Tek ata ne shohim pasqyrimin e asaj mrekullie që rreket të na mbajë pezull në krahët e një fluturimi etern. Kush nuk e ka pëjetuar këtë energji përtëritëse, i ka mohuar vetes të shohë një nga diejt më rrezellitës që kanë parë sytë e tij, i ka mohuar vetes jetën, vazhdimsinë.
Fotografimi i fëmijëve të porsalindur, ky fokusim i mrekullueshëm, të cilën e bën të pavdekshme një fotografe profesioniste. Gjahtarja e kësaj mrekullie të hyjshme, 39-vjeçarja Joanne Collins , i ka kushtuar një pjesë të krijimtarisë së saj fokusimit të fëmijë 14-ditëshe, kur ata janë të kredhur në krahët e një gjumi të thellë. Pamja e tyre engjëllore, më rrezatuese se asnjëherë janë gjatë gjumit, kësaj nevoje të rritjes. Pozicionet dhe mimika e fytyrës së fëmijëve është një gjuhë e padeshifrueshme komunikimi, shumë domethënëse. Gjithnjë ata kanë diçka për të thënë, ndërsa ende çapiten në ditët e para të ardhjes në jetë, duke kërkuar nëpër botën parajsore mundësitë e kontaktit me këtë realitet krahëhapur dhe dashurishumë, që i pret. Ata sapo kanë dalë në dritë, por është gjumi që i kthen në fetusin e ëmës, në atë botë përkujdesi dhe dashurie të parrëfyer, me kast, si për të kumtuar se ende kanë diçka për të marrë atje e për ta sjellë nëpërmjet shprehisë së tyre që lexohet magjishëm në këto foto.
“Kam qenë me të vërtetë të mahnitur nga bota e fotografisë. Fillova me fotografimin e fëmijëve dhe familjet, por portofoli im u rrit me shpejtësi për ta rritur gamën, duke përfshirë foshnjat e porsalindura, dasmat, fotot komerciale, ato të arteve të bukura dhe të tjera”, kumton për “Dailymail”, 39-vjeçarja Joanne Collins. Por fotografia e foshnjave të sapolindura, 14-ditëshe është me të vërtetë e mrekullueshme dhe sentimentale, nënvizon ajo.