Kant na sfidon që të përdorim inteligjencën tonë, në vend që të besojmë…në autoritetin e një tjetri. Duhet konsideruar një sfidë që nuk pranon si prijës ekspertin e shkencës e madje as dhe shkencën vetë. Edhe pse qe një adhurues i flaktë i Sokratit, Kant nuk qe mjaftueshmërisht sokratik. Nuk e kuptoi mjaftueshëm që ne nuk dijmë asgjë.
Ishte kritika e Kantit me të gjitha përpjekjet për të provuar egzistencën e Zotit, ajo që çoi në reagimin romantik të Fichte, Schelling e Hegel.
Kant e bën njeriun legjislator të moralitetit, pikërisht siç bën legjislatori i natyrës. Në këtë mënyrë, ia rikthen pozitën e tij qendrore, si në moral ashtu edhe në univers. Kant i dha njeriut moralin, ashtu siç i kishte dhënë shkencën. Kant besonte se problemi: “Çfarë mund të di?” ishte një nga tre pyetjet më të rëndësishme që njeriu mund të shtronte. Ai ka treguar se çdo njeri është i lirë jo sepse ka lindur i lirë, por sepse ka lindur me…ngarkesën e përgjegjësisë për lirinë e marrjes së vendimeve të veta. Vetëm Terrori i Robespierre e mësoi Kantin…se në emër të lirisë, barazisë dhe vllazërimit, mund të kryheshin krimet më të neveritshme…aq të neveritshme, sa ç‘ishin ato që u kryen në epokën e Kryqëzatave, në proceset e shtrigave apo në Luftën Tridhjetvjeçare, në emër të Krishterimit.