Nga Albert Vataj
“Nëna dhe fëmijët” është një nga punët më të pëlqyera të Friedrich von Amerling. Ajo është shprehi e themeltë e shpirtit krijues të mjeshtrit austro-hungarez të penelit. Përmes saj ai sjell gjithëçfarë përbën artin që ai lëvroi, teknikën që ai përdori, ngjyrat dhe dritëhijen, tek të cilat ai kërkoj jetësimin në përjetësi të një shkrepëtime ndijuese dhe gjëmimi kumtues. Në të, pamshmërisht dhe ndijjshëm, sipërfaqësisht dhe në nënlëkurën e tejdukshme të përçimit të emocionit pikturik, ne ndjejmë se si nëna në këtë kumt krijues është spariherë misionare e jetës dhe shëmbëllimit të të hyjkshmes në toksoren tonë ngadhënjyese.
Austro-hungarezi, Friedrich von Amerling (14 prill 1803 – 14 janar 1887) ishte një piktor lëvrues portretesh në oborrin e Franz Jozefit. Ai lindi në Vjenë dhe shërbeu si piktor i gjykatës gjatë periudhës ndërvitase 1835-1880.
Friedrich von Amerling ai ishte djali i argjendarit mirënjohur Franz Amerling dhe një nëne të përkushtuar, Theresia Kargl. Ai gjatë viteve 1815-1824 studioi në Akademinë e Arteve në Vienë, para se të udhëtonte në Pragë, ku do të vijonte në pasurimin e tij dijetues deri në 1826. Gjatë viteve 1827-1828 kur ai i’u përkushtua njohjes së artit në Londër, ai u ndikua nga piktori portret Sir Thomas Laërence. Udhëtime të mëtejshme e çuan në Paris, ku ai studioi me Horace Vernet dhe Romën; pastaj u kthye në Vjenë, ku pas vitit 1828 punoi për gjykatën austriake, aristokracinë dhe klasën e mesme. Ai mori çmimin “Reichel” të akademisë në Vjenë në 1829.
Amerling kaloi shumë kohën e udhëtime, ku veçojmë; në vitet 1836 dhe 1838, në Itali, 1838 në Holandë, 1839 në Mynih, 1840-43 në Romë, 1882 në Spanjë, 1883 në Angli, 1884 në Greqi, 1885 në Skandinavia deri në Norëay ‘s North Cape dhe 1886, në Egjipt dhe Palestinë. Ai u martua katër herë: me Antonie Kaltenthaler nga 1832 deri në vdekjen e saj në 1843; gjatë viteve 1844-45 me Katharina Heissler (duke përfunduar në divorc); nga 1857 deri në vdekjen e saj në 1880, me Emilie Heinrich; dhe më në fund Maria Nemetschke nga 1881 deri në vdekjen e tij.
Në vitin 1878, Friedrich von Amerling u ngrit në fisnikëri dhe u quajt Friedrich Ritter von Amerling. Si një nga artistët më të shquar të Vjenës. Ai ftoi në shtëpi e tij shumë personalitete të rëndësishëm letrash dhe muzikantë, njëri prej të cilëve, Franz Liszt. Në vitin 1858 ai mori kështjellën Gumpendorf në Vjenë dhe e pajisi atë sipas shijes së tij me thesare të çmuara të artit.
Friedrich von Amerling krijoi mbi 1000 vepra, kryesisht portrete. Ai ishte piktori më popullor i portretit të aristokracisë së lartë dhe klasës së mesme, gjatë periudhës Biedermeier. Gjatë periudhës 1830-1850 paraqesin pikën më të lartë të punës së tij. Stili i tij ka pikat e ngjashmërisë me atë të Ingres, duke kombinuar qartësinë e skicës me ngjyrën e pasur. Puna e Amerling u ekspozua në Vjenë në vitin 2003. Pjesa më e madhe e punës së tij mbetet në Austri.