Klubi i pare futbollistik ne bote – Sheffield Football Club – u themelua me 1857 nga Kolonel Nathaniel Cresswick dhe Major William Priest, dy oficere ushtarake angleze. Shoqatat me te vjetra te futbollit jane: Anglia – themeluar me 1863. Skocia – themeluar me 1873/ Wellsi – themeluar me 1875/ Irlanda – themeluar me 1880/ Liga Angleze u themelua me 1888. Klubet e para ishin: Accrington (Old Reds): Aston Villa: Blackburn Rovers: Bolton Wanderers: Burnley: DerbyCounty: Everton: Notts County: Preston North End: Stoke City: West Bromëich Albion: Wolverhampton Wanderers.
Goli i pare i Liges – ne histori – u shenua ne 8 shtator, 1888, nga Jack Gordon, nje lojtar i Preston North End. Me 1880 Federata Angleze e Futbollit kishte 128 klube – duke përfshire dhe 6 nga Skocia!
Ndeshja e Pare Nderkombetare u luajt ne Glasgow, Skoci me 30 nëntor 1872 ku Skocia luajti kunder Anglise. Liga Skoceze nuk ishte themeluar ende – do themelohej pas tre vjetesh. Skuadra me te cilen Anglia luajti ishte skuadra me e vjetër Skoceze, Queen’s Park- themeluar me 1863. Lojtaret e pare profesionale ishin dy skoceze – John Love, dhe Fergus Suter, qe luajten per nje klub ne veri te Anglise te quajtur Darëen ne sezonin e 1879 – dhe ishin te paret ne histori qe u paguan per talentin e tyre futbollistik. Telegrafisht kjo është historia e lindjes së futbollit.
Por kush është e vërteta që tundi nga themelet futbollin këtë sport kaq popullor, këtë gjigand të ekonomisë
Klubi i parë në botë i futbollit është themeluar në Skoci në vitin 1924 nga një avokat i ri dhe miqtë e tij në Edinburg. Kaq ndoshta nuk është e mjaftueshme për të shkurorëzuar mbajtësin e deritashëm të atrubuteve atërore të futbollit, Anglinë. Por faktet e bëra publike kohët e fundit, ekzaktësisht një rregullore e një loje të quajtur “Foot-Ball”, shkundin nga themelet historinë e futbollit. Ndoshta një korigjim do të mjaftojë, që enciklopeditë të jenë më korrekte dhe literatura të jetë më serioze, në saktësinë dhe përcaktueshmërinë e një rendi të ri faktesh dhe të vërtetash që kanë lidhje me futbollin, kohën kur lindi ai.
“Foot-Ball” Club ka qenë aktiv në periudhën nga 1824 deri në vitin 1841, me rreth 300 anëtarë të regjistruar. Si organizata e parë e njohur në botë i dedikuar për futboll është një episod mjaft i rëndësishëm në zhvillimin e futbollit, por historia e saj e plotë nuk është thënë.
Przantuesi i këtij informacioni ndryshesash rreth të vërtetës, deklarohet se së bashkë me John Hutchinson po punojnë për në një histori të detajuar të klubit, bashkë me një biografi të themeluesit të saj, John Hope. Kjo nuk është vetëm një histori që dëshmon për lindjen e futbollit, ajo do të merret gjithashtu të bëjë vëzhgimet e duhura se çfarë ndikimi kishte në shoqërinë skoceze.
Historia na ka mësuar se futbolli ka lindur në Angli, por ka edhe raste kur dalin detaje të reja, që përmbysin një të vërtetë që ndoshta nuk ka qenë shumë e saktë. Gjithmonë është thënë se ka lindur në Angli, por ndoshta e kemi pasur gabim, pasi së fundmi vjen një lajm mjaft interesant për se ku nisi futbolli. Në Skoci është gjetur rregullorja e parë e një loje të quajtur “Foot-Ball”. Bëhet fjalë për një rregullore të vitit 1833 dhe të shkruar nga John Hope, i cili themeloi, “Foot-Ball” klubin e tij, plot 39 vjet para se të krijohej Federata Angleze e Futbollit. Hope që në atë kohë ishte një student në fushën e jurisprudencës, duket se meriton një vend nderi mes baballarëve të futbollit modern. Andy Mitchell, një kërkues që po përpiqet të hedhë dritë nga dokumentet që kanë dalë në dritë pak ditë më parë në Edinpburg është i sigurt për kontributin e tij. "Në dorëshkrimin e tij, ka 6 rregulla bazë, bëhet fjalë për një lojë që luhet duke goditur me shkelma një top, mes dy skuadrave, në një fushë dhe dy porta".
Cili ishte John Hope, babai i futbollit?
I lindur në 1807, ai ishte një avokat. Beqar dhe shumë i pasur. Të gjithë pasurinë e tij ai e ka vënë në dispozivion të idealeve dhe kauzave të tij, kryesisht humanitare dhe sociale, tek të cilat besonte dh aspironte
Marrëdhëniet e tij me fenë dhe alkoolin nuk ishin humë të ngrohta. Përkundrazi ai besoi në të tjera synime të shekullit XIX. Hope ishte shumë i apasionuar dhe veprues, kryesisht një reformator social, i cili foli për të varfërit dhe të shtypurit, madje ai udhëhoqi një fushatë për të futur të shtunën gjysmë dite pushim në Edinburg, gjithashtu dhe garantimin e kampingjeve dhe ekskursione për mijëra fëmijë të lagjeve të varfëra. Në veçanti, ai besonte në përfitimet e sportit dhe ushtrimet fizike, dhe lirshëm mund të përshkruhet si një avokat i besimit te aktiviteti fizik.
Në atë rregullore të 1830 janë mishëruar të gjitha bazat e një klubi sportiv: Rregullat e lojës, kontakti fizik, organizimi, uniforma e skuadrave, rivaliteti, respekti për anëtarët e tjerë, shpresa se ajo do të jetë më mirë javën e ardhshme, me përpjekje të kota për të rifituar rininë e humbur, pendimi për mostrajnimin e mjaftueshëm dhe e qeshura, shoqëria e një grupi të rinjsh të shëndetshëm dhe energjik të bashkuar për një qëllim të veçantë sportiv.
Të dhënat e përpiktë e klubit Hope u ruajtur në mesin e letrave të tij personale. Listat e anëtarësimit janë njerëzit e sërës lartë, duke filluar me kolegë avokatët, mjekët, studentët dhe ushtarët, që kanë luajtur futboll në mes të veteve 1824 dhe 1841. Kërkimet kanë çuar në njohjen e veprimtarisë ditore të këtyre anëtarëve. Si ata bashkërëndonin profesionin dhe angazhimin e tyre, punën me veprimtarinë sportive, me futbollin, duke ruajtur të pacënuar cilësinë e kontributit të tyre në sektorët kua ta punonin, madje duke qenë dhe shembull në shqëri.
Ka disa lidhje befasuese ndërmjet anëtarëve të Foot-Ball Club dhe gjeneratave të ardhshme të futbollistëve.
Këtu janë dy shembuj të shquar:
James Kirkpatrick, një fitues i FA Cup me Wanderers në vitin 1877 dhe kapiten i Skocisë në futbollin e parë jozyrtare ndërkombëtare të 1870, ishte bir i Charles Sharpe Kirkpatrick, një anëtar i Foot-Ball Club në 1831.
Francis Moncreiff , kapiteni i Skocisë në ndeshjen e parë ndërkombëtare regbi kundër Anglisë në vitin 1871, ishte biri i James Moncreiff, i cili ishte anëtar i Foot-Ball Club në 1832. Ka një numër të lidhjeve të tjera të futbollit, nga i ati të birit.