Pavarësisht se njohja e personaliteteve të mëdha të artit duke mbetur në plan të dytë, ka zhvendosur larg kureshtisë dhe ëndjes tonë dijetuese marrëdhëniet e bashkëkohësve. Pavarësisht se ata i njohim si të mëdhenjtë e të mëdhenjve, në jetën dhe veprimtarinë e tyre krijuese, sigurisht që kanë patur mosmarrëveshje, xhelozira profesionale, anshmëri rrethanore dhe armiqësi të pashpallura. Ndoshta kjo lëndë tensioni dhe fërkimi, ka bërë të mundur që të zgjojë brenda tyre më të mirën, gjenialen, atë që na magjeps edhe sot pas kaq shekujsh.
Kjo ndërkohje shtjellash të fuqishme, nervash të tendosura, përplasjesh dhe ngulmesh për të kapërthyen gjithnjë e më të epërmet nivele të shprehshmërisë ideoartistike Raffaelloja arriti që të përvetësonte më të mirën e asaj që kishte rrotull, qoftë kromatizmi i pasur i një veneciani, ëmbëlsia e Leonardos apo dinamizmi i Michelangelos. Duke admiruar dhe imituar në kohë të ndryshme, pa ndjekur kurrë skajshmërisht poetikën e të tjerëve por duke e përshtatur me natyrën e tij, Raffaello u paraqit si figurë e ndërmjetme, shembull për të ardhmen dhe personazhi i tretë në triadën ideale të gjenive të mëdhenj të Rilindjes.
Raffaello i ri qe tërhequr shumë nga risitë e po aq të riut, Michelangelo (mes të dyve kishte rreth tetë vite diferencë), duke arritur të trasferohej në Firence pikërisht për të admiruar, mes të tjerëve, kartonin e tij për Betejën e Cascina-s. Sapo mbërriti, Santi mundi të studionte me vëmendje Davidin monumental prej mermeri të piazza della Signoria, nga i cili nxori disa vizatime të veçanta. Disa Madonna të periudhës fiorentine rezultojnë të ndikuara nga skulpturat e Buonarrotit, si Tondo Pitti ose Tondo Taddei dhe, gjë mjaft e çuditshme, Madonna di Bruges, që nuk doli nga punishtja e artistit veç se për tu dërguar në sekret të plotë në Flandër. Ndoshta nëpërmjet ndërmjetësimit të mjeshtrit të tij Perugino, Raffaello-ja kishte arritur të hynte ku shumë fiorentinas nuk mundnin.
Admirimi për Michelangelon u trasformua në një përplasje të mirëfilltë artistike në kohën e qendrimit në Romë. Me gjasa nuk qe ata dy që u grupuan vullnetarisht kundër, por klima tej mase konkuruese e oborrit të papës, i tejnxehur me gjasa nga Bramantja, që kërkonte ta çonte ujin në mullirin e tij duke zhvlerësuar fiorentinin Michelangelo dhe duke promuovuar nga ana tjetër bashkëqytetarin e tij, Raffaello. Burimet papnore, sado të mëdha, nuk ishin megjithatë të pafundme dhe Bramantja, angazhoi në sipërmarrjen e vështirë të rindërtimit të Shën Pjetrit e vuri në plan të dytë projektin e varrit të Giulio-s së II, duke nisur çështjen e "tragjedisë së varrimit", që do ta mundonte për dyzet vjet. Në fakt, në një letër të vonë Michelangelo-ja shkroi: «Gjithë mosmarrveshjet që lindën mes papa Julio-s dhe mua, qe zilia e Bramante-s dhe e Raffaellos nga Urbino […] dhe kishte arsye të mirë Raffaello, që të mendonte se atë që kishte në art, e kishte nga mua».
Bramantja, duke gjykuar nga letrat dhe dëshmitë, kërkoi shpesh ta vendoste Michelangelo-n në dritë të keqe, ndoshta i shqetësuar nga talenti i tij i jashtëzakonshëm dhe nga interesi që ngjallte te papa, duke gjetur te Raffaello, sidoqoftë një aleat. Për shembull për shkak të praktikës së pakët të Buonarrotit në teknikën e afreskut tentoi që kubeja e Cappella Sistina ti besohej Santit.
Rivaliteti midis dy piktorëve solli shpejt në lindjen e grupimeve të mirëfillta, me mbështetës të njërit apo tjetrit, të cilëve ju shtua Sebastiano del Piombo, i marr nën mbrojtje nga Buonarroti. Megjithë tonet e ashpra të diskutimit, Raffaello tregoi se ishte i interesuar për risitë e Michelangelos në afresket e kubesë së Cappella Sistina, përveç përfshirjes së tij në një portret të Shkollës së Athinës, në vepra pasuese vërehen referime elokuente të Michelangelos, si te Profeta Isaia, i lavdëruar nga vetë Buonarroti, ose te Incendio di Borgo, ku trupat muskuloz në lëvizje të rrëmujshme çojnë drejtpërdrejtë te shembulli i tij.
Një monument i ri përballjeje lindi kur Giulio de' Medici vendosi ti besonte dy pala d’altare të mëdha Sebastiano del Piombos dhe Raffaellos. Leonardo Sellaio i shkroi Buonarrotit «Tani më duket se Raffaello do ta bëj rrëmujë botën që ai [Sebastiano] mos ta bëj, për mos tu krahasuar» (19 janar 1517). Michelangelo vizatoi me dorën e tij figurat kryesore të palas së Sebastianos (La Resurrezione di Lazzaro) dhe dy artistët në fjalë e vonuan dorëzimin e veprës për mos iu shfaqur rivalit. Më në fund Raffaello vdiq, duke lënë të famshmin Trasfigurazione, të përfunduar nga nxënësit e tij.