Pashkët është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së Tij në kryq. Kësisoj është shpjegimi që popullon në shumicë krektuesit e kësaj feste. Por ka edhe argumente të tjera, të cilat e përplotësojnë kuadrin e festimeve, duke e bërë atë një manifestim gezmimi dhe hareje, njëkohësisht edhe njohurimi dhe dijeje.
Pashkët dhe shpjegimi hebraik
Pashkët nuk janë asgjë tjetër përveç kalimi i mistershëm i Jezu Krishtit nga jeta tokësore nëpër mes vdekjes në jetën e pasosur. Kjo festë krishtere rrjedh nga festa hebraike “pasha” (“peseh”), përkujtimi i madhështor i kalimit etërve të tyre nga skllavëria e Egjiptit, nëpër Detin e Kuq, në liri kah toka e premtuar. Ndodhia e Besëlidhjes së Vjetër është përfytyrimi i çlirimit i njeriut nga skllavëria e mëkatit, vdekjes, varrit, shkatërrimit të përjetshëm. Nuk mbet fjala e fundit e varrit as rrasës së varrit por jetës nëpërmes Jezu Krishtit.
Hebrenjët duke kremtuar Pashkët e presin edhe çlirimin përfundimtar që Hyji do ta realizojë nëpërmes Mesisë. Me tjera fjalë Pashkët hebraike e kanë domethënien e trefishtë: kujtimin e çlirimit nga skllavëria e Egjiptit, së dytit përkujton se Hyji është në veprim në popullin e vetë dhe së tretit, zgjohet shpresa se do të vijë çlirimi përfundimtar nëpër mjet Mesisë. Kurse natën e Pashkëve e kremtofshin në shenjë të pritjes: një ulëse ishte e zbrazët; që e pretë Mesinë, dhe dyert e hapura që mos të kalojnë. Po ashtu edhe Jezusi e ka kremtuar për çdo vit, veçanti para mundimeve ishte e fundja. Shpëtimtari i pritur rri në ulësen për ta realizuar premtimin e Zotit dhe shenja të bëhet realitet. Në tryezën e tij ishin të gjitha elementet e darkës hebraike: qengji, barishtat e hidhta, vezët, haroshet , gota e besëlidhjes dhe bukët e parura, kurse neve na i lënë dy shenjat e fundit: bukën, që është Korpi i tij, që flijohet për neve si fli, dhe kelkun me verë, kelku i gjakut të tij, i besëlidhjes së re dhe të amshuar. Që do të derdhet për të gjithë njerëzit në shpërblim të mëkateve. Kjo në të ardhmen do të bëhen darka e Pashkëve të Izraelit të ri “prej gjitha gjuhëve, njerëz dhe popujve”. Dhe urdhëron që bëhet në përkujtimin e tij.
Kremtimi i Pashkëve
Kremtimi i Pashkëve nuk bazohet në Bibël. Megjithatë, nëse i hedh një sy historisë së Pashkëve, do të zbulosh domethënien e vërtetë të tyre-është një traditë e bazuar në rite të lashta të pjellorisë.
Emri: Një enciklopedi (Encyclopedia Britannica) thotë: «"Nuk dihet me siguri origjina e fjalës Pashkë [në anglisht Easter]. Prifti anglo-sakson i Përnderuari Bede i shekullit të 8-të e huazoi atë nga emri Eostre, perëndesha anglo-saksone e pranverës."» Të tjerë e lidhin me Astartën, perëndeshën fenikase të pjellorisë, ekuivalentja babilonase e së cilës ishte Ishtari.
Lepujt janë simbol i pjellorisë "që e kanë prejardhjen nga ceremonitë dhe simbolizmat e lashta të festave pagane të pranverës në Evropë dhe në Lindjen e Mesme" sipas Encyclopedia Britannica.
Vezët: Sipas një libri (Funk & Wagnalls Standard Dictionary of Folklore, Mythology and Legend), kërkimi për vezët e Pashkëve, që supozohet t’i ketë sjellë lepuri i Pashkëve, "nuk është thjesht një lojë për fëmijë, por gjurmë e ritit të pjellorisë"». Në disa kultura njerëzit besonin se zbukurimi i vezëve të Pashkëve "mund të sillte si me magji lumturi, begati, shëndet dhe mbrojtje".-Traditional Festivals.
Veshja e re për Pashkë: «"Konsiderohej e pahijshme dhe si rrjedhojë, sillte fat të keq ta përshëndetje perëndeshën skandinave të pranverës, ose Eastrën, me rroba që s’ishin të reja."» -The Giant Book of Superstitions. Ritet për lindjen e diellit: Këto lidhen me rite të lashta të adhuruesve të diellit «"që i kryenin në ekuinoksin e pranverës, i cili mirëpret diellin dhe fuqinë e tij të madhe për t’i dhënë jetë të re çdo gjëje që rritet"».-Celebrations-The Complete Book of American Holidays.
Një libër (The American Book of Days) e përshkruan më së miri origjinën e Pashkëve: «"S’ka asnjë dyshim se Kisha e hershme përvetësoi zakonet e lashta pagane dhe u dha atyre domethënie të krishterë."»
Lepuri dhe Pashkët Katolike
Në qendër të Evropës, në Munih të Gjermanisë, ndodhet një muze origjinal ku ruhen koleksione lepujsh pashke nga e gjithë bota. Atje ka më shumë se 2 mijë të tillë. Lepujt, së bashku me vezët e kuqe, duket filluar që nga shekulli i 16-17, janë simboli kryesor i Pashkëve të Mëdha për të gjithë të ashtu quajturit të Krishterë. Dokumenti i parë, ku përmendet ky simbol, është Trakti i Vezëve të Pashkës. Në këtë trakt, Gjeog Frank fon Frankenay pohon se lepujt janë bërë simbol i Festës Pranverore të Pashkës sidomos ne Elsas.
Po çlidhje ka lepuri me Pashkët?
Historia e shenjtërimit të kësaj kafshe të butë i ka rrënjët në lashtësi. Lepuri ka qenë shoqëruesi numër një i Easterës. Me pjellorinë e tij mahnitëse, ai simbolizonte vazhdimësinë e sigurt të llojit të vet.
Ka edhe një shpjegim tjetër: Festa e Pashkës vjen të dielën e parë pas Hënës së plotë, që pason barazimin e ditës me natën në prill dhe lepuri mendohet se është kafsha e Hënës. Në Evropën Mesjetare, ishte mbisundues mendimi se vezët e kuqe të Pashkës i sjell pikërisht lepuri. Që në atë kohë, u krijua tradita që të endeshin qilima të vegjël, ku të pikturoheshin lepuri dhe shporta me vezë pranë. Pelegrinët i merrnin këta qilima me vete kur niseshin për rrugë. Qarkullonte një legjendë se lepujt i fshihnin ato vezë në kopshte dhe fëmijët shkonin e i gjenin. Që nga ajo kohë, lepuri është bërë një nga personazhet për fëmijët. Edhe sot në ditët tona ëmbëltoret vazhdojnë të përgatisin çokollata e ëmbëlsira si lepuj. Sipas disa statistikave vetëm në Gjermani shiten për pashkët dhjetë mijë ton lepuj-çokollata.
Sa shumë ndryshime që janë bërë nga qëllimi fillestarë i festimit të Pashkës.