Nga Albert Vataj
Asokohen kur u beslidhën dalzotët e Arbrit, Si tash 572 vjetmë parë mori udhë kuvendi i kryezotëve dhe princërve të Arbrit. Më 2 mars tëviti 1444 çeli punimet ai tubim gjithëarmbnor. S’andejmi përfaqësues tëzotërimeve erdhën për t’u lidhur në besë. Një e nesërme e përgjakshme dherobërie do të behte stuhishëm në vortar e t’parëve. Bisha e orientit në grahmate një vrage “tradhtie” po gatitej në hakërrinë e një hakmarrjeje. Rifitimi iKrujës dhe zotërimeve të tjera, të rrëmbyera nga Skënderbeu e kishin kapluar nëqiell inatin e kësaj makine të përbindshme vrastare. Duhej dalë zot fateve tëtrojeve arbnore. Askush më i besueshëm dhe më ndikues se Skënderbeu nuk do tëishte ndër ta, zotër dhe kryezotër, trima dhe fisnikë. Kuvendi i Lezhës mbetetnjë prej fillesave më të qenësishme të gjallimit të vetëdijes së Arbrit nëmarrjen në dorë të fateve. Themelët e një aleance politiko-ushtarake të këtillapërmasave, kanë të bedentë këtë tubim të sunduesve të asokohshëm. Rrethanathistorike, pritshmëritë e zhvillimeve, dinamika e fushatave osmane, mrujtënidenë e thirrjes së kryezotëve në një kuvend, nga ku do të përftohej tharmi injë aleance dalëzotësish të fatit të Arbrit.
Një pjesë e trojeve duke qenë nën paqen të kushtezuar, stepivendimmarrjen e princërve për t’u bërë pjesë e këtij kuvendimi. Kësisoj dhendryshaz shtrimi i kësaj rrugë kërkoi një punë paraprake dhe ngulmëtare tëSkënderbeut, si nistar dhe prijës i kësaj mbledhje grusht në Lezhë. Megjithatëtë gjithë kryezotët u gjendën në një dakordësi duke u bërë pjesë e vullnetit tëbashkimit nën një përbetim. U dyndën nga krejtkah arbri shtrihej, zotër dheprincër, kryetrima dhe kryezotë.
Fjala e Skëndërbeut në Kuvendin e Lezhës
Etër dhe princër fort të nderuar, dhëntë Zoti e pushofshin të krishterët tanë së besuari dhemë në fund, njëfarë neverie na majttë ne larg besës otomane, ose, më drejt,larg pabesisë së tyne mëse kartagjenase. Dhe unë sot, sigurisht nuk do tëturbulloj qetësinë e atdheut, si një iniciator, ndoshta i urryer i një lufte tëre dhe nuk do t’ju shtyja juve me ngut në këto vështirësi e rreziqe të luftëspër interesa të larta, sikur Gjon Kastrioti, babai im i dëgjuar, e nga anatjetër, një princ shumë i urtë të mos i kishte zënë aq fort besë këtij Muratitë pabesë, kur nën preteksin e paqes, arriti t’i merrte rob e peng për siguritë bijtë. Por ç’të qahesh më tej për prindin tim? Ky është një gabim ipërgjithshëm, një fat i përbashkët i të gjithë princërve të krishterë. Ç’tëthem për fuqinë e grekëve, të misëve dhe pastaj të princërve të tjerë tëkrishterë? Të gjithë këta, s’ka dyshim që i zhduku një besim i tillë i tepruardhe tani s’u ka mbetur asgjë nga otomani i pabesë, veçse mundësia për t’u penduar.
Prandaj nuk mbetet asgjë, o etër të këtij Kuvendi…
Por ja, do të thoshte kush, shumë gjëra otomani i ka shtënënë dorë edhe me trimëri. Krahina të panumërta dhe mbretëri të shumta i ka vënënën zgjedhë në ditët tona me anë të armëve, e do të numëronte fitoret epambaruara të tij: Hyri krenar në Azi, i ra jo një herë anë e mbanë Greqisë dhepa derdhë pikën e gjakut, u fut kaq herë në Misi. Pra, mos kujtoni vallë se aie paska aq të lehtë të godasë Arbërinë e pamposhtur, Epirin e pathyeshëm.Arbrin, Epirin, ku gjithë këta kapedanë, gjithë këta princër të pathyeshëm,gjithë këta popuj fort luftarakë janë në vlug të fuqisë me armë në dorë, e tëbashkuar! Dhe me të vërtetë, se sa e çmojnë barbarët dhe se sa e llogarisintrimërinë tuaj, për këtë, dëshminë më të sigurtë mund ta keni nga unë, që kamkaluar shumë vjet me ta në paqe e në fushë. Me pahir e me përdhunë, i bindennevojës për të luftuar kundër jush…
Por ndërsa dëshira ime për të folur dhe arsyeja e njëpikëllimi të përligjur po më shtyjnë që të zgjatem, unë po e them hapur se dotë ketë shumë nga ata që janë mësuar për një kohë kaq të gjatë me paqen,megjithëse jo krejt të ndershme, dhe prandaj mund të hidhërohen ngaqë nuk iftoj tani për këto luftëra të vështira dhe mund të thonë se sido që të marrëpuna e fatit, asgjë s’mund të kryhet pa gjakun e tyre. Do të pikëllohengjithashtu nënat, që do të duhet t’i dërgojnë bijtë në luftëra të rrezikshme,do të vajtojnë gratë; të shqetësuara për fatin e burrave, dhe fëmijët e vegjël,të lënë në shtëpi, nga frika se mos mbeten jetimë. E ndoshta të gjithë do të mëquajnë gjakatar, gjë që tmerrohem kur e mendoj dhe do të më mallkojnë si njëshkaktar të papritur luftërash të rrezikshme dhe të gjakshme…
… Vetë përfundimi i luftës si një gjykatës i drejtë, do tëtregojë për së shpejti në është bërë çdo gjë mirë, apo keq. Vetëm për një gjëdo të guxoj unë t’ju zotohem juve të gjithëve, se në të gjitha punët emundimshme që do të na duhet të hyjmë, në të gjithë rreziqet që do të jetënevoja të përballojmë, mua do të më keni ushtar apo kapedan me durim tëpathyer. Çshtjes suaj e të krishtërimit, unë s’kam për t’i munguar as ditë asnatë, asnjëherë…
Por sido që të ndoshë në këtë mes, ne të paktën s’kemi përt’u penduar për qëllimet tona, sepse unë gjatë gjithë asaj kohe që jetova mearmikun, ia mësova dhe ia di shumë mirë lëkurën, dhelpëritë, mashtrimet egjithë zakonet me radhë, gjë e cila është shumë e rëndësishme në punët eluftës…
(Në këtë luftë) do të kemi me vete Senatin dhe popullin eVenedikut, të vetmen shtyllë të fesë së krishterë, më të fuqishme sot në det enë tokë, që mund t’i krahasojë triumfet e veta me gjithë triumfet që mbahenmend në historinë njerëzore dhe që mund të matet me të tjerë për çfarëdollojlavdie…
…Fjala që ka marrë dhenë dhe thëniet e të gjithëve,pohojnë se një ushtri shumë e madhe po gatitet pareshtur kundër nesh dhe meenergji nga më të mëdhatë që mund të bëhen. Prandaj i duhet dhënë fund çdovonese, o etër të Kuvendit, duhen lënë mënjanë këto këshillime tona, për tëcilat nevojat e luftës s’kanë kohë të presin. Duhet t’i bien anë e mbanë gjithëvendit, duhet të shpallet vendimi, duhen numëruar kokë për kokë njerëzit, tëshkruhen pa humbur kohë ushtarët, me qëllim që të mos i kërkojmë mënyrat eluftës kur të jetë vonë, atëherë kur të kemi armikun përpara dhe kur buçima eborive për të thirrur ushtarët, të na shurdhojë veshët.
Ngrihuni pra, o etër të pathyeshëm, tregohuni më në fund, mendihmën e perëndive, të denjë për sundimin e krishterë para gjithë brezave qëdo të vijnë këtej e tutje. Falenderimet nga unë për mirësinë e sotme, pritni tëarmatosur, me përkrenare në krye, para flamujve, në djersë, në pluhur dhe dot’i keni sipas ndihmave që do të jepni për luftën…
Pjesë nga fjala e Skënderbeut në Kuvendin e princërve tëArbrit.
“Historia e Skënderbeut”, Marin Barleti, f.122-129
Themelet e Kuvendit të Lezhës
Për t’ia arritur këtij qëllimi, Skënderbeu sapo mori Krujën.filloi bisedimet paraprake me bujarët shqiptarë. Këto bisedime, vazhduan edhenë fillim të vitit 1444. Fitoret që po korrte Huniadi, lajmet që qarkullonin nëato muaj se në vendet e ndryshme të Evropës qëndrore e perëndimore po bëheshinpërpjekje për të organizuar një fushatë të re ushtarake kundër turqve, suksesii shpejtë që korri Skënderbeu në çlirimin e zotërimeve të Kastriotëve si dhegadishmëria e mbarë popullit për të luftuar kundër turqve, i bindi bujarëtshqiptarë se kishte ardhur koha që të çliroheshin edhe ata nga zgjedha esulltanit dhe të rifitonin zotërimet e tyre të mëparëshme. Ne këto rrethana, ftesae Skënderbeut për të mbajtur një kuvend të përgjithshëm gjeti pëlqimin epothuajse të gjithë bujarëve shqiptarë. Kuvendi u vendos të mblidhej në fillimtë marsit. Mbledhja u caktua të bëhej në qytetin e Lezhës që ishte nënzotërimin e Venedikut, për të mos ngjallur dyshimin e republikës dhe për tëevituar pakënaqësinë e bujarëve, që mund të shkaktohej në qoftë se mbledhjabëhej në një nga domenet feudale. Republika e Venedikut dhe ajo e Raguzës uftuan të dërgonin përfaqësuesit e tyre në kuvend.
Kuvendi u çel më 2 mars 1444 pranë katedrales së Shën Kollittë Lezhës. Midis bujareve që moren pjesë në kuvend qenë udhëheqësit ekryengritjeve të mëparëshme: Gjergj Arianiti, Andre Topia, Nikollë Dukagjinidhe Teodor Korona Muzaka. Personalitete të tjera të rëndësishme qenë gjithashtuPal Dukagjini, Lekë Zaharia, Lekë Dushmani,Gjergj Stres Balsha, Pjetër Spani,sundimtari i Malit të Zi Stefan Cernojeviçi dhe mjaft feudalë të tjerë. Nëkuvend morën pjesë edhe përfaqësues të fiseve malësore.
Çfarë u diskutua
Çështja kryesore që u bisedua në kuvend qe ajo e bashkimittë vendit në luftën kundër turqve. Skënderbeu, pasi u foli pjesëmarrësve tëkuvendit mbi të kaluarën e tij dhe arësyet që e kishin detyruar të shërbente sisanxhakbej i sulltanit, u theksoi atyre nevojën e bashkimit të forcave tëvendit per të marrë pjesë në luftën kundër turqve tani që fitorja e hungarezëvekishte hapur prespektiva për çlirimin e popujve të Ballkanit. Në përfundim tëbisedimeve, bujarët shqiptarë, megjithëse në shumë çështje kishin divergjencatë theksuara, u shprehën në mënyrë të njëzëshme për bashkimin e tyre në luftëkundër turqve, bashkim ky në shkallë kombëtare që ndodhte, nga sa dihet, per tëparën herë në historinë e Shqipërisë feudale. Me pëlqimin e pjesëmarrësvekuvendi vendosi formimin e një besëlidhjeje e cila njihet me emërin”Lidhja shqiptare”, ose “Lidhja e Lezhës” Lidhja shpalliSkënderbeun kryetar të saj.
Vendimet e Kuvendit
Një vendim tjetër me rëndësi që mori kuvendi i Lezhës qeformimi i një ushtrie shqiptare me repartet që do të rekrutonin si Skënderbeuashtu dhe bujarët e tjerë në zotërimet e tyre. Komandant i saj u caktuagjithashtu Skënderbeu, me titullin “kapiten i përgjithshëm ndërsakomandantët e reparteve të veçanta do të caktoheshin nga vetë bujarët. Përveçushtrisë, kuvendi vendosi të krijonte edhe një arkë të përbashkët për tëpërballuar shpenzimet e luftës. Fondi do të krijohej me kontributet që do tëjepnin bujarët shqiptarë si dhe me një pjesë të të ardhurave të kriporeve tëShën-Kollit që ndodheshin në veri të Durrësit. Kontributi që premtuan të jepninbujaret arriti në shumën e rëndësishme prej 200 mijë dukatësh ari.