Kjo ese është ngritur mbi një libër që është botuar së fundi për këngëtarin e famshëm Bob Dilan. Libri “Bob Dylan: Prophet, Mystic, Poet” nga Seth Rogovoy synon të tregojë se kush është në të vërtetë këngëtari i njohur dhe pse ai është aq i rrallë për komunitetin hebre… Është nga të rrallat herë, kur një artist shikohet në këtë përmasa…
Nga RON ROSENBAUM*
Më 1978, Daniel Matt, një student i sapodiplomuar duke udhëtuar drejt Indisë i shkroi një letër Gershom Scholem, një profesori 80 vjeçar, që kishte dhënë Misticizmin Hebre në Universitetin hebraik të Jeruzalemit. Letra synonte të shtronte për diskutim eksperiencat, planet e tij ambicioze për të përkthyer tekstin qendror të misticizmit hebre, Zohar dhe mbi të gjitha rreth një çështje e cila lidhje me Bob Dilanin, një personazh, që ai hamendësonte dhe shpresonte se Scheloem do mund ta vlerësonte.
Unë po ju nis bashkë me këtë letër edhe librin Përafërsisht Bob Dylan, autori i të cilës beson se Dilan është shumë i tërhequr nga burimet Kabalistike qoftë ndërgjegjësisht dhe pandërgjegjësisht (çfarëdo që të kuptohet me këtë). Teza ime nuk e mban ujin e tepërt… Le të mbetet si duhet që ju ta mendoni, por libri është ende interesant kur e merr si një kolazh i tërë dhe do t’ju japë juve edhe një perspektivë hippie mbi Robert Zimmerman (që ka qenë dhe emri i vërtetë i Dilan).
Scholem iu përgjigj menjëherë:
Përshkrimin tuaj të detajuar mbi udhëtimet tuaja në Lindje dhe eksperiencat tuaja atje me shumë shokë dhe gurus, dua t’ju them se i kam lexuar me shumë interes….Vetëm se kush ishte apo është ky Robert Zimmerman, që quhet
Bob Dylan? … Ju lutem më bëni me dije nëse ai është Hebre. Zimmermans ndahen 50% në Hebrej dhe goyim…Ajo që mund të prisni nga muzika ime është, për fat të keq, asgjë megjithëse ia dal disi, kur kam kënaqësinë e dëgjimit të “Blonde on Blonde” apo edhe më shumë ngashnjimit të “Desire”. Por, titulli i “Highway 61” nuk ngre asnjë dëshirë më të shumtë tek unë. Me sa duket jam shumë i vjetër për të.
“Kush ishte apo është Robert Zimmerman, i mbiquajturi Bob Dilan?” A ishte ai Hebre? Një pyetje e mirë! Qysh prej fillimit të karrierës së tij si Bob Dylan, ai që do të quhej më vonë Zimmerman, duhet thënë se ka pasur një lidhje të veçantë misterioze , të vazhdueshme, disi të ndarë, por shpesh misterioze me Hebrenjtë dhe Judaizmin. Për shumë Hebrej (dhe Kristianë gjithashtu) ai është bërë gati një figurë virtualisht mesianike. Në librin e tij “Bob Dylan: Prophet, Mystic, Poet”, Seth Rogovoy e portretizon atë si një lloj profeti biblik madje deri në rendin e Isaiah apo Jeremiah.
Nuk jam duke e ekzagjeruar devocionin ndaj tij që i ngjan një kulti të tyre e të cilin mua më duhet ta quaj “the Bobolators” (pas “Bardolators” të Shekspirit. Megjithatë gjenden ende shumë komentatorë brilantë të cilët janë të aftë të ndajnë grurin nga egjra, por ka dhe shumë të tjerë për të cilët këtu s’ka shumë byk, nga ata të cilët çdo fjalë e tij dhe linjë në çdo lirikë vlen të ndiqet. Edhe pse kjo nuk ka rëndësi nëse është thjesht rastësore apo e rëndomtë, duket se është si një gjë krejt e ndezur e domethënies që flet me një autoritet hyjnor dhe me një si shkëlqim të poezisë së shifruar.
Ai është zgjedhur për tu quajtur si një nga këngëtarët popullorë shekullarë hebrenj që shikohet si i aftë për të sjellë Mesianizmin e nëse jo thjesht atë Marksist, një si ungjill social drejt Paganizmit me këngët e tij të protestës. Ndërsa disa ende mëdyshojnë në lidhje me ndryshimin e emrit të tij, realisht duhet thënë se “Zimmerman” duhet të ketë shërbyer si personazh i “I Woody Guthrie” një gjë të cilën ai e ka krijuar vetë. Dhe duhet thënë se realisht veprimi “I Woody Guthrie” ka funksionuar. Ka funksionuar kaq mirë saqë ky djalë hebre i klasës së mesme nga Hibbing, i Minnesota-ës, kaloi si një lloj endacaku Okie. Natyrisht që talenti e ka luajtur një pjesë: “Song to Woody,” e Dilan është në të vërtetë shenja e parë që ai tregoi se ishte i aftë për të lidhur bukurinë transcedentale, që në mënyrë shumë decisive shenjoi diferencën e tij nga gjithë të tjerët në të Greenwich Village faux Okies.
Kjo vazhdoi, derisa ai u lodh nga ky veprim dhe rroku zjarrin e vërtetë që përcillte rock’n rol elektrik, duke iu drejtuar publikut deri sa të arrijë të qajë për tradhtinë dhe në fund të lëshojë klithmën: “Juda!” Kjo klithmë e famshme “Juda” u dëgjua, kur Dilan e lëshoi një akt të tillë si mesazh të vërtetë me kitarën e tij elektrike në koncertin e vitit 1966 në Royal Albert Hall (tashmë në atë që njihet si Live 1966 dhe që argumentohet si një nga albumet e Dilan që janë më të mira live të tij). Dhe kur ju mendoni për të, ajo është edhe si një akuzë për atë që ai ishte vërtetë Juda për Jezusin e tij.
Ai ishte tmerrësisht i mirë në rock’n roll-in elektrik dhe në këtë kohë madje ekziston edhe ka një periudhë kur ai shkruan në mënyrë të pandërgjegjshme këngë vërtetë të mëdha, me një alkimi të cinizmit nihilizmit, psikodelicizmit dhe me atë humorin e tij të zi aq absurd: Shkreptima dhe filigrami i “Highëay 61 Revisited”; apo tingulli i “Mërkurit të hollë fin” (si do ta përshkruante njëherë vetë Dylan) e “Blonde mbi Blonde”. Unë sërish besoj se ky ka qenë një nga momentet e kulminacionit më të madh transcendental me një kryevepër të pastër, si mbeti ajo që njihet si “Blood on the Tracks”. Në këto dy albume të para, veçanërisht dikush që rreket të gjejë nj udhë tjetër mund ta rivendosë në një kontekst të vërtetë historiko/kultural shekullor Hebraik: Lëvizja e gjerë e “humorit të zi” Hebre, fillesa e së cilës shtrihet në një horror absurd të Holocaust, që nga Lenny Bruce deri te Joseph Heller dhe nga Norman Mailer deri te Philip Roth.
Por ashtu si Matt që i shkruante Scholem, në të njëjtën kohë disa Hebrej kanë dashur që gjithmonë ta bëjnë atë që ta ketë më shumë prezente mëshirën tradicionale Hebraike dhe Rogovoy është më i fundit, që e trajton në libër. Duhet që të thuhet se ata që punojnë në vreshtat e Dylanology-së (Dhe unë jam duke punuar me dashjen time tek ai) i detyrohen realisht Rogovoy një borxh të madh për gjurmimin bindës të shumë fjalëve të Dilan, qoftë rreshtave por edhe aluzioneve të tëra nga burimet biblike që neve nuk i kemi vërejtur dot. Por a duhet vallë që ne, në këtë mënyrë, të presim që Dilan të sillet me veten sikur të jetë një artist në mënyrë krejt specifike hebre?
Rogovoy përpiqet ta bëjë rastin më të ndjeshëm në gjërat më të rëndësishme rreth Dilanit dhe kërkimit për hebraizmin e tij. Madje edhe kur Dilan u konvertua në Kristian, Rogovoy vazhdon të na sigurojë se ai dhe këngët e tij mbeten më shumë hebreje. Dhe, pas një periudhe kohe, apo pas një veçantie, e cila lidhet me periudhën Kristiane të fund viteve shtatëdhjetë dhe kur u arrit të kalohen vitet tetëdhjetë-kur Dilan u pa në telethonat e Chabad Lubavitcher dhe po atëherë edhe më shumë privatisht në shërbimet e Chabad mbi të gjithë hartat, më në fund filloi të dukej vërtetë sikur Dylan kishte gjetur përfundimisht shtëpinë e tij në sektin mesianik Hasidik.
Por atëherë, mbase edhe për fatkeqësinë e Rogovoy, tamam atëherë kur ky libër shpalli hebraizmin esencial të Dilan që tashmë duhet edhe të botohej, vetë Dilan bëri një njoftim që edhe ata si puna ime, që kishin kohë që nuk çuditeshin më nga zgjedhjet e Dilan, filluan tashmë të shokoheshin. Hebreu i Rogovoy “Profeti, mistiku, poeti” tashmë kishte qëllimin të nxirrte një album “tradicional” për Krishtlindjet, të titulluar “Krishtlindje në zemër”. Po ne të gjithë e dimë mirë (ashtu si edhe Garrison Keillor na e kujtoi ne fare pa takt pak më parë ) se ishin vërtetë Hebrenjtë ata që kishin shkruar shumë nga këngët e tij Krishtlindjeve, për shumicën e vargjeve të llojit shekullar “Krishtlindjet e Bardha”. Në këtë album Dilan na sjell këngë të vërtetë devocioni, përfshirë këtu edhe “O Come All Ye Faithful.”
A mund të ketë në gjithë këtë një lidhje në mes të librit të Rogovoy dhe një Albumi Krishtlindje? Rogovoy është tejet i pamëshirshëm në gozhdimin e çdo nxjerrje të shprehjeve të Dilan në disa prej burimeve Biblikale apo Talmudike apo kabbalistike, që vetë Dilani mund t’i ketë njohur në disa nivele dhe që ai kishte për t’i marrë dhe vendosur në shtratin e tij të Prokrustit thjesht prej mëshirës për të mirën. Kjo është më shumë një lidhje metaforike sesa një teori biografike. Por nëse ju shikoni videon “Must be Santa” nga Krishlindjet, i cili është në Albumin e Zemrës (Deri tani gjëja më e mirë aty) ju do të shikoni vërtetë një djalë Dilan, i cili në mënyrë të dëshiruar përpiqet të ikë nga një parti Krishlindje dhe e pështjellon vetveten përmes gotës së vetë Vendit të Gjykimit për tu arratisur.
Ky është Dilani: më shumë një artist që do të arratiset sesa një predikues. Ishte Dilani ai që na tregoi se ai u bë “armiku i vetes/ me po atë shpejtësi që predikon”. Megjithëkëtë, burimet e gjuetisë së Rogovoy ishin kaq të pamëshirshme, dikush thjesht të përkulet në pagjeninë e tij ndërsa ai kapet në çdo rresht të Dilanit që mund të mendoni, ashtu si një flutur e vdekur. Në rezervat e burimeve të tij biblike, mbeta veçanërisht i impresionuar nga pasuria e aluzioneve të historive davidike që ai gjen në çdo moment. Nga ana tjetër, Dilan ka qenë i përshkruar në mënyrë të saktë si një “laraskë”, me imazhet e kapura dhe aluzionet e çdo lloj konteksti, ashtu si edhe ndodhin mbi to. Dhe ajo që Rogovoy shikon si mëshirë mund të jetë edhe një llafazaneri-mëshirë. Një aspekt më pak i kontestuar i gjithë kërkimeve të shembujve të Rogovoy është thellimi i tij në pikturat e detajuara që tani shkrihen dhe i kemi në risjelljen hebraike të Dylan. Rogovoy na tregon se Zimmermans ishin “në qendër të jetës hebraike në Hibbing,” dhe se bari i të riut Robert arriti të tejkalojë që në fillim edhe regjistrimin e rekordeve në atë hotel lokal.
Vërtetë që ne e dimë se Dilan mbeti shumë i preokupuar me Zotin. Për këtë ka një pasazh në librin e Rogovoy nga një intervistë e bërë të Dilan (kjo ishte në fund të viteve ’70 dhe intervistuesi ashtu si mund ta merrni me mënd isha unë). Dilan ishte duke diskutuar sëmundjet e botës moderne, dhe në fytyrën e tij pashpjegueshmërisht pa shprehje dukej e njëjta shprehje me atë që shikohej në Cover-in e revistës Time që pyet “A ka vdekur Zoti?”
“A mendoni se kjo ishte një gjë e përgjegjshme për tu bërë?”më pyeti Dilan me një nënvizim mbi përgjegjësinë, që e bën atë si vërtetësisht të zemëruar apo po bënte shaka-apo të dyja bashkë. Atëherë, papritmas ai shtoi” Çfarë mendon Zoti për këtë? Dua të them se nëse do të ishe ti Zoti, si do të pëlqente të shikoja për atë që shkruaja dikur për veten”! Ishte e këndshme kjo, sepse Dilani përpiqej të ndjente dhimbjen e Zotit duke kërkuar që në fillim çështjen e vërtetë të Dilan te Zoti: sesi ai e ndjente?
Ndoshta tërheqje më e madhe e librit për publikun është racionalizmi i Rogovoy për periudhën e Krishtit të Dilanit. Kuptohet kur flasim për nxjerrjen e Krishtit jashtë Krishtlindjeve. Duke marrë parasysh se ai vjen drejt asaj që ai vetë e quan “shpallja më direkte e Dilanit për besimin kristian” në lidhje me albumin e Slow Train Coming. “Lirika e publikuar zyrtare ‘When You Gonna Wake Up’ (Kur Ju do të ngriheni) që e ka kënduar vetë ai, ‘There’s a Man upon a cross and He’s been crucified (Atje gjendet një njeri që është i kryqëzuar)/ Do You have any idea why or for who He died? (A ja keni idenë se pse apo pse ka vdekur ai)’”.
“Por, na thotë Rogovoy, sikur ai të ketë zbuluar vetë rrugëzgjidhjen “në regjistrimin e këngëve aktuale të Dilanit: ‘There’s a man on the cross and he’s been crucified for you / Believe in his power that’s all you gotta do.” (Gjendet një njeri në kryq dhe ai është kryqëzuar për Ju/ Besoni në fuqinë e tij që të gjithë t’ia dilni). Veçmas asaj që është një deklaratë e drejtpërdrejtë ajo na tregon se kryqëzimi është rruga e vetme drejt shpëtimit. Por prisni! Rogovoy na kërkon shpesh edhe që të errësojë rrallësinë e shprehjes së Dilanit nëse ka aty ndonjë didaktikë të pakalueshme:” Vargu kërkon që të ketë theksin në fund të këngës: asnjë gjë e cila vjen që përpara nuk e përgatit një dëgjues që të ketë lidhje me këtë deklaratë besimi; nuk ka ndonjë rast që të jetë bërë dhe që të na drejtojë neve tek kjo si një konkluzion logjik (apo allogjik); ajo është praktikisht një non sequitur ashtu si shfaqet dhe në këngë”.
Ju mund ta shikoni atë duke djersitur. Por është thjesht një ndjesi jo e vërtetë që asgjëja e përgatit dëgjuesin apo mbase ajo s’është më non sequitur. Është më shumë kulmimi që vetë Rogovoy nuk mund t’i qëndroj më. Ai ia mohon Dilanit të vërtetën, ngatërresën apo ajo që ishte një persona atëherë, sepse ai përfaqëson egërsinë e korracuar të tezës së Rogovoy. Ky sofizëm transparent (“i mbërthyer” mund të jetë “konkluzioni triumfant” i një personi tjetër) që e lejon Rogovoy të shmangë konfrontimin me kërkimin e shpirtit të Dylan.
Akoma ka dhe diçka tjetër këtu. Mbetet dhe ajo që Daniel Matt, tani si përkthyesi i shquar i Zohar, më ka shkruar në email:
Për shumë vjet Unë e kam nderuar Dilan. Unë rastësisht edhe i jam referuar atij si Baba Di-lan, që në gjuhën Aremaike do të thotë “Porta jonë” për besimin dhe diturinë. Për disa arsye të ndryshme, unë e kam dashur atë të ishte thellësisht shumë hebre, pavarësisht sesa ishte ai në të vërtetë. Ndjeja se ai i shikonte gjërat drejt e në realitetin e tyre të ashpër, se vizioni i tij profetik depërtonte direkt e në thelbin e gjithçkaje dhe se gjenia e tij poetike e aftësonte atë që t’i ndante gjërat me të tjerët.
Për Autorin
Ron Rosenbaum, është një editorialist për Slate, është autori i Explaining Hitler dhe The Shakespeare Wars, dhe është duke punuar një libër për Bob Dylan për Yale University Press.
Përktheu nga origjinali Ben Andoni