Ingres ishte një nga ata, të cilët e pavdekësuan në art vdekjen e mjeshtrir të madh. Ky moment, kjo tragjikë, shterrimi i frymës së një njeriu të madh dhe gjithëçmosi sfidues, është sjellë i tillë, siç vetë piktori e ka ndjerë së themelti këtë cak që i’a shkulte botës një njeri të jashtëzakonshëm, siç ishte Leonardo da Vinçi. Jetësimi i momenteve kur, “Titani i Rilindjes së Artë”, Leonardo da Vinçi, jep shpirtë në krahët e Mbretit të Francës dhe mikut të tij, Francis I. Ky jetësim morti, ky cak i shndërrimit të jetës magjishme në fryëm e shenjtëris qiellore, ka grishur përfytyrimin e shumë mjeshtrave të penelit. Por ajo që Jean Auguste Dominique Ingres, e gjalli në përfytyrim krijues, ngjyrëvibrimi dhe dritëpërshkimi që ai formalizoi në kanavacë, ai kompozim i shpirtshëm, konsiderohet më i arriri prej të gjithave qasje, gjithëatyre që arti t’i paraprijë të vërtetës dhe të bëhet zëdhënës i historisë.
Piktori, arkitekti, shkrimtari dhe historian italian, Giorgio Vasari, një nga më të famshmit jetëshkrues për artistët, i cili konsiderohet si themeluesi ideologjik i shkrimit të artit historik, shkruante se Mbreti i Francës, Francis I, i cili e kishte ftuar dhe mirëpritur Leonardo da Vinçin në oborrin e tij, mbajti kokën e mjeshtrit ndërsa po jepte shpirt. Edhe pse kjo histori, e dashur nga francezët dhe e portretizuar në pikturat romantike nga Ingres, Ménageot dhe artistë të tjerë francezë, si dhe nga Angelica Kauffman, mund të jetë legjenda më shumë se fakti. Gjithsesi, trilli nuk mund të kaplonte një shkallë të tillë interesimi. Trajtesa, shprehia estetike mund të mos kenë përputhje më realen e këtij momenti tragjik, por për sa kohë që ende nuk ka një kundërshti të faktuar, ajo që thotë Vasari është ajo që Ingres përcjell në këtë pikturë.
Rreth njëzet vjet pas vdekjes së Leonardos, mbreti francez Francis I u njoftua nga argjendari dhe skulptori, Benevenuto Cellini duke thënë: “Nuk kishte pasur kurrë një njeri tjetër të lindur në botë, i cili e njihte si Leonardo, po aq sa pikturën edhe skulpturën dhe arkitekturën, pasi ai ishte një filozof i përmasa gjigande”. Ky ishte Leonardo da Vinçi, i tillë ishte fundi i tij në moshën 67-vjeçare më 2 maj 1519, të shuhej në duart e një Mbreti.