Nga Albert Vataj
Shtrihuni duke palosur trupin dhe duke futur poshtë gjunjëve të përthyer stomakun. Në Pikën Feng Fu, e cila ndodhet në pjesën e poshtme të kafkës, pranë shtyllës kurrizore vendos një kub akulli. Përpiquni ta mbani për afër 20 minuta. Rekomandohen mjete ndihmëse që akulli mos të zhvendoset nga pozicioni i përcaktuar, si fasho apo diçka tjetër kësisoj. Mjeshtrit e akupunkturës këshillojnë se në mëngjes kur stomaku është i zbrazët ose para gjumit, efekti i kësaj prekje magjike do të jetë më i mirë.
Po kush janë përfitimet shëndetësore të stimulimit të pikës Feng Fu me kuba akulli:
- Përmirëson gjumin;
- Përmirëson sistemin e tretjes;
- Eliminon ftohjet e shpeshta;
- Qetëson dhimbjet e kokës, dhimbjet e dhëmbit dhe disa lloje dhimbjesh të tjera;
- Përmirëson gjithashtu frymëmarrjen dhe sistemin tuaj kardiovaskular;
- Manaxhon çrregullimet neurologjike, ndryshimet degjenerative në shpinë;
- Ka ndikim pozitiv dhe stimulon kurimin e infeksioneve gastrointestinale dhe seksualisht të transmetueshme;
- Normalizon çrregullimet e gjëndrës tiroide;
- Ndihmon personat që vuajnë nga artriti, hipertensioni dhe hipotensioni;
- Lehtëson problemet e astmës;
- Menaxhon çrregullimet në traktin gastrointestinal, obezitetin dhe kequshqyerjen;
- Minimizon aktivitetin e celulitit;
- Normalizon gjithashtu çrregullimet menstruale, impotencën, dhe garanton një performancë më të mirë të jetës intime;
- Ka ndikim pozitiv të dukshëm ndaj çrregullimeve psiko-emocionale, stresit, lodhjes kronike, depresionit, pagjumësisë;
Mjafton pak kohë e lirë dhe shumë këmbëngulje për të arritur rezultate të dobishme për trupin, thjesht duke vendosur një kub akulli në një pikë të veçantë të qafës. Kjo pikë, i quajtur Feng Fu sipas akupunkturës, është vendosur në pjesën e poshtme të kafkës, pranë shtyllës kurrizore. Nëse në atë pikë vendoset vazhdimisht akull, do të jeni më shumë në humor dhe do të ndiheni më të fuqishëm. Si t’ia bëni?
Copën e akullit vendoseni në pjesën e Feng Fu dhe mbajeni për 20 minuta. Për ta bërë këtë, ju mund të përdorni një shall apo fashë. Për rezultate më të mira është thelbësore që ju ta bëni atë rregullisht, me një distancë prej dy ose tre ditësh nga njëra seancë në tjetrën. Momenti më i mirë është herët në mëngjes, kur ju e keni stomakun bosh, ose në mbrëmje para se të shkoni në shtrat. Pas 30-40 sekondash, mund të ndjeni pak nxehtësi, në pikën ku keni vendosur akullin.
Gjatë ditëve të para mund të përjetoni një ndjenjë euforie për shkak të çlirimit të endorfinës (endorfina është enzimë që forcon ndjenjën e kënaqësisë dhe zvogëlon ndjeshmërinë në dhembje. Ajo çlirohet nga truri). Ja disa përfitime pozitive që mund të nxirren nga stimulimi e pikës Feng Fu: gjumë më të rehatshëm, humor, lehtësim nga dhimbjet e kokës, të dhëmbëve, ftohjes dhe problemet e tretjes. Terapia mund të jetë e dobishme edhe në përmirësimin e simptomave të disa sëmundjeve si ato respiratore, kardiovaskulare, problemeve me tiroidet dhe dhimbjeve menstruale.
Legjendë apo e vërtetë kjo mund të jetë thjeshtësisht e kuptueshme. Një vullnet dhe angazhim do t’u bëjë zotër të një shëndeti më të mirë dhe vitualitetit.