“Për mua, një demokraci më e mirë është një demokraci ku gratë jo vetëm kanë të drejtë të votojnë dhe të zgjedhin, por edhe të zgjidhen”
Michelle Bachelet, kryetare e UN Women, ish Presidente dhe Ministre e Mbrojtjes e Kilit, për New York Times
“As zinxhirët e diktaturës as vargonjtë e shtypjes nuk mund të mbajnë poshtë për një kohë të gjatë, forcat e lirisë”
Angela Merkel, Kancelare e Gjermanisë, gjatë një shkëmbimi dollish me Presidentin Obama
“Nëse e ke mendjen vetëm të të pëlqejnë, atëherë do të jesh e përgatitur të bësh kompromis me gjithçka dhe në çdo kohë, dhe nuk do të arrish asgjë”
Margaret Thatcher, e para Kryeministre femër e Britanisë, në një intervistë për Press Association
“Për të bërë paqe, duhet të jesh udhëheqës i pakompromis. Për të bërë paqe, duhet që edhe të mishërosh kompromisin”
Benazir Bhutto, e para grua e zgjedhur që udhëhoqi një komb mysliman si Kryeministre e Pakistanit, në librin “Reflektime të punës drejt paqes”
“Nuk është pushteti që korrupton, por frika. Frika e humbjes së pushtetit korrupton ata që e kanë dhe frika e kamzhikut të pushtetit korrupton ata që i nënshtrohen atij”
Aung San Suu Kyi, udhëheqe birmaniane pro demokracisë, në librin e saj “Liria nga frika”
“Cilindo titull apo post që jemi të privilegjuar të mbajmë, në fakt është ajo që bëjmë, ajo çka na bën këta që jemi… Secili prej nesh duhet të vendosë se çfarë lloj njerëzish duam të jemi – çfarë lloj trashëgimie duam të përcjellim”
Mbretëresha Rania Al Abdullah e Jordanisë në “Konferencën e Grave”
“Arsimi është transformues. Ai ndryshon jetë. Prandaj njerëzit punojnë kaq shumë për t’u arsimuar, dhe prandaj arsimi ka qenë gjithmonë çelësi i Endrrës Amerikane, forca që fshin ndarjet arbitrare të racës dhe klasës dhe kulturës dhe çliron potencialib që Zoti i ka dhënë çdo njeriu”
Condoleezza Rice, Ish Sekretare Shteti në Ceremoninë e Diplomimit në Boston College
“Lumturia nuk është objektiv, ajo është një nënprodukt. Paradoksalisht, një mënyrë e sigurtë për të mos qenë të lumtur, është që të krijojmë një mënyrë jetese ku kënaqim plotësisht dhe ekskluzivisht vetëm veten tonë”
Eleanor Roosevelt, ish Zonjë e Parë në librin e saj “Mëson duke jetuar”
“Një prej mësimeve me të cilët jam rritur është që gjithmonë të jesh e vërtetë me veten dhe të mos lejosh askënd që të të shpërqëndrojë nga objektivat e tua. Dhe kështu që, kur dëgjoj sulme negative apo të rreme, me të vërtetë që nuk investoj aspak energji në ta, sepse unë vetë e di se kush jam”
Michelle Obama, Zonjë e Parë, në një intervistë për Marie Claire
“Përmasa e ëndrrave të tua duhet të kalojë gjithmonë kapacitetin tënd aktual për t’i arritur ato. Nëse ëndrrat nuk të trembin, atëherë nuk janë të mëdha sa duhet”
Ellen Johnson Sirleaf, Presidente e Liberisë, në ceremoninë e diplomimit në Harvard / Bota.al