Nga Albert Vataj
“Mëshira” e Vincent Van Gogh lindi më 1890, 391 vite pasi Michelangelo nxori në dritë “Mëshirën”, skulpturë në mermer, e vendosur në Bazilikën e Shën Pjetrit, në qytetin e Vatikanit. Ato nuk ngjajnë në teknikë, në shprehje artistike në impaktin viziv, por gjithçka mës njëra-tjetrës është pjesë e një realiteti mëshirues, e një shpirti të fuqishëm dhe mesazhi të lartë.
“Mëshira” e Vincent Van Gogh nuk është i vetmi jetësim i atij pikëllimi biblik, i asaj dhimbjeje që ther prej dymijë vitesh gjokset e hepuara në përjetim. Por kjo mëshirë, ky çast, fokusi i kësaj epike biblike vjen nëpërmjet penelatës së Van Gogh në një gjuhë të ndryshtë tregimtarie, me një tjetërlloj shprehje rrëfyese. “Mëshira” e Vincent Van Gogh është një mëshirë që ngjason me atë të Jezusit, një mëshirë që Pikon nga lart dhe plazmon në eterin e kësaj tabloje me ngjyra dhe trajta që më shumë se syve tanë u flasin botëve dhe galaksive. Kjo mëshirë arrin të grish ndjenjat e çdo epje shpirtërore që i dorëzohet brishtësisë dhe dhimbjes me përulësi dhe devocion ashtu sikurse besimit.
“Mëshira” e Vincent Van Gogh mbetet një mëshirë e trazuar, një zë thirrës nga thellësitë e epshme të përjetimit, një pëshpërimë ngjethëse e nevojës sonë për të qenë të përpirë prej një ndjesie që na kujton se të gjithë jemi për mëshirë. Por kjo mëshirë është edhe caku i një botkuptimi të ngjeshur në shtresëzimet dhe pështjellimet, në dritimn dhe kjartësinë, në mëditativen dhe inspiruesen e Vincent Van Gogh. Ky dimension vjen i deshifruar nga dy letra që ai i shkruan një piktori post-impresionist, mik i tij.
Në letrën drejtuar, Emil Bernard më 26 qershor 1988, Vincent Van Gogh shkroi: “Vetëm Krishti, nga të gjithë filozofët, magjistarët etj, ka konfirmuar jetën e përjetshme si thelbësore. Dhe të rëndësishme, pafundësinë e kohës, kotësinë e vdekjes, domosdoshmërinë dhe qëllimin e qetësisë dhe përkushtimit. Ai jetoi seriozisht, si artist më i madh nga të gjithë artistët e tjerë, duke mishëruar shpirtërore në, mermer, argjilë dhe bojë, duke punuar në mishin e gjallë. Me fjalë të tjera, ky artist i pashoq, pothuajse i përfytyruar me instrumentin e mprehta të trurit modern, nervor dhe të mpirë, nuk bëri as statuja, as piktura, as libra. Ai solli tek njerëzit e gjallë, pavdeksinë. ”
Kjo letër u shkrua një vit para se Vincent Van Gogh t’i nënshtrohej një kontrolli në një azil në Saint-Remy, France. Vuante nga ç’rregullime të gjumit. Informacione të mëvonshme tregojnë se kjo anomali ishte për shkak të një kombinimi të epilepsisë gjenetike dhe dëmtimit të trurit nga abuzim, absinthe.
Një ditë më pas, më 27 qershor të vitit 1988, Van Gogh i shkruan një letër të dytë mikut të tij, Emil Bernar: “Krishti, nga pikëpamja e artit, duket më superior ndaj meje – qëndron më lart – sesa antikiteti grek, indian, egjiptian, persian, që sfidoi kohën deri më tani. E them përsëri – ky Krisht është më shumë artist, sesa artistët – ai punon në frymën dhe mishin e gjallë, bën burra në vend të statujave, kështu që … si një piktor ndihem mirë që jam i përulur…. dhe unë e admiroj demin, shqiponjën, burrin, me nderime të tilla, të cilat do të më parandalojnë që unë të jem një njeri ambicioz.»