Nga Albert Vataj
Albert Ajnshtajni vdiq më 18 prill të vitit 1955 nga një aneurizëm të aortës abdominale. Ai kishte kërkuar që trupi i tij të digjej, por në një incident të çuditshëm, patologu Thomas Harvey arriti të hiqte trurin e njeriut më të famshëm të shkencës, gjatë autopsisë dhe e mbajti atë me shpresën për të zhbllokimin sekretet që fshihte kjo masë e qullët prejnga kishin marrë udhë ato kreshta mendimesh, para së cilave edhe sot përulemi me ndjenjën më të thellë të respektit dhe mirënjohjes. Pas miratimit ngurrues nga djali i Albert Ajnshtajnit, Harvey, i cili zbazi shumë kohë të dendësuar nga kureshtia, masa trunore e prerë në copa u vu në dispozicion të shkencëtarëve për hulumtime.
Nga analizat e bëra të masës trunore të Albert Ajnshtajn janë pikasur disa dallime detajesh që përvijezojnë diferencat. Pas autopsise, shkenctari Thomas Harvey i ka hequr trurin, për ta ndarë në 240 seksione e për ta analizuar në mikroskop.
Ndryshe nga sa besohet, dimensionet e trurit ishin me të vogla sesa mesatarja dhe për më tepër shfaqte të gjithë shenjat e moshës. Këto mbetje të trurit jane ruajtur dhe disa dhjetra vite me vonë, disa studiues kërkuan të bënin një analizë të re dhe në vitin 1985, risia erdhi persa i takon lobit parietal. Te dhena me te medha dalin ne vitin 1999, kur krahasohen qelizat gliale (zoteronte një numër jashtezakonisht të larte) dhe neuronet. Në vitin 2009, Universiteti i Florida analizon serish rastin dhe konfirmon peshen mesatare të trurit të Ajnshtajnit rreth 1 kg e 230 gr, por disa zona kanë diferenca në krahasim me një tru të zakonshëm, për numrin e përkuljeve. E një madhësie më superiore, në krahasim me mesataren, rezultoi levorja parafrontale: kjo është zona që percakton përqendrimin, ose ajo që duhet t’i ketë dhëne jetë koncepteve gjeniale të Ajnshtajnit.
Analize e detjuar e një prej mendjeve më të jashtezakonshme të të gjitha koherave, ishte dhe mbeti për një kohë relativisht të gjatë si themeli i enigmës, deshifrimi i së cilës do të mund t’i çeltë njeriut dyert e mëdha të njohjes së një botë të mbetur kyçur.