E trishtë dhe ndjellakeqe, fatale dhe e dhimbshme. Një poet me një shpirt kaq flakatar lejon veten të bjerë në mëshirën e një vdekje mizore. Zgjedh vetëvrasje për të dorëzuar të gjallët e atij shpirti kaq joshës. Ikën për të mbetur një zë i ëmbël, një shpirtje e pakapshme eterne që vibroi përmes fjalësh, metaforash dhe vargjesh që e skalitën me dritat më vezulluese atë yllë të përgjithmonshëm të qiellit të meditimit, të lëndinave aromëmira të dashurisë, të shkulmeve marrafrymëse të puthjeve, të poezisë.
Sergei Aleksandrovic Esenin ishte një poet i famshëm lirik rus. Ai u lind më 3 tetor 1895 dhe u shua më 28 dhjetor 1925. Nisi te shkruaje poezi në moshën 9 vjeçare. Në moshën 17 vjeçare, kur nisi te konsiderohej nga te afërmit e vet si një mrekulli e letërsisë, lëvizi drejt Moskës ku u regjistrua në Universitetin Shtetëror te Moskës si student me korrespondence. Studimet i braktisi pas një viti e gjysme.
Poezia e tij e hershme frymëzohej nga folklori rus. Në vitin 1915 shkoi në Shën Peterburg ku zuri shoqëri me poete si Aleksandër Blok, Sergei Gorodetskij, Nikolai Klujev dhe Andrej Beli, duke u bere i mirënjohur në qarqet letrare te këtij metropoli rus. Ndihme te jashtëzakonshme në promovimin e karrierës se tij letrare i dha Blok. Esenin thoshte se nga Beli mësoi formën poetike, kurse nga Blok dhe Klujev lirizmin.
Në vitin 1915 Esenin botoi librin e tij te pare poetik “Radunica” dhe një vit me vone “Rituali i vdekjes”. Përmes poezisë se tij te mprehte rreth dashurisë dhe jetës se thjeshte, shume shpejt Esenin u be poeti i ditës.
I bekuar nga Zoti, me fytyre te bukur dhe personalitet romantik, ai ra në dashuri shume here dhe beri 5 martesa te njëpasnjëshme.
Martesa e tij e pare u be me 1915 me një bashkëpunëtore te tij në shtëpinë botuese ku punonte. Ajo quhej Ana Izdrjadnova me te cilën beri një djalë, Jurin, i cili gjate terrorit Stalinist u arrestua dhe vdiq në një gulag (kamp përqendrimi dhe punë te detyruar) sovjetik në vitin 1937.
Në gusht te 1917 Esenin realizon martesën e tij te dyte me aktoren Zinaida Raik me te cilën pati dy fëmije, vajzën Tatiana dhe djalin Konstandin i cili shume vite me vone u be një matematikan dhe statistikan i famshëm në ShBA…
Në vjeshtën e vitit 1921, ndërsa po vizitonte studion e piktorit Aleksej Jakovlev, ai njohu balerinën e famshme amerikane me banim në Paris Isadora Dankan (Isadora Duncan), një grua e jashtëzakonshme rreth 17 vjet me e madhe se ai, e cila nuk dinte asnjë fjale rusisht, ndërkohe që Esenin nuk dinte asnjë gjuhe te huaj. Ata u martuan në 2 Maj 1922 dhe vendosen ta bëjnë muajin e tyre te mjaltit në një turne neper Evrope dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Por në ketë periudhe te jetës varësia e Esenin nga alkooli kish dale jashtë çdo kontrolli. Gjate dehjeve apo edhe drogimeve te tij Esenin fitoi maninë e shkatërrimit te dhomave te hoteleve ku flinte dhe te restoranteve ku hante, duke u vene në shënjestër te botes se gazetave në mbare boten. Kështu, martesa me balerinën Dankan zgjati për një kohe te shkurtër dhe në maj te 1923 Esenin u rikthye në Moske.
Pak kohe me pas ai njohu aktoren Augustina Miklashevskaja dhe u martua me te në një ceremoni te thjeshte civile, megjithëse është i njohur botërisht fakti që ai nuk arriti te marre kurrë divorcin nga Isadora Dankan.
Një tjetër e dashur e poetit në ketë periudhe ka qene Galina Belislavskaja e cila i dha fund jetës se saj mbi varrin e Eseninit një vit pas vdekjes se tij.
Ndërsa jeta dhe skandalet e Eseninit sa vijnë e rendohen ai bën edhe një fëmije ilegal, djalë, me poeten Nadjezhda Volpin. Esenin nuk ia dha kurrë atësinë atij fëmije.
Dy vjetet e fundit te jetës se Esenin janë te mbushur me çrregullime te personalitetit dhe dehje e drogime te vazhdueshme, por pikërisht në ketë periudhe ai krijoi poezitë me te famshme te tij.
Në pranvere te 1925 Esenin njeh dhe martohet me gruan e tij te peste, Sofia Tolstaja, gjyshi i se cilës ishte gjiganti i letërsisë ruse dhe botërore, Leon Tolstoi.
Ajo u përpoq që t’i rrinte afër dhe ta ndihmonte poetin brilant, por tashme ishte tepër vone pasi Esenin vuante nga sindroma te renda manjakodepresive, duke u shtruar për kurim një mujor në një klinike psikiatrike.
Ndërsa del nga klinika vetëm për disa dite me rastin e Krishtlindjeve, ai pret damarët dhe me gjakun e tij shkruan poezinë e Lamtumires dhe te nesërmen në mengjez gjendet i vetëvarur në tubat e ngrohjes në tavanin e dhomës se tij në Hotel Angleterre, kur sapo kish mbushur 30 vjeç.
(Ka te dhëna që ajo ka qene vrasje e organizuar nga agjentet e GPU (KGB e ardhshme) dhe u kamuflua si vetëvarje e Eseninit.)
Në vitin 1925, pasi kish takuar Eseninin, Vladimir Majakovski shkruante :
“Me zor e njoha. Akoma me me shume vështirësi refuzova kërkesën e tij për te pire dhe për t’u dehur, duke me tundur para syve një tufe te bollshme karmonedhash. Ky imazh me shoqëroi atë dite deri në mbrëmje, ku diskutova me ca miqtë tanë te përbashkët se si mund ta ndihmonim Eseninin te dilte nga ajo gjendje ekstreme, por siç ndodh rëndom në kësi rastesh asnjeri nga miqtë tanë nuk e vuri ujin në zjarr për fjalët e mija… Esenin rrethohej vazhdimisht nga njerëz te cilët nuk kishin asgjë te përbashkët me letërsinë, por që shfrytëzonin emrin dhe reputacionin e padiskutueshëm artistik te tij në mbare boten. Këta ishin pikërisht ajo race njerëzore që Esenin e kishte përçmuar tere jetës, por në atë gjendje siç ish katandisur ai ia dorëzoi veten pikërisht atyre që kishte urryer dhe përçmuar…”
Edhe pse një nga poetet me te mëdhenj te Rusisë, shumica e poezive te tij u ndaluan gjate regjimit te Stalinit dhe Hrushovit. Vetëm pas vitit 1966 poezitë e tij u rifuten në qarkullim në BS. Sot Sergei Esenin lexohet akoma nga miliona njerëz në tere boten dhe shume nga poezitë e tij janë kthyer në kënge popullore ruse. Vdekja e tij e parakohshme, antipatia që kishte ndaj tij e ashtuquajtura elite, adhurimi nga njerëzit e zakonshëm dhe sidomos sjellja e tij sensacionale deri tej limiteve, e kthyen popullaritetin e tij artistik dhe vete Eseninin në një figure popullore mitike.
Esenin prehet në Varrezën Vagankovskoje te Moskës. Varri i tij zbukurohet nga një skulpture e bardhe mermeri e poetit me ekstravagant që ka njohur Rusia.