Ata kanë bërë letërsi dhe art të madh, gjithashtu kanë dhuruar kohëve për të mos e lënë të iki bashkë me ta në amshim, letrat e dashurisë, të atyre dashurive flakatare, të atyre pasioneve që ndezin pasione dhe përpushin emocione edhe sot pas kaq vitesh që janë shkruar, janë lexuar dhe kanë mbetur pasuri shpirtërore e tyre.
Si e shprehnin dashurinë mbretërit, perandorët e shkrimtarët e njohur. Letrat që iu dërgonin të dashurave të tyre. Shprehjet e përkushtimit, xhelozisë e anktheve.
Si e shprehnin dashurinë mbretërit, perandorët e shkrimtarët e njohur. Letrat që iu dërgonin të dashurave të tyre. Shprehjet e përkushtimit, xhelozisë e anktheve.
Kanë pushtuar popuj me miliona banorë, por kanë qenë rob i një njeriu të vetëm. Kanë qenë të lavdishëm e të papërkulshëm, po një njeri i vetëm i ka bërë aq sa melankolikë dhe të thyeshëm. Autorë të më të mëdhenjve veprave pa limit fantazie, po aq sa pengje të një letre dashurie. “Zot, çfarë do të bëhet me mua, tani që ti më ke privuar nga arsyeja?” i shkruan mbreti i letërsisë franceze, Honore de Balzak konteshës polake Evelina Hanska. Një tjetër shkrimtar, Volteri, për hir të dashurisë do të arratisej nga burgu për të qenë pranë të dashurës së tij Olymbe Dunover, një vajzë e varfër që ai e dashuronte marrëzisht. “Unë jam burgosur këtu në emër të mbretit; ata mund të më marrin jetën, por jo dashurinë që ndjej për ty”, i shkruan në vitin 1713 të dashurës së tij, disa minuta para se të arratisej. Por dashuria nuk është e bukur vetëm në letrat e shkrimtarëve, por edhe në atë të udhëheqësve. “Ti je jeta në mua. Kur ti nuk je pranë meje, unë pres kthimin tënd që të filloj të jetoj sërish”, i shkruan presidenti amerikan, Ronald Regan, bashkëshortes së tij për 31 vjetorin e martesës. Edhe Napoleoni, perandori i egër francez i shkruante me ëmbëlsi Zhozefinës, bashkëshortes së tij të parë. “Zhozefinë, do të të shoh brenda tri orëve. Deri atëherë, e dashura ime e ëmbël të dërgoj njëmijë puthje, por mos më jep asnjë si shkëmbim, pasi ato ma ndezin gjakun më keq”. Çfarë i shkruanin mbretërit, perandorët e presidentët vajzave që u kishin robëruar zemrat? Fjalët e ëmbla të Hygoit, Gëtes, Xhek Londonit, Xhejm Xhojsit dhe dashuritë e vështira të Franz Kafkës, Lord Bajronit e Bethovenit.
Ata, siç ditën të dërtojnë përmendoret e larta të famës së tyre, mundën të ngrenë po kaq madhështore përmes fjalëve dhe ndjenjave dashuritë e tyre.