Vdekja nuk ka mëshirë, madje edhe atëherë kur ajo duhet të shuaj njëherë e përgjithnjë sytë më të bukur në botë. Ajo vjen kur nuk e pret, por kësaj here vdekja ishte ftuar në një takim që do të ishte ndoshta lajmi i këtyre ditëve. Një fund, i cili do ta bëjë 21-vjeçaren indiane, Raudha Athif, jo vetëm kryelajm në mediat e show-biz-it, por atë mbarë botërore, sepse ajo ishte thjeshtë vajza me sytë më të bukur.
Një modele dhe studente e mjekësisë që u shfaq para pak muajsh në kopertinën e Vogue dhe u dekorua nga presidenti i shtetit të saj me titull për këtë arritje është vetëvrarë në konviktin e fakultetit të saj në Bangladesh. Raudha Athif, 21 vjeç, student e vitit të dytë në Islami Bank Medical College në qytetin Rajshahi, u gjend pa jetë në dhomën e saj të mërkurën. Mahmuda Begum, kujdestare e konviktit të vajzave, u shpreh se ajo gjithmonë dukej e lumtur dhe se nuk mund ta besojë veprimin që ka bërë. “Isha në zyrën time, kur befas dëgjova zërat e vajzave nëpër konvikt. Pasi u ngjita menjëherë në kat të dytë pashë disa studente duke tentuar të hapnin derën e njërës prej dhomave”, ka thënë Begum. Dera ishte e kyçur nga brenda. “Menjëherë kuptuam se bëhej fjalë për një skenë vetëvrasjeje, megjithatë nuk mund të dalim në asnjë konkluzion pa parë analizat e autopsisë”, ka shtuar ajo. Fotoja që e ka bërë të njohur vajzën nga Maldive ka qenë ajo e shkrepur nga fotografi Sotti, i cili e quajti atë “vajza nga Maldivet me sytë ngjyrë gurkali”. Kjo foto bëri rrethin e internetit në vitin 2014. Ndërsa fama e saj u rrit edhe më shumë kur u shfaq në kopertinën e Vogue India në tetor të vitit që lamë pas. “Modelingu është më shumë një hobi sesa një profesion, sepse unë jam duke studiuar për mjekësi”, ka thënë ajo për Vogue.