Albert Vataj
“Le të ketë hapësira në bashkimin tuaj dhe le të kërcejnë erërat e qiejve midis jush.
Duajeni njëri-tjetrin, por mos bëni lidhje dashurie: Le të jetë më tepër një det lëvizës midis brigjeve të shpirtrave tuaj.
Mbushni filxhanin e njëri-tjetrit, por mos pini nga një filxhan.
Jepini njëri-tjetrit nga buka juaj, por mos hani nga e njëjta bukë. Këndoni dhe kërceni së bashku dhe jini të gëzuar, por secili prej jush le të jetë vetëm, ashtu si telat e lahutës janë vetëm edhe pse dridhen nga e njëjta muzikë. Jepini zemrat tuaja, por jo në mbajtjen e njëri-tjetrit.
Sepse vetëm dora e Jetës mund të përmbajë zemrat tuaja.
Dhe qëndroni së bashku, por jo shumë afër njëri-tjetrit: sepse shtyllat e tempullit qëndrojnë të ndara, dhe lisi dhe selvia nuk rriten nën hijen e njëri-tjetrit.”
Kur dashuria të bën shenjë ta ndjekësh, edhe pse rruga e saj është e vështirë dhe e thyer. Dhe kur krahët e saj të të mbështjellin, do t’i dorëzohesh me patjetër, edhe sikur shpata e fshehur mes këmbëve të saj mund të të plagosë. Dhe kur ajo flet me ju, besoni në të, edhe pse zëri i saj mund të prishë ëndrrat tuaja, ndërsa era e veriut shkatërron kopshtin. Sepse ashtu si dashuria, ju kurorëzon, ashtu edhe shpirti do t’ju kryqëzojë.
Ashtu si ai është për rritjen, ashtu është edhe për krasitjen tuaj. Edhe sikur të ngjitet në lartësinë tënde dhe të të përkëdhel, degët e tua më të buta që dridhen në diell, do të zbresin te rrënjët e tua dhe do t’i tundë ato në ngjitjen e tyre pas tokës…
Por nëse me frikën tënde do të kërkoje vetëm dashurinë, paqen dhe kënaqësinë e dashurisë, atëherë është më mirë për ty të mbulosh lakuriqësinë dhe të kalosh nga lëmi i dashurisë, në botën pa stinë, ku do të qeshësh, por jo me gjithë praninë e lumturisë tënde, dhe do të qash jo me të gjithë lotët që ke dhe hidhërimin që të sëmbon..
Dashuria nuk jep asgjë tjetër veç vetes dhe nuk merr asgjë veç vetes. Dashuria nuk zotëron dhe as nuk do të zotërohej; Sepse dashuria i mjafton dashurisë.
Dhe mos mendoni se mund ta drejtoni rrugën e dashurisë, nëse ajo ju gjen të denjë, drejton rrugën tuaj. Dashuria nuk ka dëshirë tjetër veçse të përmbushë vetveten.”
Por nëse doni dhe duhet të keni dëshira, le të jenë këto dëshirat tuaja: Të shkrihet dhe të jetë si një përrua i rrjedhshëm që i këndon melodinë e tij të natës. Të njohësh dhimbjen me shumë butësi. Të plagohesh nga vetë kuptimi i dashurisë dhe të rrjedh gjak me dëshirë dhe me gëzim.