Kur ra kumbona e Kishës së Madhe, që njoftote misditën, do punëtorë ndërtimi që po punoshin njaty pari, lan punën, fshinë duert e u ulën me hangër buke që kishin marrë me vedi.
Hapen facoletat, nxorrën bukën, ma së shumti mollatare turshi, ka i’grimë djathë, qepë t’dame dysh, e po gatiteshin me hangër atë drekë punëtorishte, pasi banë kryq, tue dasht me ju fal t’madhit Zot për “…bukën e përditshme që i jep”.
Bash në atë dekik e bjen Zoti, Padër Gjergjin, tuj ecë kadalë, me shkop, tuj i ndihmue kambës që e pat thye ato ditë, kur kje tue u inagurue fabrika e çimentos.
Bash njat’her kur pat nxjerr për vedi shprehjen: Katunar more burrë, në n’drrosh shtatë lëkurë, qytetar s’bahesh. Se që thoni ju, njaq u hutue padre, tue pa se si rrypi i transportieres merrte gurë e i çote në frontier, ku nji alet me dhamë të mëdhej i blute. Për dreq rrypi ia kap ushkurin e fratit e ta përplas përtokë birin e Zotit, t’ue i thye kamën copash, e t’ue e ba me xanë t’tjera men, edhe pse kish për vedi e për dynja.
Nejse, muhabet tjetër ky.
– U baftë mirë, – i përshneti me respekt punëtorët Fishta.
Ata ja kthyen përshëndetjen e deshtën me u çue në kambë. Edhe pse “Nuk luhet prej buket as hasmi”, thot nji fjalë e urtë, ata banen me u çue n’shenj respekti për padren.
Pater Gjergji i vuni lehtë njënit dorën në sup, tuj i ba shëj’ mos me lujte, e ma ate buzëgasin e tij proverbial u tha:
– Mos lueni o burra. Edhe i herë mirë ju baftë buka.
Masandej, siç e kishte zakon me ato shpotitë e tij, – kot s’i pat metë fjala “Pader Gjergj Fishta që ngjet hallkut bishta”, -shtoj:
– E për njato që keni ‘para mos ju lutni Zotit hiç. Se pasha Krishtin, njaç e ka për detyre me jua dhanë pa ju lutë.
Përgati: Albert Vataj