As Dante Aligeri nuk do ta refuzonte që ky ferr të ishte pjesë e trillit të tij, pjesë e Komedisë Hyjnore”, pjesë e ndëshkimores së pamëshirshme të mëkatarëve. Megjithatë ferri në të gjithë përfytyrimet e veta, në të gjithë vizualizimet i ngjan një grope pafund zjarri ku shpirtrat e këqinj paguajnë shpagën. A është ajo gropë në mes të shkretëtirë së Turgmenistanit, ajo për të cilën flet Dante, apo përafërsisht ajo që përshkruajnë piktorë dhe shkrimtarë.
Një vrimë e thellë 20 metër dhe diametër 70 metër që digjet prej 40 vitesh. “Porta e Ferrit” në Turkmenistan pa dashje është shndërruar në një destinacion për mijëra turistë të huaj në vit.
“Porta e Ferrit”, e pagëzuar me këtë emër nga banorët lokalë, ndodhet pranë fshatit Derveze në shkretëtirën veri-perëndimore të vendit. Gjithcka nisi në vitin 1971 kur kërkues të ish-Bashkimit Sovjetik nisën kërkimet për gaz dhe naftë. Dhe ata kishin të drejtë. Nëntoka në këtë rajon të Turkmenistanit fsheh sasi të mëdha gazi. Por gjatë gërmimeve, toka u shemb duke formuar një gropë mbi 20 metër të thellë dhe me diametër prej 70 metrash. Nga ky incident nisi të çlirohej gaz metan, tepër helmues për njeriun, në mënyrë të pakontrolluar në sipërfaqje. Rusët menduan si zgjidhje ndezjen dhe djegjen e sasisë së gazit që çlirohej për të shmangur helmimin e banorëve lokalë. Në atë kohë ata menduan se flakët do të shuheshin brenda pak ditësh, e ndoshta javësh, por këtu gabuan. Sot kanë kaluar katër dekada dhe gazi që çlirohet në këtë pjesë të Turkmenistanit vazhdon të digjet. Flakët e “Portës së Ferrit” qëndrojnë ndezur që prej 1971. Me një shikim të shpejtë, kjo mund të duket si një skenë nga ndonjë film fantashkencor. Por kjo vrimë gjigande në zemër të shkretëtirës Karakum nuk është pasojë e ndonjë sulmi alien në Tokë. Është një krater i krijuar nga gjeologët dyzet vjet më parë dhe flakët vazhdojnë të digjen që prej atëherë. Mirësevini në Derwzee, në Turkmenistan, ose aty ku vendasit thonë se është “Porta drejt ferrit”. Gjeologët sovjetikë po gërmonin në këtë vend në vitin 1971, kur hasën në një shpellë të nëndheshme të mbushur me gaz natyror. Toka ku ata po bënin shpimin u shemb, duke krijuar një gropë me diametër 70 metra. Duke pasur frikë se kjo gropë do nxirrte gaz helmues, ekipi sovjetik vendosi ta digjte gropën. Ata shpresuan se zjarri do zgjaste disa ditë, por gazi vazhdon të digjet edhe sot. Në prill presidenti i këtij vendi premtoi se do e mbyllë gropën, që lëshon një dritë të artë që shihet për kilometra të tërë. Ende nuk është vepruar. Kjo zonë ka depozita të shumta gazi dhe nafte.