Vibron e florinjta rrugëve të saj dhe e mbush plot vërshim të shndritshëm shtatin që kridhet në natë. E sodisim me syt e yjeve, galaksinë e kësaj prehje mbrëmjeje dhe magjepsja e përjetimit na deh, ndërsa përpiqemi të shquajmë format që merr ndërsa vishet në llamburitje.
E hirshme është pamja e Shkodrës natën, e andshme është ajo ndjenj përjetimi që na thërret në këtë gosti dritash që ka shtruar droni i mjeshtrit, Terenc Pepa, atij që është syri dhe prekja e çdo guri të çmuar të kurorës që solemnisht shndrin në kokën e kësaj mbretëreshe plot nur e teka, plot sharm e hir.
Si një shqiponjë krahëhapur ajo fluturon në natë dhe përjetime, për të mbërritur te caku i pritjes së qiellin që me fluturime i mat përmasat e shpirtit.
Albert Vataj
Foto nga Terenc Pepa