Festat e fundvitit, kryesisht Krishtlinja nuk mund të kuptohen pa njëri prej simboleve të saj më popullore, Pema e Krishtlindjeve. Ndër vendet që e kanë shndërruar këtë ritual në simbolin kryesor të festës, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët janë ndoshta kultivuesit dhe tregtuesit, zbukuruesit dhe manifestuesit më festiv të Pemës së Kritshlindjeve. Jo vetëm në familje, por edhe në qytete dhe shtete të botës, Pema e Krishtlindjeve është tashmë një pjesë e rëndësishme dhe zyrtare e dekorit festiv.
Pjesë e rëndësishme e këtij manifestimi është data e vendosjes së pemës, gjithashtu dhe ndezaj e dritave që përbën një prej elementeve të rëndësishëm të këtij rituali festiv. Sipas hulumuesve, data e përgatitjes është 5 dhjetori ku zakonsht marrin pjesë të gjithë pjestarët e familjes, ku rol kryesor e kanë fëmijët. Më data 6 dhjetor ndizen dritat e pemës duke kurorëzuar kështu fillimin e atmosferës festive që zgjaton deri në mesin e muajit janar.
***
Origjina e pemës se Krishtlindjeve, si shumë ardhje të hershme është jo shume e qarte për shkak gojëdhënave apo këngëve të ndryshme të kulturës Evropiane, prej të cilave u njoftua dhe erdhi, për t’u shndërruar në ritin më domethënës festiv. Sipas dijeve të krishtera, pema e Krishtlindjeve është lidhur me Shën Boniface dhe qytetin gjerman Geismar. Një herë gjatë jetës së tij, Shën Boniface (672-754) preu pemën e Thorit, në mënyrë që të hidhte poshtë legjitimitetin e perëndive skandinave mbi fiset lokale gjermane. Shën Boniface pa një peme bredhi të mbinte në rrënjët e lisit të vjetër. Duke marrë këtë si një shenjë të besimit të krishterë ai tha: “Le të jetë Krishti në qendër të familjeve tuaja”, duke përdorur drurin e bredhit si një simbol të krishterimit.
Tradita e pëmës së Krishtlindjeve, ashtu siç njihet ditët e sotme është mjaft e larmishme dhe secila nga këto prurje rreket ta pasurojë dhe ta intrigojë gjithnjë e më dendur këtë të vërtetë, e cila ashtu siç u përvetësua edhe u refuzua, siç mori tagër hyjnor, ashtu edhe u gjetën shkase anatemimi, për të ardhur aty ku është sot, aty ku Pema e Krishtlindjeve, të jetë një nga magjitë më shkëlqimtare të festës . Ajo u vendos nga Martin Luther si një homolog protestant i skenës Katolike të lindjes së Krishtit. Luther vendosi pemën e Krishtlindjeve si një simbol te “pema e jetës” në kopshtin e Edenit.
Zakoni i ngritjes se pemës se Krishtlindjeve mund te gjurmohet historikisht në shekullin e 15 në Livonia (sot Estoni dhe Letoni), dhe një shekull më pas në Gjermaninë veriore. Sipas dokumentave, dhe dëshmimeve të ndryshme, përdorimet e para të pemës së Krishtlindjeve datojnë në Estoni më 1441, 1442 dhe 1514 në “Vëllazërinë e Kokzinjve”, ti cilët ngritën një pemë për pushimet në shtëpinë e tyre të vëllazërisë në Reval (tani Talin). Në natën e fundit të festimeve, pema u dërgua në sheshin e qytetit ku pjesëtaret e vëllazërisë kërcyen rreth pemës. Më 1584 pastori dhe kronisti, Balthasar Russoë shkroi një traditë të konsoliduar për ngritjen e një bredhi të dekoruar në sheshin e tregut, ku të rinjtë, shkonin me “një tufe me vasha e gra, fillimisht duke kercyre e kënduar, e më pas ndizeshin dritat e pemës”.
Në fillimet e shekullit XVIII, përdorimi i pemës se Krishtlindjeve u bë traditë në qytezat e Rhineland-it të Sipërm, por nuk ishte shpërndare akoma nëpër zonat rurale. Pema e Krishtlindjeve qëndroi si tradite për një periudhe relativisht të gjatë në Rhineland-in e Sipërm. Po ashtu si Krishtlindjet, pema e Krishtlindjeve u detyrua te pranohej nga Kisha Katolike e Romes sepse ajo nuk mund te ndalonte përdorimin e saj.
Në lashtësi, shumë bimë me blerim të përhershëm, të tilla si «dushku i egër, rrushkulli, dafina dhe degët e pishës ose të bredhit mendohej se kishin veti magjike ose mjekësore që të mbronin nga sëmundjet». «Më 24 dhjetor, në vigjilje të Krishtlindjeve, Adami dhe Eva përkujtoheshin me skenën e njohur të Pemës së Parajsës tokësore … Pema duhej të ketë qenë një pemë molle, por meqë pema e mollës nuk do të ishte e përshtatshme në dimër, u vu një bredh. Në degët e tij vareshin disa mollë ose, për të paraqitur Shpengimin e ardhshëm nga mëkati, vareshin oste të përgatitura me biskota të thërrmuara në forma të veçanta, që simbolizonin praninë eukaristike të Jezuit, si edhe ëmbëlsira e dhurata për fëmijët.» thuhet në një shkrim të “L’Osservatore Romano”. Kjo gazetë ndër të tjera shton se: «Italia ishte ndër vendet e fundit që e pranoi pemën e Krishtlindjeve. Kjo pjesërisht ngaqë qarkullonin shumë zëra se pema e Krishtlindjeve ishte traditë protestante dhe, si e tillë, duhej zëvendësuar me grazhdin [skena e lindjes së Krishtit].» Papa Pavli VI «nisi traditën që të vihej [në sheshin e Shën Pjetrit në Romë] një pemë e madhe Krishtlindjesh» pranë skenës së lindjes së Krishtit.
***
Tradita u përplas ne Kanada në dimrin e vitit 1781, nga ushtaret Brunswick të pozicionuar në provincën e Quebec-ut për të ruajtur koloninë nga sulmet e amerikaneve.
Në fillim të shekullit XIX, zakoni i pemës për periudhën e Krishtlindjeve u bë i njohur midis aristokratëve dhe e praktikuar edhe nga familjet mbretërore, duke mbërritur deri në Rusi. Princesha Henrietta e Nassau-t prezantoi pemën e Krishtlindjeve në Vjenë në vitin 1816, dhe zakoni u përhap në të gjithë Austrinë për pak vite. Në France gjithashtu Pema e Krishtlindjeve, pariherë u paraqit nga dukesha d’Orlèans.
Në Britani, pema paraqit fillimisht në familjen mbretërore, jo më parë se në fillim të shekullit XIX. Më pas ajo u prezntua nga një postim në gazetën e Mbretëreshës Victoria, për tu përhapur pak e nga pak në të gjithë vendin. Gazeta më të tjerash shkrunte se për Krishtlindje, pas darkës familja mblidhej te salloni ku priteshin miqtë. Aty ndodheshin dy tavolina të rrumbullakëta dhe mbi to qëndronin 2 pemë të mëdha të zbukuruara më drita dhe ëmbëlsira. Poshtë dhe përreth pëmëve të stolisura qëndronin dhuratat.
Një gdhendje në dru të familjes mbretërore që qëndronte pranë pemës, mbrëmjen e Krishtlindjes u kopjua nga amerikanët në vitin 1850. Godey, i cili kopjoi gdhendjen, e kopjoi atë ekzaktesisht siç ishte përveç kurorës se mbretëreshës dhe mjekrës se Princit Albert. Një foto, ripublikim i gdhendjes se Godey-t u shpërnda shpejt Amerikë. Në vitin 1860 u realizua një kopje tjetër, dhe deri në vitin 1870, të gjithë amerikanët e kishin tradite tashmë Pemën e Krishtlindjeve.
Edhe pse sipas fakteve zyrtare, Pema e Krishtlindjeve ka mbërritur në Amerike në shekullin XIX, në disa vende që kanë pasur lidhje me Gjermaninë, thuhet se kjo traditë ka udhëtuar më shpejt duke u bërë pjesë ë atmosferës festive të Krishtlindjeve. Një nga datimet që flet për pemën e parë të Krishtlindjeve të mbërritur në Amerikë është viti 1777.
Fakte të tjera të shumta e pasurojnë këtë traditë festive të festave të fundvitit dhe secila ndër ta rreket të japë të njëjten afri të njerëzve me Pemën e Krishtlindjeve, e cila nën sundimin komunist u shndërrua si Pema e Vitit të Ri, që në vetvete ishte as më shumë e as më pak se ajo pemë që erdhi ngadalë për tu bërë një nga simbolet e festave.
Flasim për historikun e domethënien e Bredhit të Krishtlindjes në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, shoqëruar me një reflektim
Tradita e vendosjes së Bredhit apo e Pemës vigane të Krishtlindjes, në të djathtën e Shpellës së Betlehemit në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, nisi me Papën Pali VI, vijoi me Gjon Palin II e vijon edhe ende sot me Benediktin XVI. Në Krishtlindjen 1982 Bredhi erdhi në Sheshin e Shën Pjetrit nga krahina italiane Koli Albani. Më 1983 pema madhështore ishte dhuratë e zonës federale të Insbrukut (Tirol-Austri). Bredhi madhështor i Jubileut të madh të Vitit 2000 ishte përsëri austriak: vinte nga Karincia, sivjet nga Tiroli jugor apo Alto Adige.
Duke nisur nga viti 1982, bredhi ka ardhur nga vise të ndryshme malore të Vendeve të ndryshme si Austria, Gjermania, Polonia, Republika Çeke, Kroacia , Sllovenia, Republika Sllovake e vende tjera.
Edhe sivjet Bredhi, i lartë ka ardhur në Sheshin madhështor të Shën Pjetrit në Vatikan dhe i lartuar, si çdo vit, pranë Obeliskut, stolisur për festë me zbukurime vezulluese e drita për të na kujtuar festën e Ardhjes së Zotit ndër ne, u përurua më ditë më parë me një shfaqje muzikore.
E në sa e sodisim Bredhin apo Pemën madhështore të Krishtlindjes në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, nuk mund të mos kujtojmë reflektimin e Gjon Palit II për simbolikën e tij. Shkruan Papa Vojtila:
“Ndërsa pak ditë më parë shikoja nga dritarja e studios sime Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ndjeva se po më lartohej shpirti. I kam dashur drurët që kur isha në vendin tim. Kur i shikon, ata në një farë mënyre nisin e flasin. Një poet i konsideron drurët si predikatarë të një mesazhi të thellë: “Ata nuk predikojnë doktrina e receta, por kumtojnë ligjin themelor të jetës.
Në lulëzimin e pranverës, në pjekurinë e verës, në frytet e vjeshtës e në të vdekurit e dimrit, druri rrëfen misterin e jetës. Prandaj njerëzit, që nga kohët e lashta, e kanë marrë simbolin e drurit për të reflektuar mbi çështjen themelore të jetës.
Ashtu si drurët, edhe njerëzit, kanë nevojë për rrënjë që zgjaten thellë. Vetëm kush rrënjoset në tokën pjellore, bëhet i qëndrueshëm. Mund të hedhë shtat drejt lartësive për të thithur dritën e diellit e mundet, njëkohësisht, t’u bëjë ballë stuhive që tërbohen për rreth. Por kush beson se mund të jetojë pa rrënjë, kalon një jetë të turbullt që i ngjet rrënjëve pa tokë.
Shkrimi Shenjt na tregon tokën pjellore, ku mund ta rrënjosim jetën tonë!
Bredhi më shtyn të mendoj edhe për diçka tjetër. Për shtëpitë e banesat tona, në të cilat, sipas një zakoni të mirë, vendoset Bredhi i Krishtlindjes, pranë e pranë Shpellës së Betlehemit. Para kësaj pamjeje, a mund të mos mendojmë për parajsën, për drurin e jetës, por edhe për pemën e njohjes të së mirës e të së keqes ?
Me lindjen e Birit të Hyjit filloi krijimi i ri. I pari, Adami, duke dashur të bëhet si Zoti, hëngri nga pema e dijes. Jezu Krishti, Adami i Ri, ndonëse me natyrë Hyjnore, nuk mendoi ta shfaqte ngjashmërinë e tij me Hyjin, por parapëlqeu ta mohonte vetveten, duke marrë natyrën e skllavit e duke u bërë i ngjashëm me njerëzit, nga lindja – deri në vdekje, nga grazhdi – deri në kryq. Nga druri i parajsës erdhi vdekja, nga druri i kryqit rilindi jeta. Kështu druri i përket Shpellës së Betlehemit, sepse na kujton Kryqin, pemën e jetës”.Bredhi, që i dhurohet çdo vit Papës, stoliset me xhingla të arta e të argjendta, e, sidomos, me drita, që krijojnë në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan një atmosferë plot gjallëri, duke përhapur kudo mesazhin e Krishtlindjes: mesazhin e dritës, të paqes e të shpresës.https://www.archivioradiovaticana.va/storico/2010/12/23/dometh%C3%ABnia_e_bredhit_t%C3%AB_krishtlindjes_n%C3%AB_sheshin_e_sh%C3%ABn_pjetrit_n%C3%AB/alb-448974
Pema e Krishtelindjes eshte simbol i pavdekesise, jetegjatesise edhe rilindjes.
Duke u rritur neper erera te forta, debore edhe shi, bredhi neper pyje simbolizon pervuatjen, qendrueshmerine ne miqesi, edhe durueshmeri. Fuqia e bredhit perkarshi veshtiresive e ben ate simbol te atyre qe jane fuqizuar prej vuajtjeve, ose te atyre qe u jane mbajtur bindjeve edhe premtimeve megjithe kundershtite qe kane hasur. Ne Skandinavi, nje mit i dashurise qe zgjat ,qendron perreth nje bredhi. Thuhet se kjo peme hodhi shtat prej gjakut te te dy te dashurve qe u ekzekutuan gabimisht ne pyll. Gjate sezonit te Krishtelindjeve, ne deget e pemes shihen drita vezulluese si deshmi e dashurise se tyre te pafajshme.
Nje dite Krishtlindjeje ne shek. VIII ne Gjermani, misionari Shen. Bonifati, i mblodhi te gjithe te ata te sapopagezuar qe te mohojne paganizmin duke prere nje Lis te shenjte qe ata i faleshin dikur. Duke rene, Lisi u nda ne dy pjese, duke zbuluar nje Bredh qe po rritej ne mes te tij. Bonifati u sugjeroi qe ata te merrnin Bredhin si simbol te fese se re Kristiane te sapogjetur, pasi maja e saj drejtohej nga qielli edhe gjethet gjithnje te jeshilta u rikujtonin jeten e perjeteshme.
Ne Rome, Bredhi i pavdekshem, perdorej per festim te festivalit pranveror. Per cdo vit, me 22 Mars, anetare te kultit Cibele prenin nga nje Bredh edhe e sillnin ne Tempull. Atje fashitej, mbulohej me vjollca edhe vajtohej sikur te ish trupi i Atis-it, bir i Cibeles, i cili i merzitur prej qortimeve te nenes, e kishte tredhur veten edhe vdiq nen nje bredh. Shpirti i tij besohej te ish strehuar ne bredh edhe gjaku i tij shkaktoi qe te celnin vjollca deri siper tij. Tre dite me vone, ai u ringjall mrekullisht. Egjiptianet, nga ana tjeter, e perdornin bredhin si nje simbol te ringjalljes edhe i zbukuronin shtepite e tyre me deget e tij gjate Solsticit dimerore.
Vertikaliteti simbolik i bredhit u theksua se shumti nga te krishteret. Kjo peme, qe vazhdimisht tregon per nga qiejte, ishte nje perkujtues qe te kerkohej se pari thesaret qiellore se sa ato tokesore. Ishte nje simbol i shenjteve, vetemohimit te tyre, edhe durimit te tyre. Si nje simbol i goditur i krishtere, bredhi luajti gjithashtu rolin e simbolit komunikues edhe ndermjetesuesit midis qiellit edhe tokes, pasi rrenjet i kishte ne toke, ndersa deget canin qiellin.
Edhe sot bredhi-Jesus eshte ne perdorim. Me teper e njohur eshte ne shekullin 13 kur kjo peme krishtlindje u zbukurua qe te dukej si nje peme familjare e Krishtit femije. Adami edhe Eva vihen nen kembet e pemes, ndersa Krishti prehet siper ne maje. Gjarperi dinak pershkohet perreth trungut. Kjo lloj tradite mund te kete ardhur prej profecise mesianike: “do te shfaqet nje shkop prej burimeve te Jeseut, edhe nje dege do te dale prej rrenjeve te saje.” (Is 11:1)
Pema e njohjes edhe Pema e njohurise te Kopeshtetit te Edenit u pershkruan ne shume zakone edhe legjenda ne lidhje me bredhin. Dita e Adamit edhe Eves festohej ne 24 Dhejtor. Gjate Mesjetes ishte per zakon qe te jepeshin shfaqjeje mbi Parajsen ne oborret e Kishave ne ate dite. Nje bredh i vetem i stolisur me molle, perdorej si simbol i Pemes se Kopeshtit.
Legjenda na thote se Bredhi eshte Pema e Jetes. Kur u krijua ka patur lule, gjethe, edhe frute si cdo peme tjeter. Por kur Eva hengri prej frutit te ndaluar, ajo u shnderrua ne gjemba sic eshte edhe sot. Bredhi, sidoqofte, lulezoi shkurtimisht edhe naten kur lindi Krishti. Mban gjithashtu emrin “Pema e Jetes”, pasi besohet se eshte Pema ne te cilen vdiq Krishti.
Legjendat gjermane edhe franceze e quajne “Pema e Humanitetit”. Nje mbremje Krishtlindjeje, Bonshevalier gjeti nje Bredh i ndricuar me qirij edhe me nje Ylle ne maje te tij. Disa prej qirijve qendruan drejt, ndersa te tjeret ishin kokeposhte. E ema i thote Bonshevalierit se kjo eshte “Pema e Humanitetit”. Qirijte e drejte, perfaqesoni njerezit e drejte, ndersa ato te kthyerit mbrapsht, perfaqesonin te ligjte. Ylli ne maje ishte Krishti Femije, duke soditur te gjithe boten. Nje peme e tille na kujton Atin qiellor qe na dergon diellin edhe shiun, te drejteve edhe te ligjve. (Math 5:45-46)
Sipas Virgjilit, romaket e hershem i zbukuronin bredhat me maska te Bahus (zot i frutshmerise). Kur era i kthente keto maska mbrapsht, besohej se Bahu i dhuronte frutshmeri seciles ane me fytyre maskash te kthyera mbrapsht. Pema e tyre mithraike e jetes ishte nje bredh ne te cilen qendronin zogj edhe krijesa simbole te frymerave te te vdekurve apo te te palindurve.
Legjendat e krishtera thone se Naten e Krishtlindjeve, me gjithe deboren e madhe edhe akullin, lulezuan te gjithe pemet e dheut nga gezimi, edhe dhane frut. Edhe per me teper, te gjithe lumejte e dheut lundruan me uje te kthyer ne vere. Ne nderim te kesaj legjende, austriaket sillnin lloj lloj pemesh (degezash) naten e Krishtlindjeve ne shtepi ne nje vaze uji, ne menyre qe keto te lulezonin.
Nje histori tjeter e njohur thote se ne nje Krishtlindje me fortune, nje druvar edhe familja e tij degjuan nje te trokitur ne deren e kasolles se tyre. Me te hapur deren, ata pane nje Femije te vogel te cilin e ushqyen edhe i dhane te fleje, megjithe varferine e tyre. Te nesermen ne mengjes ata zgjohen nga nje tingull kori engjellor. Vizitori i tyre kish qene Krishti! Si nje shperblim per mikepritjen e tyre, Ai keputi nje dege prej nje bredhi afer edhe e mbolli ne dhe. Ai u rrit menjehere edhe u mbulua me frute, bajama, ar edhe drita. Krishti u premtoi se kjo peme do ti pajiste pergjithmone per dimer familjen e druvarit.
Vendosja e Pemes qershi eshte ne nje kopesht, ku Josefi eshte ne mendime dyshimi mbi shtatezanine e Marise. Kur Maria e lut qe ti jape ca qershia, ai i pergjigjet me zemerim:”Le te te kepuse ca ai, qe te solli kete femije.” Paskesaj, ende i Palinduri Krisht urdheron: “Perulu poshte atehere o peme e gjate, qe te marre ca ime Me.”
Plotësim i marrë nga: https://www.forumishqiptar.com/threads/8115-Simbolet-e-Krishtelindjes-Pema-e-bredhit-dhe-Shen-Kolli
Përgatiti: Albert Vataj