Gabriel Garcia Marquez: Ekziston gjithëmone një e nesërme dhe jeta na jep edhe mundesi te tjera qe t’i bejmë gjërat siç duhet
Nese do ta dija që sot do të ishte hera e fundit që do të të shihja duke fjetur, do të të përqafoja fort, fort dhe do t’i lutesha Zotit që të bëhesha roja e shpirtit tënd.
Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit që do të të shihja të dilje nga dera, do të të përqafoja dhe do të të jepja një puthje dhe do të të thërrisja përsëri që të të jepja edhe të tjera.
Nese do ta dija që kjo do të ishte hera e fundit që do ta dëgjoja zërin tënd, do të regjistroja çdo fjalë tëndën që të mund të ta dëgjoja përsëri e përsëri…!
Nese do të dija që këto do të ishin momentet e fundit që do të të shihja, do të të thoja “të dashuroj” dhe do të supozoja jo logjikisht se e dije më parë. Ekziston gjithëmonë një e nesërme dhe jeta na jep edhe mundësi të tjera që t’i bëjme gjërat siç duhet, por nese bëjmë gabime na mbetet vetëm e sotmja.
Do të doja të të thoja se sa shumë të dua dhe se kurre s’do të të harroj.
E nesërmja nuk është e sigurtë për askënd, si i ri, si i vjetër. Sonte mund të jetë hera e fundit që i shikon njerëzit që i do. Prandaj mos prit më, bëje sot sepse e nesërmja nuk vjen kurrë. Sigurisht do pendohesh për ditën kur nuk gjete kohë për një buzëqeshje, për një përqafim dhe për një puthje sepse ishe shumë i zënë për të realizuar një dëshirë të tyren.
Mbaji ata që dashuron pranë vetës, thuaju duke mërmëritur se sa shumë ke nevojë për ta, dashuroji, sillu mirë, gjej kohën për ta, thuaju “më vjen keq”, “më fal” , “faleminderit” dhe të gjitha fjalët e dashurisë që di. Asnjeri nuk do të të mbajë mend për mendimet e tua të fshehta…!
Përgatiti: Albert Vataj