Edhe pse për të nuk dihet mjaft, është bërë e popullarizuar për shkak të pamjes krejtësisht të pazakonshme, e cila vërtet ngjason me buzët njerëzore.
Lulja e pazakonshme me emrin Psychotria elata, tërheq interesimin e adhuruesve të luleve për shkak të pamjes së pazakonshme – formës së buzëve njerëzore.
E quajnë puthje e natyrës, puthje rinore, lule e buzëve të zjarrta dhe buzë lavireje, – bën pjesë në familjen e luleve Psychotria, ekzistojnë rreth 2.000 lloje bëjnë pjesë në njërën ndër familjet e luleve më të mëdha.
Disa lloje janë të rrezikuara apo kërcënohen nga zhdukja për shkak të prerjes masive të maleve, posaçërisht të llojeve të Afrikës Qendrore dhe të Pacifikut.
Bima me sa duket ka evoluar në formën e saj aktuale për të tërhequr më shumë insektet e tilla si fluturat.
Sipas Oddity Central, këto buzë janë të dukshme vetëm për një kohë të shkurtër, para se bima të hapet plotësisht dhe të zbulojë lulen e saj
Psychotria elata, me ngjyrën e kuqe që ka, por edhe për pamjen sensuale, të kujton buzët e famshme si ato të Marilyn Monroe, Mick Jagger apo Angelina Jolie. /Telegrafi/