Ata i ngjajnë shkrepëtimave të dritës në një sfond të errët. Kaplojnë kohërat dhe nguliten thellë në nevojën e gojtarisë dhe ligjërimit, narracionit dhe performancës. Në shoqërinë e tyre gjithnjë ka diçka mistike që të bashkëshoqëron. Jo vetëm ngasja në lojën ballafaquese të sfidës së mendimit dhe shprehjes, por edhe finesa komunikuese, i bëjnë shprehjet latine gurët më të ndritshëm në gjerdanin e maksimave dhe frazeologjisë. Jo gjithnjë fjalët e arta kanë vlerën e arit, por asnjëherë pasurimi i leksikut tonë me këto thesare të mendjes njerëzore, nuk është i tepruar. Ata, siç na kanë bashkëshoqëruar në kryeveprat klasike, na joshin edhe sot me forcën dhe thjeshtësinë që ofrohen. Shprehjet latine, jo shumë të përdorura, kanë qenë dhe janë pararendësit e dijve shndritës që llamburisin në qiellin e pafundmë ku ëndja jonë për dijen dhe të bukurën gjendet gjithnjë e magjepsur.
Acta, non verba.
– Vepëra, e jo fjalë.
Acti labores iucundi
– Vepërat e kryera janë të kënaqshme.
Ama et fac, quod vis.
– Duaj dhe puno çka dëshiron.
Amicus certus in re incerta cernitur.
– Miku i mirë njihet në ditë të vështirë.
Amor vincit omnia.
– Dashuria sundon të gjitha.
Beata vita perfecta sapientia efficitur.
– Jeta e lumtur krijon mençuri të përkryer.
Carum est, quod rarum est.
– Shtrenjtë është, ajo cka është rrallë.
Claude os, aperi oculos!
– Mbylle gojën, hapi sytë!
Cuius regio, eius religio
– E kujt është toka, e ati është edhe feja
Demon est Deus inversus.
– Djalli është e kundërta e Zotit.
Dum spiro, spero.
– Për deri sa marr frymë, shpresoj.
Ego sum, qui sum.
– Unë jam, ai që jam.
Fortes fortuna adiuvat.
– Fati i ndihmon guximtarët.
Hodie mihi, cras tibi.
– Sot mua, neser ty.
Historia est magistra vitae.
– Historia është nëna e jetës.
In vino veritas.
– Në verë është e vërteta
Labor omnia vincit.
– Puna sundon të gjitha.
Lex mihi ars
– Për mua arti është ligj.
Lex prospicit, non respicit.
– Ligji shikon përpara, e jo mbrapa.
Manus manum lavat.
– Dora dorën e lanë.
Medicus curat, natura sanat.
– Mjeku mjekon, natyra shëron.
Medio tutissimus ibis.
– Në mes është më së miri
Memento mori.
– Mendohu se do të vdesësh.
Mors ultima ratio.
– Vdekja është e vërteta e fundit.
Nemo nascitur sapiens, sed fit.
– Askush nuk ka lindur i mençur (dijetar).
Nomen est omen.
– Emri është shenjë (simbol).
Non scholae, sed vitae discimus.
– Nuk mësoj për shkollën, por për jetën
Oderint, dum metuant.
– Le të me urrejnë, vetëm të më frikësohen.
Omne animal se ipsum diligit.
– Çdo qenie e gjallë e do vetën.
Omnia tempus habet.
– Çdo gjë ka kohën e vet.
Ora et labora.
– Lutu dhe puno.
Pacta sunt servanda.
– Marrëveshjen duhet ta respektosh
Pecunia non olet.
– Parasë nuk i vjen era
Post nubila Phoebus.
– Pas reve del dielli.
Qualis rex, talis grex.
– Si është bariu, ashtu është grigja.
Quis custodiet ipsos custodes?
– Kush do ta ruan rojtarin?
Quot capita, tot sententiae.
– Sa njerëz, aq befasi.
Sic est in fatis.
-Ashtu është fati.
Si vis amari, ama!
– Në qoftë se dëshiron që të duan, atëherë duaj edhe ti!
Si vis pacem, para bellum.
– Në qoftë se dëshiron paqe, përgatitu për luftë!
Sunt pueri pueri, pueri puerilia tractant.
– Fëmijët janë fëmijë dhe bëjnë gjëra fëmijërore.
Tempus fugit!
– Koha ec!
Ubi bene, ibi patria.
– Ku më është mirë, aty më është atdheu.
Vae soli!
– Vaj vetmisë!
Verba volant, scripta manent.
– Fjalët fluturojnë, shkrimet mbesin.
Veritas amara est.
– E vërteta është e hidhur.
Vinum bonum, pax in domum.
– Vera e mirë, paqe në shtëpi.
Vulpes pilum mutat, non mores.
– Ujku qimen e ndërron, vesin kurrë.
Militia est vita homini super terran!
– Jeta e njeriut në këtë tokë është luftë!
Minus loquax inimicus ofendit quam tacitus.
-Armiku llafazan me pak ofendon se sa ai qe nuk flet!
Miser est qui amat
-Fatkeq është ai që dashuron!
Miserarum rerum portus est patientia.
-Durimi është shpëtim në rrethanat e vështira!
Ius et furi dicitur
-Edhe hajdutin i ndahet e drejta!
Tempora mutantur et nos in eis
– Kohërat po ndërrohen por edhe ne bashkë me to
Deus est intimior intimo meo!
– Zoti është më thellë në mua sesa unë në vetveten.
Vir sapit qui pauca loquitur
– Njerëzit e zgjuar flasin pak.
Qui vult dare parva non debet magna rogare
– Ai që jep pak, nuk duhet të pres t’i japin shumë.
Bis peccare in bello non licet
-Në luftë nuk të lejohet të gabosh dy herë.