Gioachino Rossini u lind më 29 shkurt 1792 dhe u shua më 13 nëntor 1868. Ishte një nga italianët e kompozimit, i cili shkroi 39 opera. Gjithashtu krijimtarinë e tij muzikore e përbëjnë dhe muzika kishtare, muzika e dhomës, këngë, dhe disa pjesë për piano. Veprat më të mira në repertorin e tij operistik përfshijnë, “Il barbiere di Siviglia” (Berberi i Seviljes), “La gazza ladra” (Hajduti llafazan), William Tell etj.
Rosini lindi në një familje me tradita në fushën e muzikës në Pesaro. Ai prezantoi operën e tij të parë kur ishte 13 vjeç. Në periudhën ndërvitase 1815 – 1823, Gioachino Rossini kishte vënë në skenë 20 opera. Nga keto “Otello” shënon kulmin në krijimtarinë e tij dramatike në opera. Në moshën 37-vjeçare, Rossini u terhoq nga jeta muzikore. Vitet e fundit i kaloi në Francë.
Pasioni tjeter i jetës së Gioachino Rossini, perveç muzikës, ka qenë kuzhina. Ai ka qenë po kaq virtuoz sa në muzikë ashtu edhe në gatim, aq sa edhe sot e kësaj dite përdoren disa receta të krijuara dhe të përgatitura prej tij. Thuhet se një herë kur Rosini kishte dal të blinte ushqime për të gatuar, pati një debat me një nga shitësit. Ky i fundit donte t’i shiste makarona gjenoveze, nderkohë që Rossini donte të blinte makarona napolitane. Më vonë kur shitësit i thanë se ai ishte Rossini, ai u përgjigj
-Rosini? Nuk e njoh mirë, por sikur ai të njoh aq mirë muzikën sa ç’njeh makaronat e tij, duhet të krijojë gjëra të bukura”.
Ndersa Rosini reagoi ndaj këtij komenti duke thënë që ishte një nga vlerësimet më të mira që kishte marr. Ky ishte Gioachino Rossini, mjeshtri i “Berber i Seviljes” nja prej veprat emblematike operistike. Deri në fundin e tij krijues, Rossini ka qenë kompozitori më popullor i operas. Por episodet nga jeta e mjeshtrit do të përmbushin në mënyrë plotësuese portretin e tij si artist, si kuzhineir, por mbi të gjitha si njeri.
Nga jeta e kompozitorit
*** Për çapkënllëqet e tij Rossinin e vogël e dërguan të punonte te një kovaç për t’i fryrë gjyrykut.
– E megjithatë, – u thoshte atyre që e ngacmonin, – ajo punë më ka ndihmuar shumë në punën time si muzikant.
*** Më 1852 Rossini shkoi për herë të parë në Paris. Atje i bëri vizitë një shokut të vjetër të shkollës, të cilin e gjeti mjaft të shqetësuar për të vëllain që shkonte ushtar. Po të kishte mundësi të paguante, ai mund të shpëtonte nga ushtria.
– Organizo një koncert për të, – i tha Rossini.
– Vetëm në qoftë se më ndihmon ti duke më shoqëruar në piano, – i tha miku nga Parisi, – ndryshe nuk do të arrij të marr as shpenzimet e koncertit.
Gioachino Rossini pranoi të merrte pjesë në këtë koncert. Ishte hera e parë që kompozitori i famshëm paraqitej para publikut të Parisit. Kjo bëri që shuma e mbledhur të ishte mjaft e madhe.
Kur miku i tij e kujtonte këtë sjellje të Rossinit i mbusheshin sytë me lotë.
*** Princi Karafa, autor i shtatëmbëdhjetë veprave teatrale, shihte se kur viheshin në skenë operat e Rossinit suksesi i rrëshqiste nga duart.
– Sa me fat është ai Rossini – thoshte Karafa, – nuk ka talent dhe ka gjithnjë sukses të madh. Kurse Rossini thoshte:
– Oh sa gjynah! Karafa ka një talent të madh, po ç’e do gjithnjë dështon. Një ironi si kundërpërgjigje e asaj smire.
*** Një natë të ftohtë dimri, ashtu i futur në shtrat, Rossini po shkruante një duet. Në këtë kohë një fletë i ra përtokë.
Nga që kishte ftohtë nuk lëvizi nga krevati për të marrë fletën, por shkroi edhe një duet tjetër. Ai thoshte se për një muzikant plot frymëzim nuk ia vlen të ngrihet për një duet. Pasi e kompozoi duetin tjetër i erdhi një shok në dhomë dhe i dha fletën që kishte rënë përtokë. Rossini i këndoi të dy duetet dhe i tha mikut që të zgjidhte atë me të mirin.
*** Gjithë Roma ishte mbushur me shpallje, për veprën e famshme, “Berberin e Serviljes”, kurse Rossini nuk kishte shkruar as një notë. Ai rrinte në një hotel së bashku me këngëtarët kryesorë që do të këndonin operën që ai ende nuk e kishte shkruar. Pesëmbëdhjetë ditë e ndanin nga dita e shfaqjes dhe Rossini nuk po vendoste të shkruante operën. Në një çast iu vu punës nga mëngjesi në mbrëmje. Ai bëri aq shumë zhurmë dhe rrëmujë saqë shumë shpejt në hotel nuk mbeti njeri. Edhe natën ai nuk la njeri që të mbyllte sy. Një ditë këngëtarët u paraqitën te Rossini për të protestuar, sepse rrinin atje prej kaq kohësh duke pritur operan e tij. Rossini i la të flisnin, pastaj u shpërndau fletë të ndryshme muzike dhe u tha:
– Ja pjesët tuaja.
Ato ishin notat e pavdekshme të kryeveprës botërore, “Berberit të Serviljes” që u shkruan në pak ditë për të mbetur monument operistik në historinë e artit.
*** Kur u dha shfaqja e “Otellos” së Rossinit, e cila pati shumë sukses, një anglez i’u lut mjeshtrit, që t’i jepte pelerinën e kaltër, që kishte sjellë me vete atë natë dhe ai do t’i paguante njëqind sterlina. Rossini ia dha pelerinën nëpërmjet shokut të tij dhe të njëqind sterlinat u’a dhuroi pjesëtarëve të korit.
*** Gioachino Rossini e adhuronte shumë Moxartin. Mbas partiturës së “Don Zhuanit” ai shkroi: “Shkrim i shenjtë”.
Kur i dha mikut të vet portretin e mjeshtrit, shkroi poshtë:
“Po ju jap një portret të Moxartit. Hiqni kapelën, ashtu sikurse bëj edhe unë përpara mjeshtrit të mjeshtërve”.
Poshtë një fotografie tjetër Gioachino Rossini shkroi për Wolfgang Amadeus Mozart: “Ai qe admirimi i rinisë sime, dëshpërimi i viteve të pjekurisë dhe ngushëllimi i kohës së pleqërisë”.
Ministrit Guizo, Rosini i tha:
– Për mua Ludwig van Beethoven është i pari i të gjithëve, por Moxarti është i vetmi.
* Gioachino Rossini punonte me zell dhe shumë dhe pasion shumë të madh për krijimet e tij. Kur kishte frymëzimin krijues asgjë nuk e pengonte.
“Vilhelm Teli”, – shkruante ai, është kompozua brenda pesë muajve, kur gjuante peshk në bregun e një kënete. Skena e përbetimit u skicua një mëngjes duke peshkuar, kur një krap i madh i mori peshkatarit grepin. “Cenerentola” u kompozua në mes të një grumbulli të madh miqsh që bisedonin me zë të lartë.
– Vazhoni ju lutem, – thoshte Rossini, – vazhdoni të flisni, në qoftë se ju do të ikni atëherë mirupafshim frymëzim.
*** Njërit që po lavdëronte “Vilhelm Telin” Gioachino Rossini i’u përgjigj:
– Lëre “Vilhelm Telin”, mos e përmend, se si ajo oper mund të shkruajë kushdo, por një “Berber Sevilje” nuk do të mund të shkruajë asnjë, as edhe zoti vetë.
*** Një prej trilleve të mjeshtrit të madh, Gioachino Rossini, ishte se nuk donte të shkelte në tren dhe në anije me avull. Karroca me kuaj ishte i vetmi mjet me të cilin ai udhëtonte.
Megjithatë pranë shtëpisë së Rossini kalonte një linjë hekurudhore, ku mbi njëqind herë në ditë lokomotivat kalonin para dritares së tij duke lëshuar fishkëllima shurdhuese dhe gjëmim shkundullitës.
*** Shpesh Gioachino Rossini i merrte motivet nga operat e tij të mëparshme. Në operën “Otello” pas fillimit të marshit funebër që përcjell Desdemonën në varr një mik i tha:
– Ky është motivi i shpifjes te Berberi!
– Po mirë, ku është e keqja? – u përgjigj Rosini, – Desdemona a nuk vdiq nga shpifjet?
*** Kur po vihej në skenë “Tankredi”, një këngëtare kapriçoze i tha mjeshtrit se kavatina e ‘saj nuk i pëlqente dhe se ai duhet të shkruante një tjetër. Dhe Rossini i tha:
– Në djall të venë këngëtarët. Pastaj u kthye në shtëpi më humor të prishur. Atij shërbëtori i tha se do të hidhte orizin në tenxhere por mjeshtri donte që zierja të mos zgjaste më shumë se pesë minuta. Ndërkohë Rossini hoqi pallton e madhe, u ul në piano dhe kompozoi kavatinën për këngëtaren kapriçioze përpara se shërbëtori t’i sillte orizin në tryezë. Kështu Rossini përfundoi kavatinën e dëgjuar: “me shumë të rrahura zemre”, e cila u quajt prej tij edhe “arja e orizit”.
***Rosini i kishte borxh një peshkshitësi por nuk kishte që ta shlyente. Peshkshitësi i tha Rossinit se kishte shkruar një poezi dhe do të shlyhej me të në qoftë se do ta vinte në muzikë.
– O ç’ide origjinale, – thirri Rossini, – ma jep poezinë.
Pastaj i muzikoi vargjet të cilat më vonë i futi në operën e tij: “Laraska vjedhacake”.
***Mbreti i Portugalisë, që i binte violinçelit, luajti me veglën e tij përpara kompozitorit. Kur monarku mbaroi e pyeti Rossinin:
– Hë, si t’u duk?
– M’u duk, – i tha Rossini – se për një mbret nuk ishte keq. Por për aq sa ata bëjnë nuk duhet t’i japin kujt llogari.
*** Një mbret iu lut Gioachino Rossinit që t’i jepte mësime në harmoni. Kur nxënësi me kurorë mbreti i solli Rossinit ushtrimet që kishte bërë i kërkoi mendimin e tij. Ai nuk i vuri re shumë gabimet dhe i tha: – Është bërë si prej mbreti.
*** Më 1864 një baron shumë i pasur i dërgoi Rosinit si dhuratë pak rrush nga vreshta e tij më e mirë. Mjeshtri i shkroi:
“Faleminderit, rrushi juaj ishte shumë i mirë, por nuk më pëlqen ta pi verën me pilulë”.
Atëherë baroni i dërgoi një arkë të madhe me rrush.
Një njeri i pasur e pyeti Rossinin sesi një konservator si ai kishte mundur të gjente nota aq të forta revolucionare tek opera “Vilhelm Teli”.
Kur po kompozoja këtë operë, – u përgjigj ai, – ndjeva në vetvete me të vërtetë diçka që më ekzaltoi. Po të kishte shpërthyer revolucioni, do ta kisha marrë edhe unë pushkën në krah.