Ne jetojmë në një botë plot bimë. Planeti i jonë është i gjelbër, i mbushur me qenie të panumërta të jetës bimore që lulëzon në të gjitha anët e botës.
Bota është kaq e madhe dhe kaq me të panjohura. Edhe pse njeriu ka guxuar dhe i'a ka arritur të hedh vështrimin tej në univers për të pikasur të ngjashmin e planetit të tyre, në një distancë mijëra vite dritë larg, ka në planetin tokë mistere që ende nuk i ka zbuluar tërësisht. Shumë befasi që lidhen me bimët e famshme njeringrënës, kanë ardhur fillimisht përmes librave dhe filmave, për të mbërritur tek eksperiencat e ndryshme të eksploratorëve, por kryesisht të banorëve që jetojnë në këto vende që është njëkohësisht dhe habitati i këtyre bimëve të rrezikshme. Gjithsesi, njeriu gjithnjë preferon t'i mbulojë këto të vërteta me një tis të hollë misteri dhe t'i "dëbojë" përmes dilemave dhe skepticizmit. Kureshtarët gjithnjë joshen nga të papriturat, jepen pas të panjohurës dhe misteri i bimëve që hanë njerëz i ka shtyrë ata të orvaten të ndajnë këtë lojë faktesh dhe hipotezash mes të vërtetave ngjethëse të natyrës dhe trilleve të mendjeve të errëta?
Nga shiu i madh nëpër pyje e deri tek shkretëtirat, për disa nga vendet aspak mikpritëse në Botë për njerëzit, bimët megjithatë arrin që të adaptohen dhe të jetojnë në këto vende. Madje edhe në tundrën e ftohtë të Arktikut, një person mund të gjej bimë për t’u kapur në to. Vërtetë, bota bimore është forma më e përshtatur me jetën në planet.
Të rrethuar me një florë kaq të ndryshme, shumica nga ne mund të mendojmë se do të ishte një ide e mirë se çka e bën një bimë, bimë. Ata absorbojnë ujë dhe rrezet e diellit, e shfrytëzojnë fotosintezën, ato kanë fara, polenizojnë dhe rriten. Ata nuk lëvizin apo sulmojnë.
Tani, disa forma të jetës bimore hedhin poshtë këtë teori të mësipërme. Këto janë bimët që ushqehen sikurse kafshët e tjera, gëlltitin mish ashtu sikurse bën një kafshë. Shumë njerëz kanë dëgjuar për mizakapësin Venus, që hanë miza apo bimën Kanë që gëlltisin insekte apo kafshë më të vogla siç janë minjtë, por ka shumë tregime misterioze për bimë tmerruese që gjendet në qoshe të botës e të cilët nuk mjaftohen për të ngrenë kaq. Nga këto bimë që janë gjuetare në pyjet e tokës janë edhe ankthi i jonë po ashtu dhe askush nuk do të dëshironte t’i shihte ato në kopsht.
Le të bëjmë një udhëtim për këto bimë enigmatike mishngrënëse që gjenden në natyrë dhe që jetojnë në pyje të errëta dhe xhungla anembanë Botës.
Pema që hanë njeriun në Madagaskar
Madagaskari njihet si shtëpia e së paku dy tipëve të florës mishngrënëse misterioze. Ndoshta më e njohura na dërgon në thellësitë e xhunglës që është zbuluar nga shkencëtari gjerman Carl Liche më 1878. Bima përshkruhet në detale të tmerrshme se si sakrifikoi gratë e një fisi të quajtur Mkobo nga një pemë që dëshironte të hante mish të freskët njeriu. Në një letër që gjendet në regjistrat e Australisë Jugore në vitin 1881, Liche përshkruar një skenë të turbullt që hapet para tij dhe grupit të tij, që i dërgohej një njeriu me vetëm një emër Hendrick. Në këtë letër Liche shkruan:
“Një bimë e hollë dhe e bukur në formë brirthi, me gjarpërinj të egër dhe të uritur, dridh kokën për një moment, pastaj me një instinkt djallëzor lakohet papritur rreth e rreth qafës së gruas dhe duarve; pastaj derisa ajo lëshonte një zë të tmerrshëm aty shihet një pikë ngjyrë kuqërreme që e shtrëngonte edhe më shumë duke gurgulluar me ofshama përderisa loza e saj e kollofiste pothuajse si një gjarpër i madh i gjelbër me një energji brutale dhe shpejtësi të tmerrshme, trëndafili, tërhiqej vetvetiu dhe e thithte atë duke e pushtuar madje e lidhte më shpejt me një shpejtësi dhe egërsi më shpejt se e bën anakonda me prenë e saj”.
Pema përshkruhet të këtë qenë rreth 2 metra e lartë dhe është dukur pak a shumë si pema e ananasit, me një gjerësi afër 2 metra, gjethe të holla që shtriheshin nga maja e saj deri në tokë. Trungu i pemës ishte me maje me lloje të enëve që përmbanin një lëng të trashë që thuhet të këtë qenë bar narkotik që e rrogonte gjahun e tij dhe besohet që ka qenë shumë i fortë. E rrethuar me këto fije që ishin të gjata, lozë si flokë me gjashtë brirthë të bardhë ajo dukej si një bimë këmbënofull. Pema posedonte ngjyrën e bardhë, gjethe transparente që ju kujton likenin kurse pjesët e gojës së saj ishin sikurse të një insekti.
Kjo grafik është inspiruar nga disa ekspedita në Madagaskar që janë bërë për të kërkuar këtë pemë. Në një ekspeditë të këtillë të bërë nga Chase Salmon Osborne, guvernatori i Misisipit për të kërkuar bimën që hanë njerëz. Edhe pse ai ishte i pasuksesshëm në përpjekjet e tij për ta lokalizuar atë, ai ka gjetur si vendas ashtu edhe misionar perëndimorë që kanë treguar se në fakt ekziston ajo.
Një tjetër ekspeditë është bërë në vitin 1998, këtë herë nga hulumtuesi i botës bimore, çeku Macherle. Kjo ekspeditë nuk ka mundur të përcaktoi bimën bishtnuese, por gjatë udhëtimit të tij Mackerle mësoi se tani ka një tjetër bimë mishngrënëse në ishull që referohej me emrin Bima vrasëse e Kumangas. Vendorët mendojnë se kjo bimë e veçantë ishte në ato vende dhe se e kishin dërguar Mackerlen të vendi i saj.
Gjatë këtij udhëtimi, anëtarët e ekspeditës ishin të shqetësuar për natyrën helmuese të bimës kështu që vendosën gaz maska. Kur ata arritën tek bima që quhej vrasësi Kumanga, ata zbuluan se nuk kishte ndonjë lule që lëshon aromë, por ajo çka gjetën ishin disa skelete kafshësh nën pemë. Mungesa e luleve, shpjegojnë vendoret, është për shkak se pema nuk lulëzon.
Mackerle po ashtu ka zbuluar një tregim të një ish oficeri të ushtrisë britanik i cili thuhej se ka bërë fotografi të kësaj peme në ishull ku buzë trungut të saj ku kishte plot eshtra kafshësh. Nëse kjo pemë e veçantë apo pema e lartpërmendur ishin pemë mishngrënëse atëherë kjo është e pazakonshme. Po ashtu është e panjohur është ekzistenca e këtyre fotografive apo nëse ato kanë ekzistuar vërtetë.
Hardhia kacavjerrëse Vampir e Nikaraguas
Nga moçali i Nikaraguas vjen edhe një tjetër bimë bizare bishtnuese që njihet me emrin bima kacavjerrëse Vampir. Hardhia i referohet emrin “Gracka e Dreqit” dhe përshkruhet që duket sikurse një oktapod. Bima është përshkruar nga natyralistët edhe me emrin Dunstan, emër njeriu i cili ishte përballur ballë për ballë me natyrën e tmerrshme të saj përderisa kishte kaluar dy vite duke studiuar bimët dhe kafshët në këtë rajon.
Kështu, Dunstan thotë se ka arritur të sillet rreth bimës në një moçalishte afër lumit Nikaragua. Dunstan, i cili ka koleksionuar bimë dhe lloje të ndryshme të insekteve në atë zonë, papritur e kishte dëgjuar qenin e tij duke cijatur përderisa një degë e godit atë duke e dërguar shumë larg. Dunstan menjëherë kishte shpejtuar për të parë se nga vinin cijamat dhe aty kishte gjetur qenin e tij të lidhur në një rrjetë të përbërë nga rrënjët dhe fijet e pemës. Ato fije ishin të zeza, me ngjyrë të zezë dhe ishin të mbuluara me rrëshirë të trashë që dukeshin sikur kullonin nga disa lloje të poreve. Kjo rrëshirë më vonë është raportuar se është shumë ngjitëse, është e papastër dhe ka erë të kafshëve. Qeni i zënë në grackë vuante brenda rrjetës me fije dhe qaravitej aq shumë saqë kishte shumë dhimbje.
Njëherë Dunstan ishte befasuar derisa ishte mësuar me këtë pamje të tmerrshme përderisa ai përpiqet të prej me thikë fijet dhe rrënjët për ta liruar qenin e tij, por zbulon që hardhia është vështirë të këputet dhe për tmerrin e tij zbuloi që litarët e bimës ishin sikurse loza që shpejt bashkoheshin dhe përdredhshin vetvetiu rreth dorës së tij sikurse gjarpri nëpër gishta. Dunstan ishte në gjendje për të shpëtuar kafshën vetëm pas një sërë përpjekjesh të jashtëzakonshme ku ai vërejti që hardhia e kapte duke lënë vija të kuqe dhe flluska si puçrra në duart e tij. Ai po ashtu vëren për çudinë e tij që qeni kishte njolla gjaku dhe ishte mbuluar me puçrra që dukeshin si rrudha kurse atij i ishte thithur gjaku. Qeni, edhe pse ende i gjallë, ishte jashtëzakonisht i çorientuar dhe mezi ecte.
Natyralisti i tha vendorëve për përvojën e tij dhe ata i shpjeguan që kjo hardhi ishte shumë mirë e njohur dhe e frikëson atë zonë, duke i thënë atij që të rri sa më larg saj. Dunstan i patrembur u përpjek të merrte edhe më shumë informacione për hardhinë bizare, por e kishte shumë të vështirë që të zbulonte atë apo të dinte më shumë për të. Megjithatë, nëpërmes vëzhgimeve të tij ai nxjerrë në përfundim që bima kishte aftësi të forta thithëse nga të cilat ushqehej. Ai shkroi:
“Fuqia thithëse e bimës përbëhet brenda një numri të madh të gojëzave të vogla apo thithës të vegjël, të cilat, zakonisht janë të mbyllura, por hapen për të marrë ushqim. Nëse substanca është kafshë, gjaku del nga mishi apo në fillim mpihet dhe mandej del. Nëse një copë e mishit të gjallë e gjuan tek ajo, në një hapësirë të shkurtër prej pesë minutave i tërë gjaku pihet kurse masa tjetër hidhet jashtë. Grykësia e saj është pothuajse e pabesueshme”.
Dunstan po ashtu përshkruan se si Bima është vështirë të largohet kur ajo ju mbërthen, dhe mund të largoheni nga ajo vetëm shumë përpjekjeve kurse ka mundësi që të humbni edhe lëkurën. Në ndërkohë ai dorëzohet në studimin e tij për hardhinë vampir dhe tanimë shumë pak dihet për të.
Pema vrasëse e Amerikës qendrore
Amerika Qendrore është një vend i njohur për pemë të cilat hanë njerëz kurse më e njohura është yate-veo. Pema thuhet se ka thumba të gjatë të cilët i përdor për ta therë viktimë pas të cilit akt thith gjakun e viktimës. Thumbat apo kunjat kanë kama si brinjët të mbrehtë të cilët shtrihen nën tokë, ku ato janë të fshehura dhe rrinë ashtu derisa mbi to kalon gjahu. Kur ndonjë viktimë e dyshimtë kalon në tokë në mes të këtyre filizave me gjemba, ato bëhen të gjalla dhe i shpuajnë ato. Gjaku i viktimës mandej pihet nga trungu i pemës.
Bimë të tjera mishngrënëse janë raportuar në Meksikë. Në zonën Sierra Madre, një pemë për të cilën thuhet se ka degë të holla dhe në pamje duket gjarpërore. Një dëshmitar e ka përshkruar atë si në tokë ka shumë eshtra zogjsh dhe si njëra prej pemëve me degë më të pazakonshme e cila në brendësi ka edhe degë të tjera. Kështu, në bazë pema thuhet se ka eshtra dhe pupla të zogjve të pafat që kanë qenë pre e gjahut tësa. Kur degët janë prekur nga një dëshmitar, ato i janë ngjitur në dorë me forcë të mjaftueshme sa për të grishur lëkurën e tij.
Një tjetër pemë në Meksikë, e cila është përshkruar nga gjurmuesi Byron Khun de Prorok në rajonin e Chiapas në Meksikën Jugore. Gjatë kohës kur ai po ecte në xhungël ai kaloi pranë një bime gjigante e cila e kishte gëlltitur një zogë me anë të disa brinjëve të mëdhenj që ishin të mbuluar me gjethe. Një udhërrëfyes vendor i ishte referuar bimës si “bima vampir”.
Bima ngrënëse e njerëzve në Amerikën Jugore
Edhe xhunglat e Amerikës jugore fshehin disa tipe misterioze të bimëve mishngrënëse. Nga Brazili kemi bimën e cila quhet “Pema braziliane e dreqit” e cila besohet se ekziston në rajonin Mato Grosso. Pema thuhet që fsheh degët e saj në gjethe dhe nën dhe në token e pyllit apo ndonjëherë edhe krejt nën tokë. Kur viktima kalon, degët aktivizohet dhe e lidhin viktimën duke e ngushtuar atë për vdekje.
Një tjetër bimë raportohet se gjendet në të njëjtin regjion e cila thuhet se ka shijen e kokrrave të sheqerit më të cilat joshë gjahun, që është kryesisht gjah i zogjve. Kur një zog shkon për të ngrenë kokrrat, degët e lidhin atë ose e godasin prenë papritur duke e vrarë përmes trungut të tij, pas të cilit akt ajo thith gjakun nga trupi i viktimës ngadalë dhe pa u ngutur.
Edhe një tregim tjetër vjen nga Brazili, që gjendet afër kufirit me Guyana , e që quhet “Pema e kurthës së majmunit”, të cilën e përshkruar në gjurmimet e tij natyralisti Mariano da Silva. Kjo bimë preferon gjahun që thuhet të jetë, siç e thotë edhe emri, majmunët që e joshin më së shumti këtë pemë. Pema e lidh majmunin me shumë gjethe dhe ja bluan trupin në një periudhë disa ditore, pas të cilave eshtrat bijnë poshtë tek trungu i pemës.
Në Argjentinë dhe Bolivi një tjetër pemë e këtillë është gjetur në malet e rajonit Chako. Në këtë rast, masa të luleve të bukura thuhet se varen nga kupa e që përbëhen nga një agjent kullues që ju bën të flini. Gjahu paralizohet nga parfumi helmues dhe me pas pason thithja e gjakut nëpërmes thimthave që përmbajnë vet lulet. Ushqimi i kësaj bime thuhet se është një numër i madh i kafshëve përfshirë këtu edhe njerëzit.
Bima miqësore vrastare e Filipineve
Gjersa ishte duke gjurmuar në rajonin e Mindanao në Filipine, një plantator nga Misisipi thuhet se kaloi pranë një pemë të gjatë 10 metra me ngjyrë bojë hiri të errët që kishte një diametër 8 deri në 10 metra, që ishte e rrethuar nga eshtrat dhe lëshonte një erë që të moliste trupin nga cofëtinat e saj. Aty ai kishte parë edhe një kafkë të njeriut që shtrihej poshtë pemës dhe shkoi për ta hulumtuar kur duke ecur ndalet nga paniku që e sheh tek pema. Kjo ndodhi pasi që plantatorin e përcillte pema.
Ai e mori emrin “I shpëtuari nga bima përqafuese që hanë njerëz” në gazetën amerikane “American Weekly”, të botuar më 1925.
Shkrimi ishte debatuar shumë në atë kohë kurse natyralisti Williard Clute, autori i këtij shkrimi, insistonte se tregimi ishte i vërtetë sepse në fakt këto pemë ekzistojnë.
Pema që hanë lopët në Indi
Një raport bizar vjen nga Pandrame në Indi ku një lopë e një fermeri thuhej se është sulmuar nga një pemë mishngrënëse. Më 18 tetor, fshatari Anand Gowda kishte dërguar kopenë e lopëve të tij për kullotje në pyllin afër fshatit kur një nga lopët e tij papritur ishte rrëmbyer nga një degë ku në mënyrë të pabesueshme e tërhiqte lopën në tokë.
Kur Gowda kërkoi ndihmë, fshatarët e tjerë të armatosur me armë, me thika dhe sakica filluan ta sulmojnë pemën derisa liruan lopën. Duket se ky lloj i pemës mishngrënëse njihet nga vendoret me emrin pili mara apo “pema tigër”.
Lulja e vdekjes e Paqësorin jugor
Diku në Paqësorin jugor shtrihet ishulli i harruar El Banoor, një vend ku thuhet se është atdheu i lules që ha njerëz, e njohur me emrin “Lulja e vdekjes”.
Ekzistenca e lules është e njohur më së shumti në vitin 1581 nga udhëtuesi Kapiteni Arkwright i cili në ditarin e tij shkruante edhe për udhëtimet e tij. Ai e përshkruan bimën si të madhe, me lule shumë ngjyrëshe me fleta të mëdha. Lulja thuhet se lëshon një narkotik, një erë që ju vë në gjumë përderisa viktima shtrihet për të fjetur në gjethet e saj. Kur ndodh kjo, lulja mbyllet dhe e gëlltit viktimën të gjallë.
Duket një rast interesant por përderisa ajo thuhet se është vetëm në një vend në El Bannor, ende nuk është shpjeguar qartë ekzistenca e saj dhe nuk duket se do ta njohim për shkak të teorive të ndryshme që ka për të.
Ideja për bimë të këtilla mishngrënëse ndoshta mund të kuptohet drejt me një skepticizëm të madh nga komuniteti shkencorë. Këto shembuj përshkruajnë disa shprehi që asnjë bimë do të ishte në gjendje të bënte dhe serioziteti i raporteve të këtilla vihet në pyetje. Sidoqoftë tani, ideja e agresivitetit, bimëve që hanë njerëz shtrihet kryesisht në spiralet e xhunglave të errëta në botë, që kapin në grackë prenë e tyre, që është një rast për t’u studiuar.
Ne tashmë e dimë që bimët mishngrënëse ekzistojnë edhe pse shumica e gjahut të tyre janë insektet, disa nga këto siç janë disa bimë me gjethe të mëdha dhe me gjene të barit të harresës që thuhet se kanë gjah më të madh si gjene të barit të harresës që thuhet se kanë gjah më të madh siç janë minjtë apo hardhucat. Ndoshta ka edhe bimë të tjera në botë të cilët mund të gëlltisin edhe trupa më të mëdhenj se ata që i them me lart. Fundja xhunglat ende nuk janë gjurmuar aq shumë sa të dimë për botën bimore të tyre.
Express