Martesa mes dy kushërinjve të parë, mbretëreshës së re dhe princit gjerman simpatik dhe të mençur, ishte një përplasje dashurie. Përgjatë 17 viteve, lindën nëntë fëmijë: katër djem dhe pesë va-jza. Piktura dhe fotografi paraqitën imazhin e një çifti të përkushtuar të rrethuar nga fëmijë të bindur e të ëmbël. Megjithëse seksualisht të magjepsur, çifti i ri ishte bllokuar në fakt në një luftë për pushtet.
Alberti mori gjithnjë e më shumë detyra nga mbretëresha, ndërsa shtatzënitë e saj e detyronin të qëndronte mënjanë. Dhe Viktoria nuk ishte e kënaqur për këtë: ajo e admironte “engjëllin” e saj për talentet dhe aftësitë e tij, por ishte veçanërisht e shqetësuar për shkakun se po i grabitej pushteti si mbretëreshë. Ka pasur edhe grindje të tmerrshme, ndërsa Alberti ishte llahtarisur nga temperamenti i shpërthimeve të Viktorias. Gjithmonë thellë në mendjen e tij ekzistonte frika se ajo mund të kishte trashëguar çmendurinë e mbretit Xhorxh III. Ndërsa ajo ecte furishëm nëpër pallat, ai fshihej duke mbajtur shënime.
Megjithëse ajo ishte nënë shumë herë, Viktoria urrente të mbetej shtatzënë. Shtatzënitë e përsëritura ajo i konsideronte “më shumë si lepujt apo derrat e Guinesë sesa çdo gjë tjetër jo shumë e këndshme”. Ajo nuk pëlqente veçanërisht ushqimin me gji dhe e konsideronte atë një praktikë neveritëse. Ajo nuk ishte as shumë e dalluar si nënë, megjithëse ishte mjaft e kujdesshme në zbatimin e detyrës së saj për të qenë “e ashpër”. Ajo nuk ofronte afeksion.
Marrëdhëniet me djalin e saj më të madh, Berti, i cili më vonë u bë Eduardi VII, qenë veçanërisht të dobëta. Që në fillim ai ishte një zhgënjim për mbretëreshën. Si të gjithë princërit mbretërorë, ai u arsimua në shtëpi me një mësues. Berti eci shumë keq në mësime dhe prindërit e tij e menduan si gjysmak. Viktoria shkroi: “Nuk mendoj se është i pashëm me atë kokë të vogël dhe të ngushtë deri në dhimbje, me ato tipare të stërmëdha dhe nevojës për mjekër.”Kur Berti ishte 19 vjeç, ai kaloi disa kohë duke u stërvitur me ushtrinë në Irlandë dhe një prostitutë me emrin Nellie Klifden u fut fshehtas në krevatin e tij. Kur kjo ngjarje mbërriti tek Alberti, ai e priti shumë keq.
Shpejt pas kësaj, Alberti vdiq. Cilido qoftë shkaku i vdekjes, për shumë vite më vonë, Viktoria ia vuri fajin Bertit për vdekjen e tij dhe shmangu të kalonte kohë me të. Për 40 vitet që vijuan, Viktoria qëndroi e veshur me të zeza dhe u shfaq në publik rrallë dhe pa dëshirë. Për popullin e saj, ajo ishte e imta “Vejushë e Uind-sorit”, një figurë patetike e goditur nga trishtimi. E vërteta ishte shumë e ndryshme. Megjithëse Viktoria ishte e padukshme, nevoja e saj për të kontrolluar fëmijët e vet ishte pothuajse patetike.
Ajo krijoi një rrjet spiunësh dhe informatorësh, të cilët raportuan mbi çfarë po bënin fëmijët e saj. Kur Berti u mar-tua me një princeshë daneze, Viktoria urdhëroi mjekun e saj të raportonte çdo detaj mbi shëndetin e nuses, përfshirë edhe ciklin e saj menstrual. Ballot e oborrit u organizuan në mënyrë të tillë që të mos përkonin me periodat e princeshës. Vajza e madhe e mbretëreshës Viki u martua me Fritz, trashëgimtari i fronit të Prusisë, kur ishte 17 vjeç.
Ajo u bë nëna e Kaizerit Uilliam II. Megjithëse larg në Gjermani, Viki nuk u shpëtoi dot ndërhyrjeve nga e ëma. Kur Viki njoftoi se ajo ishte shtatzënë, Viktoria iu përgjigj: “Ç’lajm i tmerrshëm… na ka mërzitur deri në vdekje”. Vi-ki dhe motra më e vogël, Alise, e cila u martua gjithashtu me një princ gjerman, bënë komplot ndaj mendimeve të nënës së tyre. Në mënyrë sekrete, ato i ushqyen fëmijët e tyre me gji. Kur Viktoria e mësoi këtë gjë, u zemërua shumë dhe i quajti “lopë”.
Ndryshimi i qëndrimeve të Viktorias qenë habitëse, ndërsa shpërthimet e saj në zemërim mund të bëheshin tmerruese. Ajo e bëri gjithmonë të qartë për fëmijët e vet se nuk ishte vetëm nëna e tyre, por edhe sovra-nia, dhe ata nuk duhet ta harronin kurrë këtë. Ajo mbajti vajzën më të vogël, Beatrice në shtëpi. Vajza u tmerrua nga e ëma. Viktoria dëshironte që Beatrice të mbetej e pamartuar. Kur vajza njoftoi se ishte fejuar me një princ gjerman joshës, Viktoria refuzoi t’i flasë për gjashtë muaj dhe pranoi martesën vetëm me kushtin që çifti të jetonte bashkë me të.
Rebelja e kishte emrin Luiza. Flirtuese, tërheqëse dhe shumë reaguese, ajo refuzoi të martohej me një princ gjerman. Në vend të tij, ajo zgjodhi lordin Lorne. Ky rezultoi gabim. Martesa nuk solli fëmijë, ndërsa Lorne i mërzitur jetoi me thashethemin se ishte gej.Viktoria i kontrolloi djemtë e saj po kaq ngushtë. Leopold, i cili trashëgoi hemofilinë, vuajti veçanërisht shumë. Viktoria e përshkroi atë si një “fëmijë me pamje tepër të zakonshme”.
Ajo u përpoq ta detyronte atë të jetonte si një invalid, duke e lidhur me fasho pambuku. Si fëmijë, ai u tall nga shërbëtori i vet që ishte ngarkuar të përkujdesej për të, por Viktoria refuzoi të dëgjojë ankesat e tij. Ai vdiq në moshën 32-vjeçare. Por djali me të cilin u grind më shumë, ishte djali i madh Berti. Në një rast, Viktoria tha se problemi me të, ishte se Berti qe tepër i ngjashëm me të. Ajo kishte të drejtë. Njësoj si e ëma, Berti ishte i babëzitur dhe tepër seksi me tem-perament shpërthyes. Por ai gëzonte edhe një dhuratë të madhe, kishte sharm personal.
Si princ i Uellsit, Berti kaloi nga një skandal në tjetrin. Viktoria nuk e lejoi atë të shikonte dokumen-tet e qeverisjes pavarësisht kërkesave të tij të përsëritura. Por historia pati një fund të papritur. Berti nuk i prishi kurrë marrëdhëniet me nënën e tij. Kur në fund ai e zëvendësoi të ëmën si monarke në moshën 58-vjeçare, ai qeverisi mirë. Berti e mod-ernizoi monarkinë, dhe puna e tij ishte një nga arsyet që shpjegojnë se monarkia britanike i mbijetoi Luftës së Parë Botërore.
18 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)