"I huaji" është një roman i Albert Kamy, botuar më 1942. Tema e tij dhe botëkuptimi shtjellues është e shumëdebatuar dhe përmendur si shembulli i "filozofisë së absurdit dhe ekzistencializmit , edhe pse vetë Kamy personalisht e refuzoi këtë etiketim.
Edicioni i parë i këtij romani përbëhej nga 4,400 kopje dhe nuk ishte i menjëhershëm best-seller. Gjithsesi romani u prit mirë. Por një promocion të fuqishëm, për ta shndërruar atë në një roman simbol të filozofisë së absurdit, pikërisht në atë që e njohim edhe sot, bëri një shkrim i Jean-Paul Sartre, por edhe debateve të stuhishme të kritikëve dhe studiuesve të shumët. "I huaji" është përkthyer në shumë gjuhë të botës. Konsiderohej si një roman klasik i letërsisë të shekullit të 20-të. "Le Monde" e rendit atë në listën e 100 librave të shekullit.
Gjatë një këndvështrimi të vitit 1956, kritiku, Carl Viggiani shkroi: Në sipërfaqe, "I huaji" jep një pamje të qetë dhe shumë të thjeshtë, në shtjellim dhe trajtesë shkruese. Në të vërtetë, ai është një krijesë e dendur dhe shumë e pasur, plot me kuptime të pazbuluara dhe cilësi formale. Victor Brombert ka analizuar romanin e Albert Kamy duke u njimendësuar me Jean-Paul Sartre për kontekstin e aburdit filozofik. Louis Hudon, në analizën e tij të vitit 1960, ka hedhur poshtë karakterizimin e romanit, "I huaji" si një roman ekzistencialist.
Në një studim të vitit 1963, Ignace Feuerlicht, në këtë roman fillon me shqyrtimin e temave të tjetërsimit, në kuptimin e personazhit Merso, i cili është një "i huaj" në shoqërinë e tij. Në analizën e tij të vitit 1970, Leo Bersani komentoi se romani "I huaji" është "mediokër" në përpjekjen e saj të dështuar për të qenë "i thellë". Sipas tij ky roman është një ushtrim mbresëlënës, nëse e krahasojmë atë me "sivëllezërit" të promovuar në vitin 1950. Por jo vetëm kaq, vite më radhë, kritik dhe studiues të ndryshëm e analizuan këtë vepër. Disa prej tyre ishin: Terry Otten, Gerald, Ernest Simon, Richard Weisberg, Richard A Posner, René Girard, Kamel Daoud. Marrëdhënien e personazhit me nënën, aktin e tij të vrasjes dhe elementet e tjerë, janë subjekt analizues dhe trajtues. E ngjitin lart dhe e groposin thellë dhe sërish e ngjitin kuptimsinë dhe shtjellimin e kësaj vepre.
"I huaji" shkrimtari francez Albert Kamy rrëfen historinë e një njeriu i cili behet vrasës. Në pjesën e pare personazhi një beqar i moshës se mesme përshkruan ditët e mërzitshme derisa ndodhe një vrasje. Ai vret një arab. Në pjesën e dyte Merso (personazhi i romanit) rikujton kohen e kaluar në burg procesin gjyqësor dhe dënimin me vdekje. Ky roman i shkurtër ndahet në 3 vdekje. Fillon me vdekjen e nenës se personazhit në azilin e pleqve në Marengo. Në mes te tekstit pason likuidimi i arabit dhe në fund vdekja e Mersos. Në fjalën e fundit para vdekjes Merso shpreh dëshirën që me rastin e ekzekutimit te tij te vijnë sa me shume shikues dhe ta përcjellin ketë spektakël makaber me brohoritje urryese. Albert Kamy portretizon një njëri me pak kontakte sociale që jeton larg njerëzve dhe që nuk i lejon njerëzit ti afrohen. Ai mbetet i huaj ndaj vetvetes dhe ndaj te tjerëve.
Merso është një hero i absurdit. Ai nuk ndjehet i detyruar ndaj ndonjë fuqie metafizike apo Zoti. Ekzistenca njerëzore atij i duket e pakuptimte. Strukturat me te cilat njerëzit i japin kuptim jetës se tyre në përditshmëri ai i konsideron konstruksione arbitrare njerëzore. Rrjedhimisht para gjyqit ai mund te thotë se nuk e di ç'është mëkati. Ai pranon krimin, por jo fajin.
***
Vepra hedh ngjyra të ndryshme, duke prekur imazhin e protagonistit Merso me tërë koloritetin e absurditetit, dhe duke bërë një jetë të shfrenuar e të çuditshme. “I Huaji” kap dimensionin e thellë filozofik, dhe vështirëson gjendjen e lexuesit për ta kapur aq mirë. Studiusë arti thonë, për ta kuptuar “I Huaji”, do të duhej të ndeshesh me karakterin filozofik të Alber Kamysë, dhe ndërkohë vëllimin e një kapaciteti artistiko-letrar. Pra mbetet një punë e vështirë që lexuesi të kuptojë mirë e drejtë idenë e këtij romani, pasi mënyra se si shfaqet ajo është e ndërlikuar dhe e çuditshme. Thjesht kultivohen disa ndjenja që është rëndë për t’i sajuar në një libër.
Romani “I Huaji” zë një vend të veçantë në krijimtarinë letrare – filozofike të Alber Kamysë. Vepra është hartuar në një strukturë shumë çoroditëse, dhe po kështu është shkruar me një gjuhë specifike, si një tregim tejet i pikëlluar i historisë së njeriut, i cili nuk është i vetëdijshëm që t’i perceptoje gjerat si interesante dhe të domosdoshme me një lloj ndjenjë prekëse, prandaj s’është i zoti të kuptojë se ç’po ngjante rreth e përqark tij. Kjo figurë është pikërisht zotëri Merso, protagonist i këtij romani. Veprimi i romanit nis me telegramin që merr ai nga Drejtoria e shtëpisë së pleqve, ku e pat sistemuar të emën para tre vjetësh. Brenda tekstit shkruante se nëna e Mersos kishte vdekur dhe se varrimi i saj bëhej nesër. Çudia që ndodh përtej kufirit të çudisë është se zotëri Merso, këtë lajm e pret me një indiferencë të rrallë, gati – gati të pabesueshme. Një qëndrim i tillë mjaft intrigues, dhe i një natyre jo të natyrshme e shtyn brenda dilemës lexuesin dhe kritikë arti. Nuk parakuptohet as me mend si është e mundshme që një bir të mos derdhë as një pikë lot për humbjen e qenies më të afërt, më besnike e më të dashur në botë, për krijesën më të shtrenjtë që e ushqeu me gjakun e saj, ia fali jetën si një kujtim të bukur, dhe që e edukoi me aq kujdes e përkushtim. Kjo është një piramidë që lexuesin e fut brenda hamendjeve të thella, po dhe një mënyrë për të marrë vesh se notat e absurditetit mbizotërojnë tek Alber Kamy. Mersoja merr leje nga padroni të tij dhe niset në Marengo, ku ishte shtëpia e pleqve. Specifiteti dhe temperatura që mbetet e pandryshueshme tek veprimi i protagonistit Merso shquhet dhe për një indiference të detajshme. Në vend se të përqendronte tek shqetësimet dhe të ketë vëmendjen në fatkeqësinë që e kishte goditur rëndë, ai hiqet sikur fle një sy gjumë në autobus gjatë tërë udhëtimit. Për ta kuptuar se sa e çuditshme është sjellja e Mersos ndaj vdekjes së nënës dhe sa e vogël është dashuria e tij ndaj saj, vëremjë sapo marrim dhe i lexojmë këta pak rreshta:
“Kur ishte në shtëpi, nëna shkonte kohën duke më shoqëruar me shikimet e saj dhe duke heshtur. Ditëve të para, pasi qe vendosur në shtëpinë e pleqve, qante shpeshherë. Mirëpo këtë e kishte bërë si zakon. Sikur pas disa muajsh ta largonte dikush nga shtëpia e pleqve përsëri do t’ia këpuste së qari. Përpos të tjerash, edhe kjo ishte një nga arsyet që viteve të fundit nuk e vizitoja fare dot”.
Qëndrimi i tij indiferent ndaj së ëmës sikur nuk njeh kufi. Arrin në shtëpinë e pleqve, takohet me drejtorin, hyn me kapelë, komplet fare ashtu i çuditshëm, pikërisht hyn ku është vendosur kufoma e saj, mirëpo zemra dhe ndjenjat e tij të plasura në cepin e një hijeje të zezë, nuk ligështohen aspak. Në momentin që hyn me kapelë portieri, merret një formë shumë e trishtuese panorama e arkivolit, zbeh dhe ajrin nga absurditeti i tepruar. Mes tij dhe Merson lind një bisedë, duke vënë në radhë vetëm fjalë që s’kanë ndonjë cipë mençurie. Fazë e trishtimit psikik. Para kufomës së nënës, shohim Mersonë duke pirë qumësht me kafe, ndez cigare, për të tymosur tavanin e bardhë, dhe dhomën, ngaherë udhëton në gjumë, pastaj diku larg qenies së tij, kotet, hamendet me veprimet e tij, rrefuzon të shohë nënën e tij për herë të fundit. Ditën e varrimit të saj, zotëri Merso sillet në mënyrë të pacipë, dhe sikur hiqet se ka ardhur në varrimin e dikujt tjetër, dhe e ndjen veten tamam si I HUAJ. Pasi të kryhen ceremonitë e varrimit të gruas, fill pas ai shkon në plazh, lëshohet krejtësisht në aventura dashurie, jepet pas gjerave që nuk e pasqyrojnë mendimet e thella, sikur ka një jetë të dytë për të. Atje në plazh kalon prehje të këndshme me një shoqe të tij, duke biseduar për filmin e Fernandelit, duke u mbështetur pas aventurave naive, thjeshtë kalon një jetë të shfrenuar, duke mos menduar për të nesërmen e të pasnesërmen. Stilet e tij, dëshmojnë se ai është njeri që ndalet nga veprimet e tij, qoftë edhe pas ngjarjeve më të hidhura se kjo e nënës. Pushimi i tij do të dalë në dritë vetëm kur të përaqafohet nga disa rrethana që e çojnë larg jetës normale. Aty në plazh ai kotët goxha, dhe ballafaqohet me një skandal, duke vrarë një njeri. E mbyt pa asnjë shkak të mundshëm. Thjeshtë për të vepruar në një aftësi të pakontrolluar, krejtësisht të shfrenuar pas iluzioneve jetësore. Pas mbytjes së njeriut, ai do të ndeshet edhe me një burg, duke e pasuruar jetën e tij , edhe me një model të ri paraqitjeje, duke u përballur me burgun. Kështu, qëndrimi i tij në burg, para hetuesit, avokatit dhe ditën e gjykimit është më se i çuditshëm, dhe i bastarduar bythekrye. Ai vazhdon me të njëjtën sjellje të sillet edhe në burg, aq indiferente sa sikur ato s’kanë të bëjnë fare me kokën e tij. Merso këtu në burg dënohet me vdekje.
“Pasi kryetari ma kumtoi në një formë të çuditshme se do t’ma presin kokën në një shesh publik në emër të popullit frëng, atëherë m’u duk se e njihja ndjenjën që e lexoja ne fytyrën e secilit. Në fund fare avokati më pyeti a kisha për të shtuar diçka. U mendova. Thashë “Jo”. Pas kësaj më çuan”. Ndërkohë si mbetet gjë tjetër, përpos të vrasë mendjen që eventualisht të gjejë ndonjë mundësi e t’i shmanget kështu vdekjes së sigurt. Merso tani pjek mendjen për t’u kthyer në një stad tjetër, ndryshe nga ajo e absurditetit. Por ama minutat e fundit ai do të imagjinonte vdekjen a me kamzhik, me sëpatë, e deri tek makina e ekzekutimit. Ai tanimë bën përpjekje për t’i shpëtuar dënimit me metoda të reja, me projktligje, etj, etj.
Shpresë për të mbajtur Mersonë si një tip që ka ndryshuar rrënjësisht, duke shpresuar në faljen e vdekjes së qenies së tij, por puna është se vendimi ishte marrë përfundimisht, dhe kjo gjë nuk luhej dot.
Personazhet: Duke lexuar këtë roman, lexuesi njihet me një numër të konsiderueshëm personazhesh, të cilët Kamyja i ka pasqyruar me kujdes, duke i individualizuar, tipizuar, konkretizuar dhe emotivizuar. Kështu, Selesti përfaqëson tipin e pronarit të restorantit, padroni atë të kapitalistit, Emanueli – njeriun e punës dhe shokun, drejtori – njeriun energjik, zonja Merso – nënën, portieri – plakun e zellshëm, Tomas Pere – pensionerin, Mara kardana – aventuristen, Salamano – plakun e lënë, Rejmon Senteu – aventuristin, hetuesi, avokati, prokurori, kryetari i trupit gjykues, gazetarët, publiku, dhe prifti.
Duke analizuar tiparet e karakterit të Mersos, kuptojmë se ai përfaqëson njeriun absurd të Kamysë. Ai jeton në botën e absurditetit. Mersoja dhe shoqëria qëndrojnë njeri pas tjetrit diametralisht të kundërt. Ai e ndien veten si të Huaj, si qenie transite.