Një manual për seksin dhe shtatzëninë që daton që nga viti 1680, gabimisht i ishte atribuuar filozofit të madh grek, Aristoteli. “Aristotle’s Compleat Master-Piece”, ky libër “heretik” ka qenë për një kohë të gjatë i ndaluar. Përballë kësaj kryevepre të ndëshkuar nga tabuja qëndron një ëndje, si për çdo ardhje nga mesjeta. Ishte ajo periudhë kur nisën të bulonin të parat vepra dhe ndoshta edhe më të rëndësishmet, të cilat sot shiten nëpër ankande me çmime shumë të shtrenjta dhe posedohen nga muzeume dhe koleksionistë të famshëm.
Një pyetje e thjeshtë mund të tundojë çdokënd, se pse ky libër do t’i atribuuohej pikërisht Aristotelit? Përgjigjja është disi e diskutueshme, megjithëse nuk mund të rrëzohet në mënyrën tërësore të saj. Sipas një specialisti, emri i Aristotelit është përdorur për të rritur vlerën e këtij libri. Pra një lloj marketingu. Mbështetëse e kësaj teorije është edhe fakti se pjesë nga ky libër kanë shfrytëzuar ekstrakte nga veprat e filozofit të mëdh grek.
Ekspertët janë të mendimit gjithashtu se pjesë të “Aristotle’s Compleat Master-Piece” janë huazuar nga vepra e fizikantit të madh të shekullit XVII, Nicholas Culpeper, si dhe e mendimtarit të madh të shekullit XIII, Albertus Magnus.
Libri, megjithëse konsiderohej tabu, ishte një “kënaqësi e seksit”, i njohur për vizatimet eksplicite të pozitave të seksit dhe gjëra të tilla me shumë interes për kohën dhe grishëse edhe për sot kur kjo literaturë është pasuruar me tituj të pafundmë, shkencorë, studimor dhe artistik. Imazhet në këtë kryevepër tregojnë një bust gruaje dhe vizatime të fëmijëve flokëgjatë me gjymtyrë shtesë dhe, sipas gazetës “The Guardian”, një imazh që tregon një bust gruaje të çelur në pritje të shfaqjes së një bebeje në mitrën e saj.
Cathy Marsden, eksperti që e promovoi atë gjatë periudhës së ankandit 5 vite më parë është i mendimit se “Në njëfarë mënyre, ky imazh shpjegon avitjen e martesës dhe moshën se kur të rinjtë duhet të martohen dhe pastaj vazhdon të tentojë të shpjegojë faktin se pse fëmijët kanë gjymtime; këtë e quajnë lindje monstruoze”. Në këtë libër shpjegohet gjithashtu se si të krijojnë fëmijë meshkuj dhe femra, citonte Marsden, kjo duke shtuar se libri përshkruan se në çfarë faze të hënës duhet bërë marrëdhënie për të lindur një fëmijë mashkull apo femër.
Në seksionin e librit të titulluar “Of monsters and monstrous births”, autori/autorët i përshkruajnë fëmijët e shpërfytyruar dhe flokëgjatë si ‘përbindësha’. Për shembull, në disa edicione të librit, shkruan, “Një tjetër përbindësh, që përfaqëson një fëmijë flokëgjatë: Ishte i mbuluar me flokë sikur një bishë. Ajo që e bënte më të frikshëm ishte se kërthiza e tij ishte në vendin ku duhej të ishte hunda dhe sytë e tij ishin të vendosur në vendin ku duhej të ishte goja, ndërsa goja e tij ishte në mjekër”.
“Është një pjesë ku thuhet se një fëmijë ka lindur i zi për shkak se nëna e tij po mendonte për një zezak në momentin kur e kishte krijuar”, nënvizonte Marsden.
Në seksionin e një botimi të librit që shpjegon se çfarë është të mbeturit shtatzënë’ autori shkruan, “Ditën e parë pas mbetjes shtatzënë ajo ndien një drithërimë të vockël që i sillet nëpër tërë trupin; një gudulisje në mitër, një dhimbje të vogël në pjesët e poshtme të barkut.” Ky pasazh tenton të përshkruajë ‘marramendjen’ dhe ‘puçrrat në fytyrë’ që me sa duket mendohej se shfaqeshin pak ditë pas mbetjes shtatzënë.
Një kapitull me shumë interes është ai i asaj që mund ta quajmë komunikimi i njeriut me hapsirën. Nëse deri më sot ka shumë skeptik, të cilët e shohin me rezerva ose e injorojnë ndikimin e planeteve dhe rëndësinë që ka horoskopi tek shëndeti ynë, ky botim tregon me detaje se cilat janë pikat e dobëta të çdo shënje të zodiakut dhe çfarë duhet patur kujdes.
Në periudhën mesjetare, një nga arsyet kryesore për studimin e astrologjisë ishte lidhja e saj me mjekësinë dhe prognozën mjekësore. Trajtimi shpesh përcaktohej nga informacionet astrologjike. Ashtu siç besohet se lëvizja e qiejve ndikon në motin, kështu që besohej se mund të ndikonte në fiziologjinë njerëzore dhe secila pjesë e trupit ishte e lidhur me shenja astrologjike. Nxënësit e mjekësisë në Universitetin e Bolonjës, për shembull, mësuan astrologji për katër vjet. Shumë vepra mjekësore përfshinin, pra, një imazh të njeriut të zodiakut, i cili kishte për qëllim të informonte praktikuesit të cilët shenjat astrologjike ndikuan në cilat pjesë të trupit. Kjo përcaktoi kohën e përshtatshme për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, pasi një rajon i trupit nuk duhet të marrë ilaçe kur shenjën e saj përkatëse ishte dominante. Aries qeverisur kokën, Shigjetari sundonte kofshët, Peshqit këmbët, dhe kështu me radhë. Rrjedhimisht, ishte e keqe për të trajtuar kokën në mars. Krimi i gjakut, një trajtim mjekësor që synonte të ndreqte mosbalancimin e humoreve trupore, u rregullua nga pozicioni i hënës. Kur hëna ishte në vendndodhje zodiakut një pjesë të veçantë të trupit, gjakderdhja nga ajo pjesë duhej të shmanget, pasi tërheqja e hënës mund të shkaktojë gjakderdhje të tepruar.