Teshtimë është një veprim gjysmëautonom dhe konvulsive i dëbimit e ajrit nga mushkëritë përmes hundës dhe gojës. Zakonisht teshtima shkaktohet nga grimcat e huaja irrituese në mukozën e hundës. Teshtimë janë të shkakësive të shumëllojshme, por ato që janë më të zakonshme mbeten teshtimat alergjike dhe ato virale. Provokues të tjerë të këtij çlirimi lidhet gjithashtu me ekspozimin e papritur në dritë të ndritshme, ndryshimet e papritura të kushteve atmosferike, por edhe ndonjë infeksion viral, i cili gjatë teshtitjes shpërndan bashkë më qindrat e grimcave të pështymës mikroorganizma të dëmshëm për shëndetin.
Pse themi “shëndet” kur teshtijmë
Sa herë që ne teshtijmë, dikush thotë menjëherë “shëndet”, pra është një zakon tashmë që secili prej nesh e ka. Në fakt, ky është një zakon në të gjitha vendet e botës, për shembull në Britaninë e Madhe, kur dikush teshtin, thuhet “bless you”, që do të thotë “bekime”. Por, përse ndodh që dikush, i cili ndodhet në një ambient me ne, të reagojë menjëherë kur teshtijmë dhe të na urojë shëndet? E keni pyetur ndonjëherë veten përse ndodh? Në fakt, teshtima e ka origjinën në vitet 1346, në kohën e pandemisë së madhe të njerëzimit, murtajës, e cila u mori jetën miliona njerëzve në Europë dhe Azi. Teshtima ishte një nga shenjat e para të kësaj sëmundjeje të rëndë. Kjo është arsyeja përse sa herë dikush që teshtinte, njerëzit pranë tij i uronin shëndet, jetë të gjatë apo bekimin e Zotit.
A duhet mbajtur teshtima?
Më shumë se një e treta e femrave e mban teshtimën për arsye edukate. Teshtima konsiderohet si jo elegante, veçanërisht kur je në shoqëri. Por, gabim nga këndvështrimi mjekësor. Në këtë mënyrë krijohet presion në sinuse, i cili i shtyn agjentët e sëmundjes në sinuse apo madje në drejtim të veshit të mesëm. Aty mund të krijohet një inflamacion. Vetëm kush teshtin me një ‘apshu’ të fortë, shporr mikrobet nga hunda. Megjithatë, duhet që personi i sëmurë të bëjë kujdes gjatë teshtimës duke kthyer kokën në anën tjetër dhe duke përdorur një shami hundësh. Përndryshe viruset lëshohen si raketë për disa metra në dhomë. Mjekët këshillojnë të vërehen mire sekrecionet e hundës. Nëse ato janë të verdha apo të gjelbra, mund të tregojnë për një infeksion bakterial. Atëherë duhet mjeku. Shfryrjen e hundës bëjeni lehtë, pa shumë presion. Mbani një vrimë të hundës mbyllur. Duhen larguar sekrecionet që mund të largohen lehtë, pa ushtruar shumë presion. Presioni i lartë mund të çojë sekrecionet e ngarkuara me viruse në çdo të shfryrë, drejt sinuseve. Fatkeqësisht, kalimi i një viroze nuk të bën imun ndaj të tjerave. Ka rreth 200 viruse të ndryshme, të cilat konsiderohen si shkaktar sëmundjesh. Nëse trupi sapo ka luftuar me sukses një virus, mundet që teorikisht, të ndjekë menjëherë një infeksion tjetër me një lloj tjetër virusi. Mbrojtja më e mirë nga riinfektimi është forcimi i sistemit imunitar. Dhe kjo arrihet me anë të një ushqimi të pasur me vitamina dhe sa më shumë lëvizje.