Në takimet e tij të shpeshta me miqtë, një herë Çarls Dikensi po fliste rreth edukimit të fëmijëve. Një prej të pranishëmve mbronte energjikisht idenë e tij, se nuk duhej të nxitej fantazia e fëmijëve me përshkrime të habitshme dhe përfytyrime fantastike, botë zanash e sajesa imagjinare. Duke nënkuptuar dhe sulmuar tërthorazi krijimtarinë e shkrimtarit, kryesisht atë për fëmijë.
– Sipas tij, fantazia ishte e panevojshme në jetë sepse e ndalonte fëmijën të përparonte në karrierën e tij të mëvonshme.
Gjatë kësaj bisede, në dhomë hyri një flutur shumë e bukur. Dikensi e kapi me dorë, ia shkundi pluhurin e shndritshëm të krahëve dhe e lëshoi. Bashkëbiseduesi tejet i zemëruar, ia priti.
– Po paske qenë mizor, miku im. Vajtje e i hoqi fluturës gjithë shkëlqimin që kishte në krahë, duke e gjymtuar dhe shëmtuar këtë bukuri delikate dhe kaq unike.
– Unë, – iu përgjigj qetësisht Dikensi, – nuk bëra gjë tjetër vetëm se zbatova te flutura sistemin e edukimit të propozuar prej jush, duke u hequr zbukurimin e panevojshëm.