Momenti kur nëna ushqen me gji fëmijën, dhe babai i të voglit përfshihet në këtë çast, i cili është shumë më shumë se të sodisësh, se si bebi thith gjinjtë, është jeta që ata kanë sjellë në jetë që i jepet këtij akti të magjishëm.
Lumturia e prindërve (detaj), 1903, nga Jean-Eugene Buland
është një përshkrim prekës i gëzimit familjar dhe kënaqësive të thjeshta të jetës së përditshme.
Kjo vepër arti kap një skenë të qetë shtëpiake ku prindërit janë të angazhuar me dashuri për fëmijën e tyre, për ta lartësuar misionin e prindërve dhe bashkuar ata në këtë ceremonial hyjnor të zakonshmërisë së jetës.
Qasja realiste e Buland nxjerr në pah thellësinë emocionale, kureshtinë, përjetimin dhe ngrohtësinë e lidhjes familjare, duke theksuar lumturinë që gjendet te prindërit.
Detajet e ndërlikuara dhe ndriçimi natyral në pikturë nxjerrin në pah aftësinë e artistit për të portretizuar nuancat e marrëdhënieve njerëzore dhe ambientin paqësor të një shtëpie familjare rurale.
Çasti pikturor i mjeshtrit, vjen në këtë konunikim e ngarkuar me peshën mrekullisë si me një forcë qiellore përfshirëse emocionale. Ajo është e fiksuar në tablo me kaq ngjyra dhe shpirtje, që mund ta deshifrojnë vetëm ata që krijuesi i ka shpërblyer me fëmijë, me jetën që vjen të përtërijë dashurinë për jetën.
Albert Vataj