"Dante dhe Virgjili në ferr" nuk është një nga punët më të famshme të piktorit, por është një nga më të preferuarat e artdashësve, është një realizim i përkryer i kapërcyellit të shtresëzimeve në artin viziv. Më shumë se një dëshmim ngjethëse i ferrit, atij që përfytyrohet kësisoj si një tmerr, ajo është një dëshmuese e trajtesës që piktori i ka bërë "Ferrit" të Dantes me gjithë komponentët shprehës.
E njohur si "Dante dhe Virgjili në ferr", është piktura e parë e krijuesit francez, Eugène Delacroix dhe një nga veprat që sinjalizonte një ndryshim në karakterin e pikturës narrative nga Neo-klasicizmit drejt lëvizjes romantike. Kjo punë ka përfunduar në vitin 1822 dhe aktualisht gjendet e ekspozuar në Musée du Louvre , Paris.
Eugène Delacroix është piktori që gjatë punës së tij krijuese aplikoi të gjitha teknikat e vizatimit, duke u bërë kështu një nga pararendës e të gjitha shkollave të artit të shekullit të XIX. Veç, "Dante dhe Virgjili në ferr", ndër pikturat më të njohura të tij janë "Skena nga masakra e Cios", "Liria në barrikada", "Gratë e Algjerit", etj. Eugène Delacroix, vdiq më 14 maj 1863.
"Dante dhe Virgjili në ferr" është një pikturë që ilustron këngën e XIII të Ferrit, nga "Komeia Hyjnore" e Dante Aligerit. Një ngjyrë plumbi, mjegull e errët dhe flakërima që kaplojnë qytetin e të vdekur, formojnë sfondin ku poeti Dante përshkruan një kalim tmerri me varkën e tij në lumin Styx. Ai në këtë udhëtim është i shoqëruar nga poeti frymëzues i antikitetit, Virgjili. Në këtë pikturë, francezi Eugène Delacroix mëton se si varka e tyre çanë me vështirësi në ujërat ku pluskojnë shpirtra të munduar.