Ai bën pjesë në misteret e botës, në kureshtinë e studjuesve të fushave të ndryshme, sikurëse nxit edhe dyshues për vërtetësinë e këtij dorëshkrimi që ka mbetur ende një rebus.
Dorëshkrimi Voynich e mori emrin e vet nga Wojnicz një person me origjinë ruse, që e bleu atë në Fraskati për dyqanin e tij në Londër, nga Jezuitë të Kolegjit të Villa Mondragone në vitin 1912. Libri, i shkruar në pergamenë, përbëhet prej tekstit, i një gjuhe të panjohur, si dhe një sasi të konsiderueshme ilustrimesh me ngjyra, që përshkruajnë subjekte të ndryshme, si bimë, lule, yje, diagrame, ampula, shishe, gra të zhveshura.
Në këtë dorëshkrim gjendet “gjithçka”, kjo të çon në dyshime, mister dhe një mijë hipoteza mbi origjinën e librit dhe natyrën e saj. Teoria e sotme është se dorëshkrimi ishte hartuar si false në shekullin e gjashtëmbëdhjetë, për të kryer një mashtrim nga ana e Edward Kelley astrolog dhe magjistari falsifikator dhe filozofit brilant anglez John Dee kundër Rudolf II. Arsyet nuk dihen. Por kjo është vetëm një pjesë e misterit.
Origjina
Jemi në vitin 1912. Jezuitët kanë nevojë për fonde për restaurimin e vilës në Fraskati Mondragone dhe vendosin për të shitur tridhjetë vëllime antike të bibliotekës së tyre, duke përfshirë edhe dorëshkrimin misterioz.
Brenda dorëshkrimit të Voynich ishte vendosur një letër e Johannes Marcus Marci (1595-1667), rektor i Universitetit të Pragës dhe mjek mbretëror i Rudolph II të Bohemisë, ai ka dërguar librin në Romë me mikun e tij Athanasi Kircher për ta deskriptuar. Kircher nuk arrin ta deskriptojë atë. Letra, mban datën “Pragë, 19 gusht 1665” (ose 1666), në të cilën Marci pohuan se e ka trashëguar dorëshkrimin mesjetar nga miku i tij Perandori Rudolf II, i cili e ka blerë atë për 600 ducats (një shifër shumë e lartë). Këtu duket mashtrimi i Dee dhe Kelly.
Datimi i tekstit është ende i diskutueshëm, por mendohet mesi i shekullit të gjashtëmbëdhjetë dhe shtatëmbëdhjetë.
“Dorëshkrim Voynich, i njohur në mbarë botën si libri më misterioz në botë, është ende i vetmi libër i shkruar gjatë Mesjetës dhe ende nuk është deshifruar. Dorëshkrim përmban imazhe të bimëve ashtu si shihet dhe është i shkruar në një gjuhë që nuk i takon ndonjë sistem alfabetik të njohur. Libri, shkruar mbi pergamenë viçi, është mjaft i vogël: 16 cm i gjerë, 2.2cm i trashe, dhe 4 cm i gjere. Ai përbëhet nga 102 fletë, prej një totali prej 204 faqeve. Fillimisht duket qe ka pasur 116 flete, por qe me kalimin e kohes 14 flete jane bere te padukeshme ne qartesi.
Ne cdo faqe ka mbishkrime qe shoqerojne vizatimet me ngjyra,ku përshkruhen subjekte të ndryshme, si planete, etj e për këtë arsye jane zgjedhur si pika referimi për nënndarjet ne pjese të ndryshme, në varësi të subjektit te ilustruar:
* Pjesa I (faqe 1-66):nenkuptohet botanika,përmban 113 vizatime të bimëve të panjohur.
* Pjesa II (faqe 67-73): quhet astronomike ose astrological, ka 25 diagrame me tregues te yjeve. Ne njohim disa nga shenjat e zodiakut. Edhe në këtë rast është disi e vështirë perr te arritur ne kuptimin e verte dhe se c’fare duhet te mesojme nga kjo pjese.
* Pjesa III (faqe 75-86): nomenklatura eshte quajtur biologjike,per aresye të pranisë së figurave të shumta te femrave nudo.
Menjëherë pas kësaj ka një fletë e palosur gjashtë herë, që përfaqëson nëntë medalione me imazhet e figurave te yjeve dhe paksa të ngjashme me qelizat, rrezet apo petalet.
*Pjesa IV (faqe 87-102):kapitulli i drogës, për shkak të imazheve me ampula dhe shishe me forma te ngjashme me ato të bombolave të pranishëm në barnatoret e lashtësise.
Në këtë seksion ka edhe vizatime bimesh të vogla me rrënjët, me sa duket per ilaçe bimore. Seksioni i fundit i dorëshkrimeve Voynich fillon me fletën 103 dhe vazhdon deri në fund. Nuk ka imazhe te bera, qe te ben te besosh se ky është një lloj indeksi. Libri me doreshkrime Voynich, nga i cili nuk ka asnje kopje, tani ruhet në librat e rralla ne Beinecke te Bibliotekes se Universitetit Yale,ne Shtetet e Bashkuara, e cila mban numrin katalogut “MS 408.”
Përpjekjet për të dekriptuar
Çfarë është ky dorëshkrim? Çfarë janë ato fotografi? Shumë vende, janë përpjekur për të zgjidhur misterin. Ja disa prej tentativave:
1921 – William Newbold Profesor i Filozofisë Mesjetare në Universitetin e Pensilvanisë. Ai ofron një proces të përpunuar dhe arbitrar me të cilën përkthen tekstin, i cili sipas tij është shkruar në gjuhë latine të “maskuar” nga Roger Bacon.
1940-1950 – Joseph Martin Feely dhe C. Leonell Kriptograf. I Aplikojnë dokumentit një sistem dekriptimi të zëvendësueshëm, duke u përpjekur të përfitonin një tekst me shkronja latine të qarta. Kjo përpjekje ka prodhuar një rezultat të pakuptimtë. Dorëshkrimi ka qenë rezistent edhe me analizën e ekspertëve të US Navy kriptografik.
1945 – William F. Friedman. Profesor nga Uashingtoni është në Grupin Studimor Dorëshkrimeve Parë Voynich (FSG). Por rezultatet e tij kërkimore hynë në një rrugë qorre.
1976 – William Ralph Bennett. Profesor në Yale University. Studio përsëritjen e shkronjave dhe fjalëve dhe thjeshtësinë leksikore dhe entropinë shumë të ulët të tekstit.
1978 – John Stojko. Filolog amator. Ai besonte se kishte njohur në gjuhën e librit zanoret e larguara.
1987 – Leo Levitov-Fizikant. Ai ia atribuon tekstin heretikëve Cathar, mendohet se ai kishte gjetur një përzierje të gjuhëve mesjetare të Europës Qendrore. Megjithatë, teksti nuk përputhen me kulturën Cathar, dhe përkthimi nuk ka kuptim.
2004 – Gordon Rugg. Shkencëtar. Rrjeti i Cardano, i krijuar në 1550 nga Girolamo Cardano, metodë e mundshme e përdorur për të prodhuar tekstin. Metoda përbëhet mbivendosje e karaktereve të një teksti. Dyfishimi errëson pjesët e panevojshme të tekstit, duke lënë mesazhin të dukshëm. Në këtë mënyrë shkrimtari anonim do të ketë bërë tekstin shumë shpejt duke filluar nga një rrjet i vetëm i vendosur në pozicione të ndryshme. Një tekst i përmasave të tilla është shumë e vështirë të arrihet pa një metodë të këtij lloji. Rugg arrin në përfundimin se dorëshkrimi është i rremë dhe nuk përmbajnë ndonjë mesazh të fshehtë të koduar në tekst.
11 nëntor 2009 – Richard Rogers. Ekspert kompjuteri. Ai nuk ka të njëjtin mendim. Rogers zotohet që ka një zgjidhje.
Publikohet dhe hidhet në qarkullim dorëshkrimi Voynich
Por së fundmi, shtëpia spanjolle e botimit, “Siloe” ka marrë të drejtën e riprodhimit fizik të 898 kopjeve. Deri më tani janë porositur 300 kopje, secila 8 mijë dollarë. “Siloe” merr përsipër të riprodhojë besnikërisht çdo imazh, ilustrim, ashtu siç paraqitet në origjinal. Një arsye është padyshim biznesi, fitimi. Një tjetër është shpresa sesa më shumë njerëz do të kenë në dorë librin, aq më shumë do të rriten shanset e dekodifikimit të tij. Sipas analizës së karbonit, letar e dorëshkrimit daton në shekullin e 15-të, ndonëse shkrimi mbi të mund të jetë hedhur në shekullin e 16-të. Libri ka një histori të vetën, rindërtuar jo në mënyrë shteruese:
Mendohet se është realizuar si vepër nga shkencëtari anglez, Roger Bacon dhe ka qenë në posedim të astrologut John Dee. Libri më tej kaloi në duart e Perandorit Rudolph II i Gjermanisë për t’u zhdukur deri sa u gjet në Romë në një kolegj jezuit.
Dorëshkrimi ka 240 faqe, 113 prej të cilave, të parat, përmbajnë vizatime botanike që nuk korrepsondojnë me asnjë bimë të njohur deri më sot. Pjesa e dytë përmban femra nudo pranë tubave të çuditshëm, përshkrime të bimëve mjekësore etj..Ka patur spekullime se i gjithi është një mashtrim, por një analizë e vitit 2013 gjeti se shpërndarja e fjalëve dhe grafemave i jep kuptim një gjuhe konsistente. Në nëntor edhe univeristeti i Yale do të hedhë në qarkullim versionin e tij.