Ishte 8 Janar 1918, një datë që do të mbetet dita e vullnetit të paqes, dita e krijimit të shkallares që shpie njerëzimin te fundi i Luftës së Madhe, Luftës së Parë Botërore. Në një fjalim përpara dy dhomave të Kongresit, presidenti amerikan Woodrow Wilson foli mbi synimet e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Parë Botërore dhe paraqiti “14 Pikat” për arritjen e një paqeje të qëndrueshme në Evropë. Propozimi bënte thirrje për: kushte bujare të paqes nga aleatët fitimtarë, rikthimin e territoreve të pushtuara gjatë luftës, të drejtën për vetëvendosje të kombeve, dhe krijimin e një organizate botërore për zgjidhjen e konflikteve të ardhshëm. Fjalimi i Wilsonit u përkthye dhe iu shpërnda ushtarëve dhe qytetarëve të Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë dhe, thonë historianët, kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme për arritjen e një armëpushim në nëntor të vitit 1918. Pas përfundimit të luftës, Wilson shkoi në Francë, si kryetar i delegacionit amerikan në Konferencën e Versajës, ku u përpoq për një paqe të drejtë, edhe pse aleatët e tjerë i kishin kundërshtuar shume prej 14 pikave të tij. Përfundimisht, marrëveshja e paqes u nënshkrua dhe Gjermania, humbëse e luftës, u rëndua me pagesa të larta dëmshpërblimesh. Këto dhe kushte të tjera do të kontribuonin në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore dy dekada më vonë. Megjithatë, idetë Wilson mbi të drejtën e kombeve të vegjël për vetëvendosje (Shqipëria) dhe për krijimin e një organi botëror të pasluftës (Lidhja e Kombeve) u mishëruan në traktat. Për këto përpjekje, në vitin 1920, Woodrow Wilson u nderua me Çmimin Nobel të Paqes.
14 pikat e Uillsonit dhe paqja e brishte ne Europe
- Mbështetja në diplomacinë e hapur në vend të marrëveshjeve të fshehta.
- Liria e deteve.
- Tregtia e lirë.
- Çarmatimi.
- Vendimi i pretendimeve koloniale me respekt për sovranitetin e popujve koloniale.
- Asistencë për Rusinë.
- Respekt për integritetin e Belgjikës.
- Restaurimi i territoreve franceze.
- Përshtatja e kufirit të Italisë në bazë të përkatësisë etnike.
- Autonomia për popujt e Austro-Hungarisë.
- Garanci për pavarësinë e shteteve të ndryshme ballkanike.
- Vetëvendosja për popujt e Perandorisë Osmane dhe kalimi I lirë nëpërmjet Dardaneleve.
- Pavarësia për Poloninë.
- Formimi i një Lidhjes së Kombeve për të garantuar pavarësinë për të gjitha vendet, të mëdha dhe të vogla.
Pesë pikat e para trajtonin parimet e mëdha e me kryesoret.
Pika 1 perfshinte heqjen e traktateve te fshehta, te cilen shume persona e kishin pare si nje shkak i luftes.
Pika 2 u mor me lirinë e deteve, çështja që solli Amerikën në lufte. Pika 3 beri thirrje për heqjen e barrierave tregtare në mbarë botën. Kjo ishte një çështje e rëndësishme si në politikën amerikane e brendshme, ashtu edhe ne aktet diplomatike ndërkombëtare.
Pika 4 mbrojti reduktime armëve.
Pika 5 sugjeroi arbitrazhin ndërkombëtar e të gjitha mosmarrëveshjeve koloniale.
Pikat 6 deri në 13 merreshin me probleme të veçanta territoriale, duke përfshirë pretendimet e bëra nga Rusia, Franca dhe Italia – disa fuqi të mëdha aleate.
Këtu Wilson adresoi çështje të vështira të tilla si kontrollin e Dardaneleve dhe pretendimet për pavarësi nga ana e popullsise qe jetonin në zonat e kontrolluara nga Fuqitë Qendrore.
Ndonese keto pika paten tek-tuk suksese, ne pergjithesi ato konsiderohen si nje plan I deshtuar, I cili nuk arriti dot te sillte paqen ne Evrope, duke qene se lufta e dyte boterore do te niste pas disa vitesh, nga konflikte te cilat pavaresisht Konferences se Paqes apo traktateve te ndryshme nuk arriten te shuheshin plotesisht.
Arsyeja ishte difektet qe u shfaqen ne vendimet ne kete conference dhe ne mbledhjet e fuqive te medha te metejshme.
Ne kete konference u sollen dhe pikat e Wilsonit, por cilat ishin arsyet konkrete qe ato paten deshtim?
Fillimisht keto pika nuk gjeten mbeshtetje ne Fuqite e medha aleate (Franca, Britania, Italia) ne mbledhjen e Keshillit te te katerteve. Kjo erdhi si pasoje e deshires se fuqive te medha per te patur me shume pushtet ne duart e tyre e per te ndeshkuar rende shtetet e paleve humbese, kryesisht Gjermanine.
Kjo erdhi pjeserisht dhe nga Franca, me kryeministrin Zhorzh Klemanso, I cili kishte kaluar 2 lufterat e Gjermanise kunder Frances dhe kerkonte qe Gjermania te paguante cdo dem qe kishte kryer.
Mbeshtetja mungonte gjithashtu brenda SHBA-se, nga partia republikane ne senatin e shtetit, ku aprovimi I tyre per keto pika ishte I nevojshem qe nga ana kushtetuese.
Ajo që ndodhi në Versajë pati pak ngjashmëri me katërmbëdhjetë pikat. Marrëveshjet sekrete, si premtimet që nxiten Italinë për të hyrë në luftë kundër aleatëve të saj meparshem, ishin ende te ofruara, edhe pse italianët nuk iu dha gjithcka që ata kishin besuar se do të merrnin (gje e cila coi në rritjen e Musolinit dhe fashizmit).
Shembuj te tjere pakenaqesie dhe pasojash negative qene:
Sovraniteti kombëtar për popujt përbërës të Perandorisë Austro-Hungareze, duke përfshirë polakët, si dhe popujt e tjerë të Evropës Lindore, krijoi një fuçi baruti. Pjesa më e madhe e shtetit polak ishte i banuar nga popuj të tjerë – ukrainas, gjermanët, lituanezët, etj.
Kombi Çek ishte një poliglot i perbere prej sllovakësh, gjermanësh, hungarezësh, polakësh, etj.
Në Perëndim, Franca mori përsëri Alsace-Lorraine, duke sjellur pakënaqësi mes popullit gjerman-folës të Alsas dhe francez-folëse të Loren. Belgjika -një krijesë e Fuqive të Mëdha pas Luftërave Napoleonike- pa kufijtë e saj te ndryshonin. Shembull ishte Malmedi, nje krahine e saj,qe u aneksua nga Gjermania.
Populli gjerman, i cili kishte qenë i tronditur nga “Lufta e Madhe” sic quhej Lufta e Parë Botërore me pare, ishin gjithashtu të tmerruar me kushtet e paqes. Pagesat e demshperblimet ne sasi marramendese, te cilat nuk perballoheshin, u vendosen; territore të tilla si Schlesweg-Holstein u transferuan ne menyre te panevojshme nga Gjermania për në Danimarkë; të dy shtetet gjermane të Vajmarit në Gjermani dhe Republika e Austrisë u ndaluan nga bashkimi; dhe armatimi i Gjermanisë, por jo të kombeve fitimtare, u kufizua.
Katërmbëdhjetë Pikat ishin një dështim.
Brenda katër viteve Mussolini u bë Kryeministri i Italisë, pjesërisht nga pakënaqësi lidhur me premtimet qe besoheshin se ishin bërë nga Wilson.
Gjithashtu brenda katër viteve, Lenini kishte fituar luftën civile ruse dhe ndertoi (në të njëjtin vit kur Musolini mori pushtetin) Bashkimin Sovjetik te Republikës se Socialistëve.
Dhe 15 vjet pas fjalimit të famshëm Wilson, Hitleri do të bëhej Kancelar i Gjermanisë, në rritje në pushtet kryesisht për shkak se gjermanët mendonin se ishin mashtruar nga Wilsoni.