Ai erdhi dhe mbetet si njeri nder kreshtat më të thekshme të ngulmeve të sfidës operistike. Gjithëdakordësohemi se akti i tij krijues i dha një dimension të tjetërllojtë operës, këtij komunikimi estetik, kësaj force shprehëse që do ti rezervonte Giuseppe Verdit një vend nderi në panteonin e të epërmeve vlera të historisë së muzikës. Verdi erdhi për të dominuar skenën e operës italiane pas epokës së Bellinit, Donizetit, dhe Rosinit, veprat e të cilëve ndikuar ndjeshëm atë, duke u bërë një nga kompozitorët më të shquar të operës. Verdi u lind me 10 tetor 1813 në fshatin La Ronkole, në Italisë Veriore, në një familje të varfër, pozitë e cila e vështirësoi duke e kthyer në një sipërmarrje heroike ngjitjen me thonj e më dhëmbë në lartësitë e shenjtërisë së artit. Të gjallët e flakadanit të epshëm të traditës operistike italiane do të shuhej më 27 janar 1901. Prirja dhe dashuria e tij për muzikën u shfaqen qysh herët. E gjithë jeta e këtij mjeshtri është surprizuese. Talenti dhe fati bënë që rruga për të mbërritur ëndrrën të ishte e vështirë por jo e pamundur për Giuseppe Verdin, fshatarin që i dha frymëmarrje metropolitane operës së një shekulli.
Episodet nga jeta dhe veprimtaria artistike e kompozitorit të madh japin një panoramë më të plotë të atyre përpjekjeve dhe atij ngadhnjimi që e ngjiti këtë vullnet të madh në majën më të lartë të historisë së operës, italiane dhe asaj botërore.
NGA JETA E KOMPOZITORIT
Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër
Xhuzepe Verdin kur ishte fëmijë e shpëtoi nga terrori austro- rus e ëma, e cila e futi në fillim në sakristi dhe pastaj në këmbanore të kishës. Më vonë Bepini i vogël ra në një kanal me ujë. Atje do të mbytej po të mos e shpëtonte një njeri që kaloi aty pari. Në një kishë ra rrufeja dhe vrau priftin me katër vetë të tjerë, ndërsa Verdi që ishte aty pranë tyre përsëri shpëtoi.
Cili e zbuloi prirjen për muzikë të verdit
Që kur ishte fëmijë bëri punë të ndryshme në hotelin e vogël të babait. Atje ai shpesh i linte punët mënjanë dhe ngulte vështrimin në qiell.
Gëzimin më të madh djali i vogël e kishte kur një violinist shëtitës ndalonte para shtëpisë së tij dhe i binte instrumentit. Ai atëherë linte çdo gjë dhe dëgjonte meloditë që dilnin nga telat e violinës. Më vonë Verdi u bë mik i violinistit të varfër. Ai zbuloi te fëmija prirje të theksuar për muzikë, foli me prindërit dhe i këshilloi që ta dërgonin djalin për të studiuar muzikë. Ai parashikoi të ardhmen e madhërishme të Verdit.
Vështirësitë për të gjetur udhën që të çon te ëndrra
Verdi, që të dëgjonte sa më shumë organon hyri në punë në kishë. Në vend që të bënte detyrën e ngarkuar harrohej duke dëgjuar muzikë. Prifti e shau rëndë Verdin dhe ai shkoi në shtëpi duke qarë. Atëherë iu lut nënës:
– Nënë, të lutem shumë më dërgo të mësoj për muzikë.
Të dhënat e mira të djalit të vogël dhe zgjuarsia e tij e madhe i vunë në lëvizje të gjithë për ta ndihmuar me mjetet e mundshme që ai të përparonte. Një tregtar i pasur i dha paratë, një organist i dha mësimet e para muzikore, prifti i fshatit i mësoi latinishten. Mirëpo prifti që deshi t’i jepte profesionin e vet gjeniut të ardhshëm të muzikës, thoshte:
– Nuk e kuptoj, se çfarë brumi ka ky njeri që të studiojë muzikë? Kur organisti u sëmur keq dhe e zëvendësoi Verdi, prifti dëgjoi duke i rënë instrumentit të kishës, ndërroi mendim dhe i tha:
– Biri im, ti ke të drejtë, shko pra të studiosh muzikë.
Verdi dhe farmacisti që i binte klarinetës
Verdi i vogël e kishte pasion të madh muzikën. Në Buseto një farmacist i quajtur, Antonio Barezi i binte klarinetës dhe çdo mbrëmje jepte koncerte bashkë me muzikantë të tjerë. Mbrëmjeve teksa launte shikonin një fshatar të vogël, të varfër, që mbështetej pas murit të shtëpisë dhe dëgjonte me shumë vëmënjd eis i përhumbur. U përpoqën disa herë ta dëbonin, por më kot. Ai kthehej sërish aty për të dëgjuar muzikë.
Atëherë farmacisti i tha djalit të vogël:
– Biri im, meqenëse të pëlqen kaq shumë muzika, hajde brenda në shtëpi të dëgjosh dhe mos rri jashtë në mes të rrugës, se do të marrësh të ftohtë.
Fshatari i vogël ishte Xhuzepe Verdi. Ai u fut në shtëpi gjithë druajtje dhe rrinte i fshehur në një kënd. Verdi shkoi disa herë dhe krijoi marrëdhënie familjare me farmacistin.
Atje u dashurua me të bijën e tij Margaritën, me të cilën edhe u martua.
Edhe gjenitë mund të rrëzohen në provim
Në moshën 19-vjeçare Verdi u paraqit si kandidat për t’u pranuar student në konservatorin e Milanos.
Dha provim para një komisioni muzikantësh, ku bënin pjesë mësuesit më të famshëm që kishte Milano në atë kohë. Interpretoi Kapriçion në La të Hercit, pastaj priti gjithë ankth përgjigjen… por ajo nuk i erdhi. Vetëm pak kohë më vonë një nga anëtarët e komisionit e lajmëroi se ishte rrëzuar.
Verdi e ndjeu veten shumë të fyer dhe mësuesit i erdhi shumë keq. Ai e këshilloi që të vazhdonte mësimet privatisht, i dha zemër që të gjente ndonjë mësues. Megjithatë, Verdi nuk u ngushëllua dhe iku duke u thënë të gjithëve: – E kuptoni, më quajnë të paaftë për muzikë dhe më kanë rrëzuar.
Disiplina si mjet bashkëpunimi dhe suksesi artistik
Pas suksesit të bujshëm të “Nabuko”-s, Verdi u bë i pamëshirshëm me libretistët. Ai donte që ata t’i nënshtroheshin vullnetit të tij të fortë. Gjithnjë bënte ndryshime në librat duke u bërë kështu gjithnjë e më i padurueshëm.
Njërin nga libretistët e tij që nuk ulej në punë, e mbyllte me çelës në dhomë dhe e lironte pasi kish kryer punën e ngarkuar. Verdi arriti ta nënshtronte libretistin dhe qeshte sa herë e kujtonte atë ndodhi.
Giuseppe Verdi një muzikant i madhe dhe një patriot i flaktë
Verdi ende i ri, kur banonte në Milano, u bë shumë i njohur.
Një ditë një gjeneral austriak, guvernator i qytetit, e thirri mjeshtrin e ri dhe i kërkoi një marsh për trupat e tij.
– Gjeneral, – u përgjigj ftohtë Verdi. – Po të doni unë kam vetëm ariet e tërheqjes së trupave nga fronti.
Verdi ishte patriot dhe për këtë ka prova të shumta. Që nga “Oberto” (1839) e deri te “Falstafi” (1893) gjithë vepra muzikore e Verdit përshkohet nga dashuria e zjarrtë për atdheun.
Çdo notë e muzikës së tij ishte një thirrje për luftë kundër pushtuesit dhe çdo melodi kthehej në himn popullor. Çdo shfaqje kthehej në një demostrim patriotik, që shkaktonte zemërimin e policisë austriake. Në shenjë mirënjohjeje kompozoi një himn kushtuar Maxinit J). Gjatë Luftës së Parë për pavarësi përkrahu nënshkrimin e një dokumenti në favor të të plagosurve në luftë. Më pas u zgjodh deputet në Parlamentin e parë italian.
Verdi dhe ndodhia me kritikun si test vlerësimi të veprës
Kur Verdi ishte në shtëpinë e botuesit për t’i dorëzuar partiturën e “Trovatores” erdhi një kritik muzike, i cili e pa partiturën dhe i kërkoi leje autorit që të provonte në piano disa pjesë të operës. Verdi ia dha lejen dhe zgjodhi vetë pjesët që kritiku do të luante në piano. Në fillim ishte kori Xhitanët.
– Si të duket? – i tha Verdi kritikut. Kritiku nuk mbeti aspak i kënaqur. Verdi fërkoi duart duke qeshur dhe i dha një pjesë tjetër të operës. As kjo nuk u miratua prej tij.
Verdi u tregua shumë i kënaqur dhe e përqafoi:
– Po çfarë do të thotë ky përqafim? – thirri i habitur kritiku.
– I dashur miku im, – iu përgjigj mjeshtri, – duhet ta dini se unë kam bërë një vepër popullore që t’iu pëlqejë të gjithëve përveç kritikëve. Në qoftë se të pëlqen ty nuk do t’i pëlqejë shumicës. Tani gjykimi yt mohues më siguron suksesin e muzikës sime.
Si lindi dhe e bëri të famshëm Verdi “Nabuko”-n
Opera e parë “Oberto” pati sukses të plotë. Ajo i siguroi Giuseppe Verdit mbrojtjen e një sipërmarrësi me emër, i cili që nga ky rast pati besim të patundur te muzikanti i ri. Ai i besoi Verdit për të vënë në muzikë një libret me titull “I syrgjynosuri”. Po në këtë kohë sipërmarrësi i dha edhe Merelit J një libret për kompozim, por ky nuk e pëlqeu dhe shkoi te Verdi për të këmbyer libretin me të. Verdi kishte respekt për Merelin dhe pranoi ta këmbente. Libreti që mori ishte “Nabuko”.
Nga leximi i libretit të “Nabukos”, Verdi mbeti i pakënaqur, nuk e pëlqeu dhe vrapoi te Mereli për të rimarrë libretin e parë. U deshën përpjekje të mëdha për ta bindur që të hiqte dorë nga mendimi i tij. “Nabuko” ishte krijuar enkas për gjeninë e Verdit, kurse “I syrgjenosuri” ishte i dobët dhe nuk u vlerësua fare kur u paraqit në skenë.
Verdi, “Makbethi” dhe baritoni me primadonën
Verdi ishte shumë kërkues në prova. Në Firence provat e “Makbethit” vazhduan tre muaj. Vetëm dueti midis baritonit dhe primadonës në aktin e parë u provua në piano rreth pesëqind herë. Megjithatë, Verdi nuk ishte i kënaqur. Kur teatri ishte plot me njerëz në shfaqjen e premierës dhe aktorët kishin veshur kostumet, mjeshtri thirri baritonin dhe primadonën, i futi në një sallë dhe kërkoi nga dy artistët të provonin dhe një herë duetin e famshëm.
Baritoni i lodhur nga provat nuk duroi më dhe thirri:
– Po kemi bërë tashmë pesëqind prova! Dhe Verdi qetë- qetë i tha:
– Mbas pak nuk do të më thuash më kështu, sepse do të bëhen pesëqind e një.
Giuseppe Verdi dhe Viktor Hygoi, dy gjigandë në betejën me një të mundur
Provat e “Rigoletos” kishin mbaruar por mungonte kënga që tenori duhej të këndonte në fund të aktit. Vetëm në provat e përgjithshme, kur tenori ishte shumë i preokupuar, Verdi dorëzoi të famshmen “La dona e mobile”. Për këtë arie mori shkas nga një sonatinë e Bethovenit. Publiku e mësoi shumë shpejt dhe nisi ta këndojë menjëherë pas shfaqjes së parë.
Viktor Hygoi u zemërua shumë me Verdin kur vepra e tij “Ernani” u shfaq në Paris me titullin “I syrgjynosuri”. E njëjta gjë ndodh edhe me “Rigoleton”, titulli i veprës së tij të njohur “Mbreti dëfrehet”. Kjo ndërhyrje e muzikantit italian e inatosi shumë.
Hygoit nuk po i durohej sa ta shikonte shfaqjen, kur dëgjoi kuartetin final, në të cilën dy vetë qajnë dhe dy të tjerë tallen, dramaciteti i lartë romantik arriti kulmin me emocionet e thella lirike. Atëherë poeti i madh francez e deklaroi veten të mundur dhe pranoi që drama e tij ishte ndjerë më shumë nga rivali i tij italian.