Nga Albert Vataj
Jeta dhe vepra e këtij gjeniu ka kaluar përmes shumë peripecish dhe sfidash. Vështirësitë dhe problematika, me të cilat ai u përball, që në garancitë e jetës, deri te publikimi i vlerave krijuese, nuk e mposhtën. Ai u ngjit ngadalë në yllin e tij të famës, për të mos zbritur që atje atëditë e sot.
Johannes Brahms u lind më 7 maj 1833 në Hamburg, Gjermani dhe vdiq më 3 prill 1897 Vjenë, Austri. Nga shumë kritikë, Brahms është konsideruar si një nga kompozitorët më të mëdhenj gjerman të shkullit XIX. Për shumë njohës të muzikës ai ishte pasardhësi i denjë i Ludwig van Beethoven, ndërsa simfonia e tij e parë “Prima Hans fon Bylov” u përkufizua si Sinfonia e X-të e Beethovenit. Që në moshën 10-vjeçare ai mrekullonte këdo që e dëgjonte kur luante në piano. Kur ishte vetëm 13-vjeç Brahms ndihmonte familjen me të ardhura nga fitimet që nxirrte duke interpretuar në lokale të ndryshme në Hamburg të Gjermanisë.
Babai i Johannes Brahms ishte një muzikant i aftë që të interpreton në flaut, violinë dhe kontrabass. Ai i dha krijuesit dhe kompozitorit të madh mësimet e para për muzikë, duke e njohur me notat. Johannes ishte mjaft i lidhur me nënën e tij, dashuri e cila u forcua akoma me shumë pas ndarjes së prindërve. Respekti ndaj familjes do të ishte aq i madh saqë edhe pas vdekjes së atit, ai do të kujdesej për njerkën e tij. Përveç një shkolle mjaft të mirë, babai vendosi që ai të ndiqte disa kurse për piano, në mënyrë që në të ardhmen të ishte një artist sa me fuqishëm profesionalisht.
Në vitin 1853 u njoh me artistin e madh Joszef Joachim, me të cilin do ta lidhte një miqësi e ngushtë. Nga Joachim ai u njoh me Robert Schuman. Miqësia me Schuman dhe pasioni për Clara Schuman, 14 vjet më e madhe se ai në moshë, nuk e braktisën asnjë herë. Kur Brahms asistoi për herë të parë në një koncert të maestro, Franz Listz ku e zuri gjumi, e megjithatë ata u bënë miq dhe zhvilluan një turne së bashku. Pas ishte i pranishëm në disa koncerte, në faqet e “Noje Cajtscrift fyr Muzik”, Shuman nuk hezitoi të cilësonte Brahms-in, si një gjeni të muzikës. Pas disa kohësh në Dyzeldorfi, në vitin 1857, me transferimin e Klara Shuman në Berlin, Brahms u zhvendos në Hamburg ku përveç kompozimeve merrej edhe me drejtimin e një kori femrash.
Në vitet e rinisë një nga kohëkalimet më të parapëlqyera të Brahms, ishin shëtitjet e gjata nëpër parqe. Përvoja si drejtues korit i shërbeu kur shkoi në Detmold e më pas në Singakademi të Vjenës. Megjithëse mjaft i njohur si pianist, ai nuk kishte fituar famë si kompozitor, ndërsa të ardhurat e tij me sa duket nuk ishin të mjaftueshme duke qenë se pas punës si drejtues kori thuhet se fshiheshin shuma të majme parash.
Historia e tij prej beqari lidhet me mosqenien një kompozitor për opera nëpërmjet një batute të thënë nga vete Brahms, që ka pohuar se: «Për mua të shkruash një opera është po aq e vështirë sa martesa, por më shumë mundësi pas një përvoje të parë do ti përvishesha punës për një të dytë…
Shpresat e Johanes Brahms ishin tek karriera, ai dëshironte një vend pune, dhe shpresat që kjo dëshirë e tij të bëhej realitet u rritën nga vlerësimet e mëdha që mori për dy serenatat orkestrale, Variacionet e Handel në piano dhe kuartetet e pianos.
Në vitin 1862 kur priste lajme për një vend pune në Hamburg, Brahms mori një ofertë për të qenë drejtor i “Akademisë së Muzikës në Vjene”. Gjate kësaj kohe, takohet me Wagner, por qëndrimet e kundërta bënë të mundur që midis tyre të mos ekzistonte asnjë lloj miqësie. Përveç koncerteve personale, kompozitori gjerman ka zhvilluar turne të shumtë në Evropën veriore dhe atë qendrore si dhe filloi të japë mësime pianoje.
Qëndrimi në Austri e frymëzoi në krijimin e perlave të tjera muzikore, për të cilat ai u tregua shumë i ngathet kur flitej për ti vënë në skenë. Megjithatë vlerësimet që mori dhe dashuria për kryeqytetin austriak, bënë që në vitin 1868 të vendostë që të qëndronte përfundimisht në Vjene.
Dëshira e Brahms për të pasur, një pozitë zyrtare u plotësua serish më 1872 deri në vitin 1873, kohë gjatë së cilës punoi si drejtor i “Vienna Geselshaftskoncerte”, por impenjimet e punës nuk e lejonin të realizonte deri në fund dëshirën e tij me të madhe, që ishte kompozimi. “Rekuiemi gjerman”, kompozuar në vitin 1869 dhe Variacionet e Shën Anton Korales në vitin 1873, i siguruan atij jo vetëm famë ndërkombëtare por edhe siguri financiare. Në 20 vitet e fundit të jetës vendosi t’i kushtohej kompozimit me kohë të plotë duke realizuar. 3 simfoni ku spikaten “Koncert për violine”, “Koncert n. 2 për piano”.
Në vitet e fundit të jetës, Brahms kompozon një serë kryeveprash, si Simfoninë e parë dhe e dytë dhe koncertin për violinë. Në vitin 1885 kompozon simfoninë e katërt. Pesë vite më vonë nuk kompozoi më, por vazhdoi arranxhimet e pjesëve të tij instrumentale, i frymëzuar nga klarinetisti Richard Muhlfeld. Menjëherë pas vdekjes së Clara Schuman, Johanes Brahms ndahet nga jeta, nga sëmundja e kancerit, me 3 prill të vitit 1897, në moshën 63-vjeçare dhe u varros në varrezat e Vjenës, aty ku prehen muzikantë e tjerë me emër.
Estetika e Brahms –çka e bën atë një nga muzikantët më të mëdhenj të shekullit të XIX- shkrihet në një miks formash klasike të mbështetur mbi një njohuri të madhe polifonike, dhe një shpirt romantik.