E di, qe ndonjehere te duket sikur ke humbur rrugicave te erreta dhe shpresa e optimizmi te duken fjale te huaja dhe buzeqeshja ka humbur rrugen per te ardhur qe shpirtin tend ta ndeze ne mijera grimca lumturie….
E di qe ndonjehere ngjyra e vetme qe mund te dallosh eshte grija.
E di qe ndonjehere te mungon dhe cadra dhe te njom cdo pike shiu e te godet sikur te godasin me gur…
E di qe ndonjehere te duket sikur nje re e zeze shiu te ndjek, te perndjek….
E di qe ndonjehere zgjat doren ne ajer, me shpresen se do jete diku nje dore tjeter qe do te terheqi te dalesh nga erresira….
E di qe ndonjehere je lodhur aq shume se kerkuari qetesi dhe duke gjetur rremuje e kaos….
E di qe ndonjehere qendron para pasqyres dhe nuk e njeh apo do te ndryshosh ate qe sheh….
E di qe ndonjehere ti pret, pret te jete dikush ai qe te te ndihmoje dhe hap syte….
Je gabim mik…………
Ti kerkon qe dikush te te nxjerre nga erresira ku je futur ( a te kane futur).
Kerkon qe te jete nje ”Ai.” , nje ”Ajo.”, qe do te udheheqi drejt qetesise…..
Dil edhe njehere para pasqyres,
E sheh ate atje perballe teje.
Ai je ti. Ai eshte forca jote!
Buzeqeshi!
E shikon te kthen buzeqeshjen…..
Shikoje me inat!
E shikon, edhe ai i vrenjti vetullat.
Buzeqeshi serish….
Ai atje pertej pasqyres te buzeqesh serish, me po te njejten force si edhe ti! E harrojme shpesh se brenda nesh fshihet forca e nje vullkani ne shperthim dhe perhere kerkojme nje grep ku te kapemi dhe te na nxjerre nga labirinti ku jemi futur, te na ndeze nje drite qe te mos ecim ne erresire….
Forca je ti, ne zemren tende eshte forca qe ti kerkon, aty e fshehur qe pret buzeqeshjen dhe deshiren tende, per te vazhduar dhe rifilluar….
Mos bjere pre e trishtimit se ndonjehere ke ngelur vetem pa dike qe te te perkrahe….
Kemi nevoje per njerez eshte e vertete, por kemi me shume nevoje per besim ne vetvete edhe ne forcat tona….
Kemi nevoje per me shume dashuri per veten tone, te na dhembi cdo lot dhe te na gezoje cdo buzeqeshje e jona, te germojme thelle ne shpirt e ne zemer dhe te ringjallim pishtarin e optimizmit, qe here-here shuhet nga lotet e dhimbjes……
Une besoj tek une…. Po ti?!!!
(Autorin e vërtetë të këtij publikimi e kisha të pamundur ta gjeja në internet, me gjithë shumësinë e herëve që ai ishte postuar, kryesisht në Facebook)