“Vajza me vathin prej perle”, është një nga pikturat më të njohura të të fundit të barokut holandez, të vetëquajturit “Sfinksit të Delfit”, piktorit, Johan Vermeer (tetor 1632 – dhjetor 1675). Nga 50 punë që realizoi, sot vetëm 24 prej tyre janë identifikuar si vepra të kavaletit të tij. Për fat të keq, nuk dihet se për çfarë arsye mjeshtri nuk i nënshkroi punët që realizoi dhe kjo bëri që harresa të tregohej edhe më e pamëshirshme se çdo brengë dhe anatemë tjetër që u lëshua mbi Vermeer. Si babai i 15 fëmijëve, piktori pati një jetë të vështirë ekonomike, e cila përndoqi deri në buzë të varrit, duke detyruar të venë të shiste me çmime të ulëta pikturat e tij për të përballuar jetesën dhe shlyer borxhet. Një bashkëkohës kujton se kur i bëra një vizitë piktorit, nuk gjeta asnjë punë në studjon e tij. Një syresh i “mjeshtrit të dritës” gjendej te dyqani i bukës, afër shtëpisë ku banonte, ndoshta bukëpjekësi e kishte mbajtur si peng për borxhet e shumta që Johan Vermeer kishte.
Shumë faktorë bënë që kjo penelatë të mbulohej nga harrimi për dy shekuj, një prej të cilave ishte edhe vendlindja e tij, Delfi ku ai lindi, krijoi dhe vdiq. Asokohe kjo “strofkë” ku kishte bërë fole ky “zog pendëartë” ishte hedhur diku në periferi të jetës politike dhe ekonomike të Holandës, faktor që ndikuan në mohimin afrisë së tij me botën, tregun dhe famën.
E cilësuar si Xhokonda holandeze, “Vajza me vathin prej perle” konsiderohet kryevepra e Vermeer, një pikturë e cila ka ngjallur interes për kritikën, për teknikën, për dedikimin, për identitetin e vajzës dhe për gjithë ansamblin artistik dhe estetik të kësaj yshtje shprehëse. AV
MISTERI E MAGJIA/ “Vajza me vëthin me perlë” e Vermeer: Kush ishte ajo?
“Vajza me vëthin me perlë” e Johannes Vermeer teksa është ekspozuar në Hagë, ngjall herë pas herë dyshime e interes për femrën përtej pikturës. Kritiku i artit Alastair Sooke gërmon në historinë e pikturës misterioze – dhe krijuesit të saj.
Sipas tij, dyshimet më të mëdha lidhen me emrin e vazjës që duket në pikturë, ishte ajo vajza e artistit, apo ishte zonja e tij? Mbase, thorë ai, ne nuk do ta dimë kurrë identitetin e saj, nëse modelja e Vermeer kishte vërtet një identitet. Vetë Vermeer, ka qenë një ‘figurë hije’ në historinë e artit. Pasi mbajti nofkën “Sfinksi i Delftit”, qytetin i tij i lindjes nga i cili nuk u largua kurrë, ai realizoi vetëm një duzinë pikturash që sot njihen që janë të tijat.
Ka lënë pas, pak gjurmë biografike, dihet vetëm që gruaja e tij lindi 15 fëmijë.
I etiketuar si mjeshtër i dritës, Vermeer qe specializuar në piktura ku femrat shiheshin në ambjente të brendshme ndërsa imazhet e tij janë të çmuara edhe për shkak se ato janë shpesh plot me mister. Ndryshe nga disa nga bashkëkohësit e tij holandezë, ai përdor pezullin.
Në një prej pikturave të tij, kemi për shembull, një çift elegant në mësime muzike – por a është ky zotëri kujdestari i saj, një mëtues, apo i dashuri asaj vajze më të cilën shihet? Ne nuk mund të dimë këtë.
Sa për “Vajzën”, historia është edhe më komplekse. Emilie Gordenker, drejtuese e muzeut Mauritshuis, i ka thënë kohët e fundit gazetarit anglez se vizitorët e shekullit të 17-të kur shihnin këtë pikturë nuk shihnin një portret, por një lloj imazhi të njohur si ‘tronie’. “Një ‘tronie’ është një studim: i kokës dhe supeve të veshura me rroba ekzotike”, shpjegon ajo. “Është e mundur që dikush ka qenë modele për të”, thotë Gordenker “ashtu si Rubensi që shpesh pikturonte figura që dukeshin si gruaja e tij, ajo nuk është e thënë të jetë një person i veçantë, por dikush më i përgjithësuar, i pa kohë, dhe misterioz – ndoshta një profete ose një figurë nga Bibla, për më tepër, sipas një teorie tjetër, perla ishte e pamundur të mbahej, sepse ishte shumë e madhe për t’u vënë në të vërtetë, dhe qëllimi i saj ishti sjellja e atmosferës së përgjithshme.
Për Gordenker, kjo “ndjenjë e misterit” ishte ajo që i tërhiqte njerëzit më shumë te “Vajza me vëthin me perlë”. “Ajo është shumë e këndshme dhe e bukur”, thotë ajo. “Por mënyra e realizmit të pikturës është gjithashtu shumë e zgjuar. Nga ky sfond i errët, ajo del në hapësirë në kërkim të një gjallërie më të madhe. Goja e saj është e hapur, çka nuk mund ta shihni në pikturat holandeze, kështu që ajo duket sikur do flasë me ju. Po vdes të di se çfarë do të thotë ajo. Dhe e gjithë bota- që nga Japonia, në Shtetet e Bashkuara, në Itali – të gjithë kanë të njëjtin reagim: I shihni ata duke u përpjekur të vijojnë fillin”.
“Imazhi ndikon, ai lë pikëpyetje” thotë Tracy Chevalier, që ka shkruar një roman për pikturën, roman që ka shitur më shumë se tre milionë kopje.
Sot duket e pabesueshme që njerëzit nuk arritën menjëherë të vërejnë cilësinë e veprës. Vermeeri krijon iluzionin e një perle që ka përreth një copë toke gri të errët me vetëm dy penela: një të ndritshëm në pjesën e përparme, një dritë që vjen nga dritarja dhe një penel më të errët që të kuptohet ndryshimi mes perlës e jakës.
Historia e artit mund të jetë e ndryshueshme – e kjo, nuk është aq e habitshme. Kur ndryshoi fati i Vermeerit, edhe “Vajza e tij” përjetoi një popullaritet në rritje fund të shekullit të 20-të. Pika e kthesës ishte ekspozita e vetme e Vermeer që u hap në Galerinë Kombëtare të Arteve në Uashington në vitin 1995. “Vajza me vëth me perlë” ishte zgjedhur si imazh për posterin shoqërues – dhe statusi i saj i famës u sigurua. Siç shpjegon Gordenker: “Ajo riprodhohet shumë mirë. Dhe ne jetojmë në një moshë ku shumëçka riprodhohet”.
“Ajo është e përsosur për poster”, bie dakord Chevalier. “Ngjyrat, drita, thjeshtësia e imazhit, shikimi i drejtpërdrejtë: në shumë prej pikturave të Vermeerit janë njerëz që nuk janë duke kërkuar në ne, por në botën e tyre, por ajo na tërheq shumë, sepse është shumë moderne. Mona Lisa, përshembull, na sheh ne, por nuk është e angazhuar – ajo është ulur pas në pikturë, e rezervuar. Ndërsa te “Vajza me një vëth me perlë” – nuk ka asgjë mes asaj dhe nesh. Ajo ka këtë cilësi magjike për të qenë tepër e hapur dhe ende misterioze në të njëjtën kohë – dhe kjo është ajo që e bën atë kaq tërheqëse”.
Alastair Sooke është kritik arti i The Daily Telegraph/Marrë nga BBC/ Pasqyre.al