Nga Albert Vataj
“Drejtësi dhe Paqe”, kështu quhet kjo pikturë të famshëm të rokokosë, italianit Corrado Giaquinto, punë e cila daton në gjysmën e parë të shekullit XVIII, është e realizuar në vaj, kanavacë me përmasat; gjatësia 216 cm dhe gjerësia 325 cm. Aktualisht ndodhet në Muzeun Prado, Madrid.
Vetëm pas një dekade në Spanjë ai u emërua piktor i parë mbretit dhe drejtor i akademisë së Madridit. Pati një angazhim në shkallë të gjerë në projektet dekorative. Alegori e pikturës “Drejtësi dhe Paqe” aludon për begati, paqe dhe drejtësi nën mbretërimin e Ferdinandos. Veshur në rozë shkëlqyese dhe të bardhë, gruaja që simbolizon paqen mban një degë ulliri në dorë, ndërsa shoqëruesja e saj, drejtësia, është ulur mbi një shpatë dhe peshore, simbolika e rreptësisë dhe paanësisë. Të rinjtë e vdekur referohet luftës së vazhueshme nën mbretërimin e babait të tij, mbretit, Felipe V.