Albert Vataj
“Nostalgjia e filmit” ka publikuar një foto me diçiturën: “Disa nga emrat më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare, bashkë në një foto…”
Kjo foto vjen për të ngacmuar nostalgji dhe yshtur mall, për të treguar se po, edhe një foto e vetme mundet të përmbajë një pjesë të qenësishme të historisë së artit tonë skenik, dhe jo vetëm.
Ata ishin shumë, por vitet, mosha dhe ligjësia e pamëshirshme e jetës, po i merr të gjithë një e nga një, duke i larguar nga skena e jetës, por pa mundur dot t’i largojë nga përjetësia e skenës, ku ata blatuan gjithçka që kishin për të dhuruar artin e madh të artit skenik dhe fuqisë së jashtëzakonshme të shpirtit interpretues.
Shumë prej atyre në këtë foto kanë marrë udhën e amshimit, të tjerë numërojnë hapat, për t’u lënë të tjerëve vendin e merituar, obligimin dhe përgjegjësinë për ta konsideruar punën dhe përkushtimin e tyre dhe për ta lartësuar në të tjerë lartësi artin skenik, për ta pasuruar më të tjerë personazhe dhe karaktere, dhe udhëprirë testaentin e tyre në të djera dimenisone, me të tjera aspirata dhe këmbëngulje.