që ai shkroi në përgjithësi ishte e tematikës apolitike, letrare dhe intelektuale. Shkruan edhe poema me temë nga revolucioni i parë dhe i dytë rus. Në romanin “Doktor Zhivago” është mbështetë në traditën e romanit të shekullit të 19 dhe ka krijuar veprën në fabul të fatit të disa familjarëve, duke përfshirë hapësirat nga kufijtë perëndimor rus deri në Sibir, me Moskën në qendër, ka përshkruar dy revolucionet rus dhe përfundimin me epilog në kohën e Luftës së Dytë Botërore. Në BRSS romani është quajtur si “antisovjetik”, ndërsa në Perëndim më 1958, u vlerësua me Çmimin Nobel për Letërsi, të cilin nuk e ka pranuar.
PER HISTORINE E ROMANIT QE U SHPERBLYE ME NOBEL
Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, Boris Pasternak nis e përfundon së shkruari romanin e tij të vetëm “Doktor Zhivago”. Lidhja e Shkrimtarëve Rusë refuzon botimin e këtij libri i konsideruar autobiografik e me tone negative ndaj Revolucionit të Tetorit. Kjo vepër, kopjet e së cilës u sekuestruan nga qeveria komuniste ruse, u bë shkaku i një persekutimi intelektual të shkrimtarit nga ana e regjimit politik vendas. Por dorëshkrimi origjinal i “Doktor Zhivagos” shpëton nga sekuestrimi, kapërcen kufijtë rus dhe ishte shtëpia botuese italiane “Feltrinelli”, e cila realizoi më vitin 1957 botimin e parë të këtij libri. Jemi në vitet e krizës së Luftws sw Ftohtë e ky libër u bë dëshmia e vetme e realitetit rus, u përkthye në disa gjuhë e u përhap shpejtësisht në të gjithë botën. Nën optikën e Zhivagos e të Pasternak, dënohej idealizmi bolshevik, burim vuajtjeje e dhimbjeje për popullin sovjetik. Doktor Zhivago u kthye në simbol të realitetit rus.
Në vitin 1958 Akademia Suedeze e rendit këtë libër në kandidaturat e mundshme për marrjen e çmimit “Nobel” me mendimin e fitores së sigurt të “Doktor Zhivagos”. Por pak ditë para dhënies së çmimit kuptojnë gabimin. Çmimi “Nobel”, sipas rregullores, mund t’i jepej një autori për veprat e tij vetëm pasi të jenë botuar në gjuhën nënë. “Doktor Zhivago” për fat të keq nuk kish njohur një botim të tillë e si rrjedhojë nuk do të mund të njihte këtë vlerësim. Kur gjithçka dukej se kish marrë fund hyn në lojë shërbimi sekret i inteligjencës amerikane CIA.
Jemi në kulmin e Luftës së ftohtë e vlerësimi me çmimin “Nobel” i një shkrimtari disident rus mbi një vepër që i çirrte maskën realitetit sovjetik, u bë për CIA-n një mision i rëndësishëm. Sipas fakteve të ndërtuara nga studiuesi Ivan Tolstoi, shërbimet sekrete amerikane bien në dijeni të ekzistencës së një dorëshkrimi të librit “Doktor Zhivago” në rusisht në bordin e një avioni. Pasi detyrojnë devijimin e avionit drejt Maltës, ky dorëshkrim i daktilografuar në rusisht fotografohet faqe për faqe. Më pas publikohet me një letër ruse e sipas normave të tipografisë ruse. Misioni u krye: CIA publikoi “Doktor Zhivago” në rusisht e KGB u mund. Tani dyert e “Nobel”-it për Boris Pasternak qenë të hapura.