Janë të shumtë ata që janë marrë me zbërthimin e një prej enigmave më të shumëdebatuara, origjina e nënës së Skënderbeut. Hulumtimi i Pirro Prifti është një nga ato qasje që mbetet për tu vlerësuar, por edhe një shtjellim i Dr.sc. Ilmi Veliu përcjell argumentet e tij dhe referimet që vërtetojnë sa ai thotë për origjinën Nënës së Madhe. Edhe Muftaraj në shkrimin e tij “Vojsava Kastrioti, gjak i pastër arbëror” rreket të sjellë argumenta të sqarojë këtë dilemë. Pak a shumë tre trajtuesit shfrytëzojnë pothuajse të nëjtat burime, por secili veçohet në specifika të veçanta.
***
Përse Vojsava Tribalda – Nëna e Skënderbeut ishte me origjinë Arbër
Nga: Pirro Prifti
Probemi i Origjinës së Vojsava Kastrioti –Tribalda ose Triballa, është prekur nga shumë autorë dhe të gjthë janë bazuar tek Dorëshkrimi i Gjon Muzakës (Molosaki) i vitit 1515, me titull `Kronikë e shkurtër mbi Gjenealogjinë e Dinastisë Muzaka` (http://www.albanianhistory.net/1515_Musachi/index.html).
Origjina e saj në se ishte me origjin sllave apo shqiptare ka ngritur një zhurmë të madhe në të cilën janë përfshirë historian dhe amatorë, politikanë dhe anti shqiptarë disa nga të cilët shajnë apo lëvdojnë Mustafa Nanon i cili ka bërë një shkrim ku pohon se Vojsava Tribada ishte sllave (më saktë serbe).
Problemi i ngatërresës qindra vjeçare për këtë problem është se:
Së pari, nuk ka shumë të dhëna për këtë grua. Dokumentacioni vjen nga historian seriozë që njihen, Ja kush janë ata që kanë dhënë fakte se ku jetonte dhe kujt etni i përkiste Vojsava Tribalda (Triballa):
Shumë studiues nuk bien dakort për origjinën e saj në se ishte arbër-epirote që banonin në Maqedoni apo ishte me origjinë serbe madje disa thonë bullgare me emrin Vojisllava.
Zyrtarisht sipas literaturës sllave, kishte këtë origjinë familjare.
Vojsava Kastrioti-Tripalda- Orthodokse-bizantine.
Voisava Tripalda (lindur? në Pollog – vdekur në 1405
Voisava -Volislava, e njohur si gruaja e Gjon Kastriotit me te cilin pati 9 femije.
Prinderit: Grgur Golubi? (Brankovic) dhe e jema Teodora?!
Bashkeshorti: Gjon Kastrioti (vdekur në 1437, varrosur në Hilanda Pirgu Arbanas.)
Femijet: Mara, Elena, Mamica, Vllajka, Angjelina, Stanisha, Reposh, Gjergj, Konstandin,
Nipi: Gjon Kastrioti
Gjyshi: Branko Mladenovi??!
Si perfundim, Petrovski hedh dhe nje te dhene gjenealogjike qe vijne nga dokumentat zyrtare te asaj kohe flitet per Grgurin e Panjohur ose Grgur Brankoviqin e ku rezulton se bashkeshortja e ketij Grguri quhet Todora. Me pastaj, therritet dhe nje informacion tjeter sipas nje shkruesi te nje manastiri i bere ne vitin 1371, Krale Marko jetonte me Teodoren, gruaja e Grgurit. Dhe me kete te dhene mbyllet dhe kapitulli mbi Vojsaven, me pretendimin qe Todora eshte e jema e saj.
Sipas studiuesit dibran Hilmi Sadiku në studimin e tij ai pohon se Andrea Engjëll Flav Komneni e nxjerr Vojsava Kastriotin nga familja e Muzakajve. Po në këtë punim të tij rreth përkatësisë etnike të Vojsavës thuhet se Kostandini, djali i Gjon Muzakës, mbështetur në gjenealogjinë që i dërgoi Andrea Engjëll Flav Komneni i bëri një shtesë kronikës së të atit (Gjonit), për t’ua lënë pasardhësve në të cilën thuhet: ”Vojsava jepet e bija e Momcinit, që u bë shoqja e Gjonit, të cilëve u lindi Gjergj Kastrioti”.
Kostandin Muzaka princin e Pollogut na e paraqet të kombësisë arbërore e për pasojë e të njëjtës etni rezulton edhe e bija e tij Vojsava.(http://www.forumishqiptar.com/threads/79714-Etniciteti-i-Vojsaves/page5).
Autori tjetër, Johann Georg von Hahn (1811–1869), thote se Vojsava ishte nga familja e Branai e fisit të Vrana Konti.
Autori ynë Fan S. Noli (1882–1965), permend se Vojsava vinte nga Familja Muzaka.
Historiani Oliver Schmitt (b. 1973), historian austriak thote se Vojsava vinte nga familja Brankovic dhe ishte serbe e afert me Mara Brankovic.
Boban Petrovski (b. 1972) historian maqedonas, thote se Vojsava Tripalda nga Pollogu ishte e bija e Gergur Brankovic, apo edhe e Vuk Brankovic.
Strashimir Dimitrov (1892–1960), historian Bulgar, thote se Vojsava ishte e bija e nje bojari bullgar nga Maqedonia.
Së dyti, të gjithë pranojnë se është nga Pollogu i Maqedonsë. Në kërkimin tim vura re se të paktën ka tre vënde në Maqedonitë cilat kanë emrin Pollog. Dhe që këtu mesa duket ka lindur ngatërresa. Ka disa vënde me emrin Pollog në Maqedoni.
-Ka një fshat me emrin Pollog (Polloshko) afër lumit të Zi (Crna River) ku gjëndet aty afër, Manastiri i Shën Gjegj Pollogut. Ky manastir e ka origjinën në shek 13-14. Në vitin 1340 noteri (charter) i Car Dushanit, deklaron se vëllai i Car Dushanit ëshë varrosur në atë manastir. Kështu me kërkesë të nënës së tij, Car Dushani e ktheu Manastirin në një shtesë të Manastirit të Hilandarit. Në 1378 vëllezërit Dejanvci e kthyen në një shtesë të Manastirit të Shën Pantelejmonit të Malit Athos.Ky manastir është i famshëm për afreske dhe ikonostase të cilët tregojnë disa monedha maqedonase.
-Në Bashkinë e Novaci gjëndet një Pollog tjetër në perëndim ka një qytezë me emrin afër fshatit Gnilesh, dhe në perëndim gjithashtu ka një qytezë me emrin Tepavci Në veri perëndim ka Manastirin e Shën Gjergjit.
– Zona tjetër është zona ku ka më shumë mundësi të ketë jetuar Vojsava Tibalda (vdekur në 1405), Rajoni Pollog që përfshin Tetovën, Gostivarin dhe Mavrovën që janë në kufi me Kosovën dhe Shqipërinë.
Në këtë zonë Gjon Katrioti ka dhuruar dy fshatra Radostunja dhe Trebinja.
Gjon Kastrioti i dhuroi Manastirit të Hilandarit ne vitin 1426 dy fshatrat e mëpsipërm, nga pronat e veta ne rajonin e Gostivarit, dhe bleu pirgun e Shen Gjergjit (i njohur edhe me emrin Pirgu Arbanas) dhe ne kete manastir nje nga djemte e tij, Reposhi, e kaloi jeten si murg derisa vdiq me 25 korrik 1431. Ne epigrafin e varrit, Reposhi mban titullin e larte fisnik duke (Reposh Castrioti- Dux illyricum).
Dihet që përdorimi i për sqarim të personave në atë kohë me epirot dhe ilir, tregon se këta persona ishin orthodoksë por as sllavë dhe as bizantinë-grekë por arbër sipas Prof. Kristo Frasherit.
Kjo tregon se në këtë pronë të Gjon Kastriotit ka jetuar edhe e jëma e tij Vojsava të cilën serbët dhe bullgarët e përkthenin si Volisllava, por në fakt emir Vojsava ka kuptim në shqip dhe jo në sllavishten e vjetër, ashtu si e sqaron autori me emrin Naim Flamuri: Vaissa- vajza, kurse vetë lulja në malet e Pollogut quhet sot Vaissa, ajo e vajzës…e kuqja.me një prapashtesë slave `va`. ose për meshkujt `vic`, siç ishte moda e asaj kohe
(http://library.ohio-state.edu/record=b2234497~S7 and http://library.ohio-state.edu/record=b2231916~S7).
Së treti, si ka mundësi që Vojsava të mbante mbiemrin Tribalda (Triballa) në një kohë kur sipas autorëve sllavë serbë dhe bullgarë bashkëshorti e kishte mbiemrin sllav: në njërin rast Grgur GOLLUBIC ose BRANKOVIC (do ti spjegojmë më poshtë)!?
Ky burim i ri të dhënash për origjinën Vojsava Tripalda në të cilën autori shumë serioz Naim Flamuri, në shkrimin që ka botuar tek Linku elektronik Konica.al një shkrim me titull: `NÂNA E SKËNDERBEUT (për ata që duan ta dinë)“, të dt.17 Korrik, 2017, i bazuar në të dhëna të sakta, ka shkruar: “Gjergj Kastrioti u lind nga nâna shqiptare me fe askohe ortodokse Vojsavë (Vaissa- vajza) Triballa, e bija e Gërgur Triballës nga Gradeci – Pollog, princ i Pollogut i shpallur në kishën e Leshës (Leshkë/Leshok), Tetovë, në dinastinë e Topiajve, dhe baba katholik shqiptar, Gjon Kastrioti, i biri i Pal Kastriotit me preardhje nga një familje fisnike e Matit-Dibrës, princ i zonës përreth Krujës e Dibrës. ishte edhe një lidhje edhe më e veçantë që kishte Skënderbeu me këtë qendër dhe banorët e saj. Sipas burimeve del se Skënderbeu-Gjergj Kastrioti kishte dajallarët e vet në Gradec, sepse e ëma, e shoqja e Gjon Kastriotit, Vojsava, ishte bijë e kësaj qendre Qytezë e Pollogut me emrin e lashtë -Draodakum, e quajtur nga burimet kishtare Gradec (qytezë). Mbeturinat e murit që rrethonin qytezën antike Draodakum ekzistojnë edhe sot. Në bazë të burimeve ka vërtetuar se Tribalda është mbiemër personal i Vjosavës dhe nuk ka të bëjë me atë se ajo i ka takuar fisit të Tribalëve, fis i cili ka qenë Thrrakas dhe nuk është shtrirë në Pollog“.
Në shumë burime historike, Gradeci njihej në juridiksionin e Tetovës. Fshati shtrihet rrëzë malit Sharr, përpara ka fushën e pjellshme të Pollogut.
Tani, administrativisht, është nën juridiksionin e Gostivarit. Ndodhet në kilometrin e trembëdhjetë të rrugës prej rreth 25 km, Gostivar-Tetovë. Gradeci, fshat i ish-komunës se Negotinës së Pollogut ish-komuna e Gostivarit tani komuna e Vrapçishtit (rrethi i Gostivarit), popullsia rreth 7.000 banorë. Banorët e këtij fshati janë shqiptarë, vendas autoktonë me histori të gjatë. Në të kaluarën ky fshat ka ekzistuar me emrin e vjetër – Draodacum, pastaj Gradec, siç njihet dhe sot “(http://konica.al/2017/07/nana-e-skenderbeut-per-ata-qe-duan-ta-dine/).
Varianti më i përhapur që përkrah origjinën sllave të Vojsavës dhe që ka ngatërruar Historianët e sigurisht edhe Mustafa Nanon është variant i Pollogut që gjëndet në Komunën e Prilepit me emrin e njëjtë, Pollog (Polloshko) afër lumit të Zi (Crna River) ku gjëndet aty afër, Manastiri i Shën Gjegj Pollogut.
Ky manastir e ka origjinën në shek 13-14. Këtu lind historia e Gërgur Gollubiç i cili ishte martuar me një Vojsava e cila sigurisht nuk mund ta kishte mbiemrin e vet Tribalda por Gollubiç ose Brankovic.. E jëma e kësaj Vojsave e kishte emrin Teodora. Sipas historisë serbe, Marko Krajleviç për të cilin janë bërë këngë epike serbe dhe bullgare (madje edhe tek epika elegjendare e Gjeto Bashe Mujit dhe Halilit i këndohet luftës kundër Markos), u nga nga gruaja e tij Helena dhe i rrëmbeu gruan me emrin Vojsava, Grgur Gollubiçit apo Brankoviçit, dhe bashkëjeton për disa kohë më Vojsavën. Më vonë Marko Krajleviçi ri-martohet me Helen pra me gruan e parë të tij, pasi i jep vjehrit të tij (i cili jetonte në Hlapen), Vojsavën gruan e Grgur Gollubiçit. Ri martesa bëhet në kishën e fshatit Kallugjerac në prani të një prifti Scribe Dobren i cili shkruan: “Lavdi Zotit Përmbaruesit, amin, amin, amin. Ky libër u shkruajt në Poreçje në fshatin Kallugjerac, në ditët e të përshpirtshmit Mbret Marko, ku ai dorëzoj Todorën gruan e Grgurit tek Hlapen dhe ri mori bashkëshortten e tij të parë Helena, Bijën e Hlapenit“. https://hoëlingpixel.com/wiki/Prince_Marko).
Pra shihet se kjo Todorë dhe ky Grgur nga të cilët lindi një Vojsavë që serbët dhe bullgarët pretendojnë se është e jëma e GjergjKastriotit-Skënderbeut dhe gruaja e Gjon Kastriotit, është me të vërtetë serbo-bullgare, por nuk mund të jetë gruaja e Gjon Kastritotit për këto arësye:
-sepse Gjon Kastrioti mori grua një bijë të një fisniku të nderuar ose siç quheshin në atë kohë sipas serbve –zhupan (pa emrër të veçantë), me emrin Grgur Triballa, dhe e bija quhej Vojsava Triballa. Zona ishte e Pollogut afër zzotërimeve të Gjon Kastriotit
– sepse Pollogu në të cilin gjëndej Manastiri i Shën Gjergj Pollogut është larg nga zotërimet e Gjon Kastriotit dhe gjëndet diku në kufi me Greqinë e sotme afër Hilandarit.
– së treti nëse Gjon Kastrioti do të merrte një grua nga etnia e tij dhe fisnike , ai mund ta merrte nga Zhupani i i madh Andrea Gropa i cili ishte afër fare pronari i Ohrit dhe i Dibrës dhe ishte martuar me zonjën Qyrana, bija e dytë e zotit Andrea Muzaka Despot i Epirit.
http://www.albanianhistory.net/1515_Musachi/index.html).
-Së katërti, pohimet e Gjon Muzakës në Memoarin e tij, nuk përmënd në asnjë rast ndonjë zhupan serb a bullgar. Ai spjegon lidhjen e ngushtë farefisnore me Vojsava Tribada nga linja e Nënës se saj e cila quhej Maria (dhe jo Teodora siç thonë serbët dhe bullgarët), dhe unë po e përkthej fjalë për fjalë nga dorëshkrimi:
“Dihet që Zoti Gjon Kastrioti ishte babai i zotit Scanderbeg dhe ishte martuar me zonjën Voisava Tripalda me të cilën pati katër djem dhe pesë vajza.
Gjyshi i zotit Scanderbeg quhej Pal Kastrioti dhe zotëronte dy fshatra: Signa (Sinja) dhe Gardi ipostesi (Gardhi i poshtëm).
Zotit Pal Kastrioti i lindi Gjon Kastritoti i cili u bë Zot i Matit., dhe gruaja e Gjonit quhej Vojsava Tribalda e cila ishte nga një familje fisnikësh. Ju duhet ta dini gjithashtu se ata ishin të lidhur me Markezin e Tribalda-s. Le tju informoj ju se si ata (Gjon Kastrioti), ishin lidhur me këta (Markezin Tribalda) nëpërmjet gruas së tij (Vojsavës).
Siç e dini ju, Zotit Vlash (Blaise) Muzaka i kishte lindur zonja Teodora, e cila ishte martuar me zotin Pal, djalin e zotit Vuk Zardari. Ky Zoti Vuk Zardari ishte vetë një Pronar i një toke që quhej Zardaria (Zall Dardha?).
Dhe Zonja Theodora dhe Zoti Pal, lindën Zonjën Maria, e cila ishte Dukesha Ferrandina. Kështu, nëse e kuptuat drejt, le tju them ju se Zotit Muzaka i lindi Zoti Andrea, gjyshi im dhe zoti Vlash (Blaize).Gjyshit tim Andrea i lindi Zoti Gjin, babai im dhe zonja Maria, e cila ishte nëna e zonjës Skanderbeg (pra Vojsava). Zotit Vlash ( Blaise) i lindi Zonja Theodora e cila u martua me Zotin Pal Zardari. Atyre u lindi Zonja Maria e cila ishte dukesha Ferrandina.
Unë vetë Zoti Gjon Muzaka më lindi djali Zoti Gjin. Zonja Qerana ( Chirana), nëna ime ishte bije e Zonjës Maria, motra e Zotit Vuk Zardari.
Nëna ime dhe Zoti Pal, babai i dukeshës Ferrandina ishin kështu kushërinj gjaku. Por martesa e Zonjës Maria me Zotin Vrana konti ndodhi në kohën kur pothuajse të gjithë Princat e Shqipërisë u shpartalluan nga Sulltani…. Kështu Zoti Vranakonti u bë Duka Ferrandina.“ (http://www.albanianhistory.net/1515_Musachi/index.html)
Në përfundim të këtij diskutimi të hapur për Gjenealogjinë e Nënës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, Vojsava Tribalda, e cila u martua me Gjon Kastriotin e për Nënë kishte Maria Muzaka (e jo Teodoran e sllavëve), dhe Baba kishte Markezin Tribalda, i cili, ashtu siç tha z. Naim tek shkrimi i titj quhej Grgur ( ose Grigor një emër orthodox, ose Guri) Tribalda, cili zotëronte zonën e Pollogut, me qëndër fshatin Gradec. Lidhjet e Familjes Kastrioti me zonën e Pollogut vërehen edhe më vonë ashtu siç e thamë më sipër kur Gjon Kastrioti dhe të tre bijtë e tij, me përjashtim të Stanishës, i shitën për 50 florinj
Dy fshatra te zonës së Gostivarit të sotëm Radostunja dhe Trebinja të cilat duhet të ishin pronë e të vjehrit Grgur Tribalda-s.
Gabimet e Autorëve kanë ardhur nga prania e disa vëndeve me emrin Pollog në Maqedoni të cilat për Pollogun afër Prilepit e shfrytëzuar Serbët dhe Bulgarët për ti dhënë Vojsava Tribaldës origjinë Slllave, të dhëna shumë të akta për babain e Vojsavaës, Markezit Grgur (Grigor) Tribalda që banonte në Gradec të Pollogut, si dhe tradita e kohës që ashtu si dhe në kohën e sotme shqiptarët, epirotët dhe arbërit e djeshëm përdornin emrat e shteteve të cilat ishin më të fuqishme se ta. Në atë kohë ishin sllavët, kështu që emrat mund të ishin sllavë. Në kohën e Perandorisë Bizantine dhe asaj Romake të perëndimit sipas religjionit njerëzit vendosnin emrat sipas fesë. Po kështu në kohën e pushtimit nga Perandoria osmane emrat janë vënë sipas religjionit mysliman. Kurse sot ku kultura perëndimora e kryesisht ajo anglo-amerikane dhe më pak italianë dominon tek në-emrat vendosen sipas religjionit katolik, protestant, evangjelist, dhe më pak emra orthodoksë dhe myslimanë. Këtë duhet të kishin patur parasysh të huajt por dhe z. Nano, përsa I përket emrit të babait të Vojsavaës- Grgur, I cili në fakt është ose Grigor sipas emrit orthodox ose Guri.
dhe gabimet në përkthime apo mos studmi i mirë i matërialeve. Nga këto të dhëna që mora unë del se Vojsava Tribalda e cila pa edhe endrën e famëshme e cila është teguar gojë më gojë se do të lindëte një Dragua që dotë shkatërronte armiqtë, ishte me origjënë arbër orthodokse. Ajo vdiq në vitin 1405. Nuk i dihet datlindja e saj, dhe se ku është varrosur.
Literatura e vjetër
-Marin Barleti (1450-1513), the Albanian-Venetian historian, wrote in his biography of Skanderbeg (published between 1508-1510), that she was the “daughter of a lord of the Triballians”.[1][2] in another chapter, when talking about the inhabitants of Upper Debar that defended Svetigrad, he calls them “Bulgarians or Triballi”.[3] Hoëever, the term “Triballians” (Triballoi) appears frequently in Byzantine and other European ëorks of the Middle Ages, referring exclusively to Serbs.[4][5][6]
-Gjon Muzaka (fl. 1510), an Albanian nobleman of the Muzaka family, alleged in his Muzaka Chronicle (published in 1510) that the “Marquis of Tripalda” ëas maternally related to the Muzaka.[7] Furthermore, in another chapter, he assigns the “Triballi” to the Serbs.[8]
Literatura Moderne
-Johann Georg von Hahn (1811-1869), an Austrian expert in Albanian studies, had several theses on the geneaology of Voisava in Albanesische Studien (1854), including a possible relation ëith the Branai family or Vrana Konti.[9]
-Karl Hopf (1832-1873), a German historian and expert in Byzantine studies, in Chroniques Greco-romanes (1873) concluded that Voisava was daughter of a Serbian lord from Polog.[10]
-Fan S. Noli (1882–1965), an Albanian-American ëriter, in his biography of Skanderbeg (1947), adopted the vieë that Vojsava came from the Muzaka family.[11][12] Harry Hodgkinson, too, considered her a member of the Muzaka family,[13] although his ëork does not provide information from any modern original research.[14]
-Strashimir Dimitrov (1892-1960), a Bulgarian Academician, said that Vojsava ëas a daughter of a local Bulgarian lord (boyar) from Macedonia.[15]
-Boban Petrovski (b. 1972), a modern Macedonian historian and author of Voisava Tribalda (2006), the only ëork about Voisava and her possible geneaologies, concluded that Voisava ëas of undoubtedly Slavic origin, most likely Serb, as she ëas the daughter of a lord of the “Triballians” (Serbs) in Polog, that had ruled before the Ottoman conquest.[16] He had several theses on the ultimate identity of Voisava’s father: “If the Brankovi? family indeed governed Polog in the last decade of the 14th century, it arises the chance that Voisava ëas a daughter of Grgur Brankovi? or even Vuk Brankovi?.”[17]
-Oliver Schmitt (b. 1973), a professor of South-East European history at Vienna University, in his biography Skanderbeg: Der neue Alexander auf dem Balkan(2009) supported that she ëas a Serbian nobleëoman of the Brankovi? family and a close relative to Mara Brankovi?.
***
Nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda, ishte shqiptare nga Pollogu
Shkruan: Dr.sc. Ilmi Veliu
Kumtesën që do të lexoj, ka të bëjë më një polemikë që kemi pasur me profesorin tim të studimeve posdiplomike, Boban Petreski të Universitetit të Shkupit, ku unë arrita të mbroj temën e magjistraturës “Skënderbeu në burimet Osmane dhe Bizantine”, ku do të përfshihej edhe origjina e tij sipas burimeve osmane. Edhe pse unë nga arkivat e Stambollit sigurova numër të madh burimesh, ku kronistët osmanë në mënyrë të drejtëpërdrejtë potencojnë se ai ishte shqiptarë dhe i biri i një shqiptari, profesori vazhdonte me kokëfortësi të kontestonte origjinën e nënës së Skënderbeut. Në fund u morëm veshë që unë dhe ai të vazhdonim me hulumtimet tona dhe polemikën, që do të ishte jashtë kornizave të temës, temë kjo që iu dedikua vetëm Skënderbeut dhe trajtimit të tij nga kronikat osmane, që unë pastaj arrita ta mbroj me sukses para komisionit ku anëtar ishte edhe profesori i lartpërmendur.
Nëna e Gjergjit, që vazhdimisht është prezantuar si Voisava e që në latinishten dhe sllavishten e vjetër mund të deshifrohet dhe lexohet edhe si Vjosava, (ne deshifrim historianët sllavë germën “o” e kanë vendosur para germës “j”) temë e cila deri tani nuk ishte lëndë me interes të madh në hulumtimet për periudhën e Skenderbeut. Si argument se emri Voisava mund të lexohet edhe ndryshe kamë marrë përkthimin e Barletit në gjuhën frënge të sh.18 ku emri i nënës se Skënderbeut është i shënuar si Vjeisava.
Deri me tani shtylla gjenealogjike e Skënderbeut nga ana e nënës mbaronte vetëm me të dhëna personale dhe në ca momente me disa të dhëna të përgjithshme për prejardhjen e saj nga një fis aristokrat i Pollogut.
Të dhënat burimore për Vjosavën janë të përmbledhura në dy burime kryesore:
1. Gjon Muzaka, në Gjenealogjinë e tij , në tri vende e përmend nënën e Skënderbeut.
2. Burimi i dyte është Marin Barletit, i cili duke informuar për prindërit e Skënderbeut thotë se nëna e tij ishte Voisava.
Gjon Muzaka në mënyrë eksplicite çon drejt mendimit se ajo rrjedh nga një familje shumë e lartë aristokrate, kurse Marin Barleti shënon se nëna e Skënderbeut ka qenë bija e njërit ndër më të njohurit të të parëve tribaldian i cili ishte sundimtar i Pologut.
Unë duke përdorur metodën e historisë komparative për krahasimin e historisë politike të Pollogut dhe rajoneve fqinje, në dekadat e fundit të sh.14, me lajmet e dhëna burimore, pata mundësi ta identifikoj babanë e Vjosavës, e që ka qenë sundimtar i Pollogut.
Sipas njohurive në shkencën e historisë, babai i Skënderbeut, Gjoni duke e marrë vendin e babait të tij, i cili llogaritet të ketë pasur pasuri të pa tundshme edhe në krahinat e Dibrave, nga fundi i sh.14, u vu në krye të familjes së Kastriotëve. Në atë kohë ai qe martuar me Vjosavën. Njohuritë e këtilla i krahasojmë me lajmet e burimeve të dhëna, ku shënohet se babai i Vjosavës ishte mbret i Pollogut.
Nga këto të dhëna del se ai udhëhiqte me Pollogun para se të binte nën sundimin osman dhe mund të supozohet se Pollogu qe pushtuar shpejt pas pushtimit të Shkupit më 1392, koha kur në dokumente, si zotëri i Pollogut përmendet Gërguri dhe kufiri i shtetit të tij përputhej me atë të Vuk Brankoviqit.
Dokumenti më kryesorë dhe më i vlefshëm që e përmend princin shqiptar të Pollogut me emrin Gërguri është shkrimi i eremonahut Mihajli nga kisha “Leshka” e Pollogut, e që do të ketë qenë shkruar në vitet 1366-1371. Dokumenti thotë se prifti Mihon i fshatit të Pollogut-Debrishtë na ka lënë disa shkrime, nga koha kur mbret i Pollogut ishte Gërguri.
Bullgari Ivan Ivanov, në veprën e tij “Bllgarski starini”, mendon se pas vrasjes së Vukashinit më 1371 te lumi Marica, me territoret e Maqedonisë Lindore vazhdon të sundojë djali i tij Marko i njohur më vonë si Krali Marko. Me që sundimtari i Pollogut, Gërguri kishte pasur bashkëpunim me Vukashinin edhe më herët, vazhdon të bashkëpunojë edhe me Krali Marko me qëllim që tu kundërvihen osmanlinjve.
Profesori im i nderuar dhe kundërshtari im shumë i madh rreth origjinës së nënë së Skënderbeut, Petreski, duke hulumtuar burime të shumta si “Stari srpski zapisi, nga L. Stojanoviq; Bëlgarski starini od Makedonija nga I.Ivanov; Q. Radojiçiq – Ko je podigao manastir Zaum ; M. Diniq, Oblast Brankoviqa,; R. Mihalqiq, Kraj srpskog carstva,; M. Shuica, O Cezaru Gerguru, që të jetë sa më i fuqishëm në tezën e tij, më bëni një shërbim shumë të madh dhe unë nuk duhej të lodhem edhe aqë shumë por vetëm të analizoj burimet që ai mi prezentoi e që i kishte hulumtuar më herët.
Ai në bazë të burimeve ka vërtetuara se Tribalda është mbiemër personal i Vjosavës dhe nuk ka të bëjë me atë se ajo i ka takuar fisit të Tribalëve i cili fis ka qenë thrrakas dhe nuk është shtrirë në Pollog dhe nuk ka asnjë lidhje me sllavët.
Si kundërpërgjigje, unë e kamë analizuar këtë mbiemër dhe kamë ardhur në përfundim se mund të deshifrohet vetëm me anë të gjuhës shqipe dhe ka për kuptim token e lagur, te balta, tri baltat, te rruga e baltës; toponime këto që edhe sot i hasim në vendbanimet shqiptare.
Pra sipas mbiemrit që ka përdorur nëna e Skënderbeut Vjosava Tribalta del se ajo ka qenë me origjinë shqiptare sepse mbiemri i sajë mund të shpjegohet vetëm nëpër mes të gjuhës shqipe.
Argumenti i dytë që bie Petreski është ai se ajo ka qenë e bija e Gërgurit, mbretit të Pollogut, i cili pohim është plotësisht i pranueshëm sepse ai ka dokumente shumë të fuqishme se me të vërtetë në kohën për të cilën na flasim, mbret i Pologut ka qenë Gërguri, por ajo nuk i ndihmon kurrgjë kolegut tim sepse emri Gërgur nuk është i origjinës sllave dhe mund të deshifrohet vetëm duke përdorur gjuhën shqipe. Pra Gërgur mund të ketë qenë emër që në thelb ka emrin e gurit dhe mund të ketë qenë emër dhe mbiemër Ger- Guri ose Guraz Guri, Gurit Guri, Gjergj Guri, emra e mbiemra që edhe sot përdoren tek shqiptarët.
Pra këto dy argumente rreth origjinës së nënës së Skënderbeut dhe babait të sajë jënë shumë të fuqishme, dhe duhet ta falënderoi kolegun tim, i cili duke dashur të më gjuaj, guri i kthehet dhe i bie në kokë atij.
Kjo temë ka qenë dhe është vazhdimisht aktuale, por pas përkthimit të librit të Oliver Shmitt u bë edhe më aktuale. Unë para disa ditësh nëpër mes të Internetit dhe gazetës Lajm e revistës Albanica iu përgjigja Shmitit të cilin e kam shok dhe bashkëpunëtor të mirë, po edhe historianëve tjerë që shumë sende nuk i kanë të qarta në lidhje më Skënderbeun. Shmitt, po edhe shumë historianë tjerë që merren me këtë periudhë vazhdojnë ti hulumtojnë dhe analizojnë vetëm burimet latine, dhe po ti analizojnë edhe burimet osmane që flasin për Skënderbeun do të shohin dhe do të binden se origjina e tij, babait të tij, gjyshit e stërgjyshit janë të pastër shqiptarë, po edhe origjina e nënës së ti dhe gjyshit nga nëna janë po ashtu pastër shqiptarë.
(Kumtesë me rastin e mbajtjes së Akademisë Shkencore kushtuar Kuvendit të Lezhës – Dr.Sc.Ilmi Veliu është historian dhe drejtor i Muzeut të Kërçovës).
__________________
I pari që flet për Vojsava Kastriotin është Marin Barleti (1508) i cili shkruan se ajo ishte bashkëshortja e Gjon Kastriotit dhe bija e princit fisnik të Triballëve, por nuk përcakton përkatësinë etnike të saj. Familja aristokrate e Muzakajve kishte lidhje miqësore të ndersjelltë me atë të Kastrioteve.
Gjon Muzakaj mik i familjes së Skënderbeut dhe bashkëkohës i tij në “Memorada” shkruan: “Gjon Kastrioti, i ati i zotit Skënderbeg, pati për grua zonjën Vojsava Tribalda, me të cilën lindën katër fëmijë meshkuj dhe pesë fëmijë femra”. Sipas Fan S. Nolit, është Gjon Muzakaj i pari që përmend mbiemrin Tribalda të Vojsava Kastriotit. Gjon Muzakaj shkruan: ”E ëma e të thenit zotit Skënderbeg, gruaja e të thenit zotit Gjon, pati emrin Vojsava Tribalda dhe vinte nga një derë e fisme”. Lind pyetja; Pse Gjon Muzakaj nuk u shpreh mbi përkatësinë etnike të Vojsava Kastriotit? Ai ishte mik i kësaj familje dhe kushëri i parë i Donika Kastriotit sipas prof. dr. Kristo Frashërit. Përkatësia etnike e Vojsavës ka qënë e ditur jo vetëm prej tij, por edhe nga të tjerë bashkëkohës të Muzakës, të trashgimtarëve të tyre, rrethit miqësor e të tjerë. Kjo është një arsye më shumë për t’u bashkuar me mendimin e disa studiuesve serioze rreth kësaj çështje, të cilët thonë se, meqënëse dihej përkatësia etnike shqiptare e saj nga Muzakaj e të tjerët në kohën e tij, nuk ka qënë e nevojshme të trajtohej më tej përkatësia e saj etnike.
(Piktura “Dasma e Skenderbeut”, ruhet ne Familjen Skiroi, Sicili)
Në ndihmë të përkatësisë etnike të Vojsava Kastriotit na vijnë dokumente të bashkëkohësve të saj, që shprehen se ajo mbante të njëjtin mbiemër (Tribalda) bashkë me Vrana Kontin. Gjon Muzaka për Vrana Kontin shkruan: ”Një princ shqiptar me titullin “Markez” i Tribalda, i cili jetonte në Itali pas vdekjes së Skënderbeut dhe kishte gjak prej të Muzakajve”. Pra ky komandant i shquar në ushtrinë e Skenderbeut, që shkëlqeu edhe në ushtrinë e mbretit të Napolit, që mbante titujt aristokrat Dukë i Ferrandinos dhe Markez i Triballëve, ishte gjak i pastër arbëror dhe mbante të njëjtin mbiemër me Vojsavën, mbiemrin Tribalda. Kjo do të thotë se ata ishin të një gjaku arbër, kishin të njëjtën përkatësi etnike dhe që të dy vinin nga një degëzim i familjes fisnike të Muzakajve.
Nga disa studiues si zotëruesi i krahinës së Pollogut na jepet i ati i Vojsava Kastriotit dhe këtë e dëshmojnë autoret: Anonimi në veprën ”Punët e ndritëshme të zotit Gjergj Kastriotit Skenderbeu” (1539), Francesko Sansovani (1568), Lavardini (1577) e të tjerë, te cilët shprehen se Vojsava ishte e bija e princit të Pollogut.
Cilës etni i përkiste princi i Pollogut, i ati i Vojsavës?
Pas vdekjes së Stefan Dushanit dhe shembjes së perandorisë së tij serbe, sipas disa burimeve historike, fisnikët e Arbëris u ngritën dhe rimorën territoret e tyre të humbura. Prof. Pëllumb Xhufi në studimin e tij ”Zotërimi i Gropave të Dibrës në shek. XIII-XIV” na sjell një fakt interesant. Pas vdekjes së S. Dushanit zotëruesi i trevës së Dibrës përmendet zhupani i madh Andrea Gropa. ”Ky arriti të presë monedhën e tij, gjë që tregon se ai kishte mundur të ngrej një principatë mjaft të fuqishme”. Me tej autori shpjegon se A. Gropa i shkoi në ndihme despotit të Beratit, vjehërrit të tij, Andrea Muzaka për marrjen e Kosturit, i cili sundohej nga princi serb Marko Krajlevic. Me rënien e tij, Kosturi u kaloi Muzakajve, kurse Andrea Gropa u be sundimtar edhe i Ohrit. Të njejtin fat me atë të M. Krajlevicit patën edhe princër të tjerë serb, që sunduan në territoret shqiptare të ardhur në pushtet gjatë sundimit të S. Dushanit.
Studiues e historianë të kësaj periudhe, ndër këta Fan S. Noli, argumentojnë se gjatë shekujve XIII-XIV fisnikët arbër sundonin deri në rrjedhën e sipërme të Vardarit, si Balshajt, Gropajt, Muzakët, Kastriotët e të tjerë. Brenda këtij territori përfshihej edhe Pollogu, zotërues i të cilit ishte i ati i Vojsavës. Sipas tyre princi i Pollogut duhet të ishte arbër, pasi një princ serb nuk mund të ushtronte pushtetin e tij në një territor të rrethuar nga fisnik arbër. Rreth popullimit të këtij rajoni me shqiptar, shkrimtari yne Ismail Kadare është shprehur: ”Është absurde, që shqiptarët nga majat e larta të Shqipërisë te mos e kishin vërejtur një fushë aq pjellore para hundës së tyre, e serbët gjoja e paskan parë këtë fushë të begatshme, që përtej Danubit, nga Rusia e largët”.
Mbi përkatësinë etnike të princit të Pollogut na sjell një informacion me shumë interes studiuesi dibran Hilmi Sadiku. Në studimin e tij ai pohon se Andrea Engjëll Flav Komneni e nxjerr Vojsava Kastriotin nga familja e Muzakajve. Po në këtë punim të tij rreth përkatësisë etnike të Vojsavës thuhet se Kostandini, djali i Gjon Muzakës, mbështetur në gjenealogjinë që i dërgoi Andrea Engjëll Flav Komneni i bëri një shtesë kronikës së të atit (Gjonit), për t’ua lënë pasardhësve në të cilën thuhet: ”Vojsava jepet e bija e Momcinit, që u bë shoqja e Gjonit, të cilëve u lindi Gjergj Kastrioti”. Kostandin Muzaka princin e Pollogut na e paraqet të kombësisë arbërore e për pasojë e të njëjtës etni rezulton edhe e bija e tij Vojsava.
Aleksandër Kutolo (Alessandro Cutolo) në veprën e tij “Skënderbeu” fq. 20 botuar në Milano në 1940 shkruan:”Gjoni mori për grua princeshën Vojsava, të bijen e një kreu tjetër shqiptarë të shkëlqyer, zotit të Pollogut”. Ky autor zotin e Pollogut, të atin e Vojsaves e paraqet arbëror të shkëlqyer.
Fan S. Noli, në punimin e dytë “Historia e Skënderbeut” 1947, duke i’u referuar K. Hoph në “Croniques”fq. 308 shton: ”Muzaka thotë se Vojsava ishte shqiptare nga gjaku i Muzakajve”.
Mbështetur në dëshmitë e Muzakajve rreth Vojsava Kastriotit (Tribalda), në burimet që flasin për sundimin e fisnikëve arbëror në lindje deri në rrejdhën e sipërme të Vardarit përfshirë këtu edhe Pollogun, në atë që na sjellin Andrea E. F. Komneni, Fan S. Noli, A. Cutolo e të tjerë, si dhe në mungesë të ndonjë dokumenti argumentues e bindës të kundërt me autorët e lartëpërmendur, hidhet mjaftueshëm dritë për të pranuar se Vojsava Kastrioti, e ëma e Skënderbeut, i përkiste etnis arbërore dhe jo asaj sllave.
Pak histori nga lashtësia mbi fisin e Triballëve.
Fisin e Tribalëve disa autorë e shtrijnë deri në Fushë-Dardani dhe e quajnë si fis thrakas, por Apiani i quan Tribalët fis ilir. Apiani, historian grek, lindur në Aleksandri të Egjiptit nga fundi i shekullit I, që jetoi deri në vitin 70 të shekullit II shkroi veprën e tij HISTORIA ROMANA. Në pjesën e katërt, të quajtur “Illyrike”, Apiani tregon edhe legjendën gjenealogjike sipas të cilës, Iliri ishte i biri i Polifemit dhe Galateas. Vëllezër të Ilirit ishin Kelti dhe Gali. Bijtë e Ilirit ishin Enkeleu, Autari, Dardani, Medi, Taulanti dhe Perrebi, vajzat e tij qenë Partha, Daorta, Dasara. Autari pati për bir Paionin dhe ky i fundit pati për bij Triballin dhe Skordiskun. Apiani e lidh fisin e Triballëve me Triballin, si vijimësi etnike ilire, prandaj trungu familjar që jep Apiani duhet të jetë pikënisje për interpretimin e fiseve që banonin ballkanin dhe më gjëre. Kjo pikëpamje e Apianit është në shekullin II por që na pasqyron diçka shumë më të hershme në kohë.
Stefan Bizantini, leksikograf i madh me prejardhje nga Konstandinopoli, jetoi në shekullin VI dhe vepra e tij “De urbibus et populis” u shkrua gjatë viteve 528-545. Ai shfrytëzoi veprat e Hekateut, Herodotit, Tukididit, Efarit, Strabonit, Pausanias, Herodotit, Orosit dhe shumë autorëve të tjerë emrat e të cilëve kanë humbur. Kjo vepër është ruajtur jo tërësisht, por nga epitomet e saj të grumbulluara nga leksikografi i Justinianit të Madh, i quajtur Ermolahu. Edhe Stefan Bizantini, katër shekuj më pas, Triballët i quan “ilirë”.
Në shekullin V para e.s. fisi i Triballëve banonte në krahinën që shtrihej midis Moravës dhe Iskras.
Burimet që flasin për trevën e Triballëve në kohën perandorake romake janë Straboni, Plini, Ptolemeu dhe Dion Kassi. Të katër na thonë se Triballët banonin midis Moravës dhe Iskras.
Sipas Strabonit “pas vendit të Skordiskëve gjatë Istrit, është vendi i Triballëve dhe i Misëve”. I njëjti autor thotë: “Scordiskët e vegjël ngjitur me Triballët dhe Misët”. Është e vërtetë se Straboni na informon se Bastarnët, Skitët dhe Sarmatët i kishin nënshtruar shpesh Triballët, kështu që do të mund të mendohej se banonin në afërsi të Scitisë, ku inkursionet e këtyre popujve kanë qenë të shpeshta.
Plini nuk është më pak kategorik në përcaktimin e trevës së Triballëve në zonën e Moravës dhe Iskrës. Lexojmë tek ai se Triballët kufizohen me Dardanët. Pra nuk ka dyshim se si pas autorit të “Historisë së Natyrës” ky fis gjendej afër Moravës. Një herë tjetër Plini i vendos Triballët në perëndim të Timokut.
Edhe Ptolemeu flet me të njëjtën gjuhë. Për të treva e Triballëve gjendet në pjesën perëndimore të Mezisë së Poshtme. Është e vërtetë se ai nuk njeh Triballë në Mezinë e Sipërme, por u jep atyre një pjesë të madhe të zonës Moravë-Iskër.
Më në fund Dion Kassi I cili shprehet se Triballët janë fqinj të Dardanëve dhe këta jetojnë në krahinën e atyre. Dëshmia e Dionit është e qartë. Nuk mund të mendohet për zonën në lindje të Iskrës kur është fjala për Dardanë. Në qoftë se Dardanët banojnë në truallin e Triballëve dhe në qoftë se Dardanët dhe Triballët janë fqinjë, vendi i Triballëve duhet të kërkohet midis Moravës dhe Iskrës.
Në Fushë-Dardani të gjithë autorët antikë kanë treguar qartë se fisi ilir i Dardanëve ka banuar historkisht, ashtu si dhe sot, kështu nëse ka thrakas në Fushë-Dardani, ata nuk janë gjë tjetër veçse dardan ilir. Dardanët shpesh nga autorët antikë dhe modernë janë quajtur si fis thrako-ilir, çka tregon që nuk ka asnjë ndryshim etnik midis ilirëve dhe thrakasve, përderisa fise të njohura si ilire janë edhe thrake njëkohësisht. Mbretëria Thrake e Odryseve shekulli V-III para erës së re: Rez Eanidi është mbreti i parë i thrakasve, që njohim nga burimet e shkruara historike, por pa diskutim që mund të ketë pasur dhe mbretër të tjerë para tij. Ai qeverisi në fund të shekullit XIII dhe ndoshta në fillim të shekullit të XII para erës së re dhe mori pjesë në luftën e Trojës si aleat me trojanët. Rezi kishte lidhur një numër të madh krushqish me dardanët e Trojës dhe ishte aleat i fortë i tyre. Mbretëria thrake ka vazhduar të ekzistojë dhe pas luftës së Trojës, por ajo e arriti kulmin me mbretërinë e Odrysëve. Kjo mbretëri u krijua nga bashkimi i të gjitha fiseve thrake nga Egjeu deri në Danub nën mbretin e fuqishëm Tere 450-431 para erës së re. Nën sundimin e të birit të Tereut, Sitalkut 431-424 para erës së re mbretëria arriti kulmin e shtrirjes territoriale dhe fuqisë ushtarake. Ai ndërtoi rrugët që lidhnin Egjeun me Danubin dhe ngriti një ushtri prej 150 mijë ushtarësh. Sitalku ndërmori një sërë fushatash ushtarake kundër maqedonasve dhe vdiq në fushatën ushtarake kundër fisit ilir të Tribalëve, të cilin donte ta bashkonte me mbretërinë e tij. Gjatë qeverisjes së Seuthe I 424-415 mbretëria njohu paqe dhe zhvillim, por një numër fisesh u larguan nga mbretëria e përbashkët thrake. Pas këtij mbreti, mbretëria erdhi duke u dobësuar.
Dara: Vojsava, nëna e Skënderbeut ishte halla e Lekë Dukagjinit
Duke ecur në kërkim të vendorigjinës së familjes princore të Kastriotëve, të territoreve ku shtrihej fisi i Kastriotëve, pa i vënë qëllim vetes të gjurmoj autorë e vepra të ndryshme, toponime,gojëdhëna e legjenda, që flasin për lidhjet e Gjergj Kastriotit me Mirditën, të cilat nuk mungojnë edhe për trevat fqinje me të, është e domosdoshme të ndalemi tek një tjetër ponim lapidar, për të cilin, çuditërisht, ka heshtur historiografia shqiptare gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, siç po hesht edhe në ditët tona.
Ky pohim na vjen nga përfaqësuesi i madh i Rilindjes Kombëtare Shqipëtare – Gavril Dara i Riu, i cili, në një jetëshkrim të tij, duke folur për të ardhurit në Palac Adriano të Italisë fill pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, shkruante: “Ndër këta, të parët, prindërit e mi, që emërtohen gjer më sot Mërkuri e Njani i Dharenjëve, gjërinj (gjini, fis, gjak-shënimi im) të Kastriotit nga ana e Vojsavës, së jëmës së tij, së biljes (bijës-shënimi im), së Prenkut të Mirditëve”.
1) Kjo e dhënë, e cila është me shumë rëndësi për zbulimin e të vërtetave historike, që kanë të bëjnë me vendorigjinën e Kastriotëve, në një variant tjetër na paraqitet në këtë mënyrë: “Midis tyre, ndër më të parët (që erdhën në Palaco – Adriano-shënimi im) ishin gjyshërit e mi, që përmenden gjer më sot, Mërkuri e Njani i Dharenjëve, gjërinj (gjini,fis, gjak-shënimi im) të Kastriotëve nga ana e Vojsavës, së jëmës së tij, që ishte e bija e princit të Mirditasve”, 2) -variant që nuk ndryshon esencialisht nga varianti i parë e që kërkon të studiohet me vëmendje nga të gjithë ata që merren me çështjen e vendorigjinës së familjes princore të Kastriotëve.
Ky pohim, që është një fragment i autobiografisë së Rilindasit Gaveril Dara i Riu, flet shumë. Ai dëshmon, së pari, se të parët e poetit të madh ishin shpërngulur që herët nga trevat e Mirditës etnografike, pikërisht fill pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, atëherë kur invadorët turq kishin pushtuar qytetin e Shkodrës-portën veripërendimore të Mirditës etnografike e po suleshin drejt maleve të saj, duke djegur e shkatërruar gjithshka.
Së dyti, duke treguar se të parët e poetit Gravil Dara i Riu kishin zbritur në Palac-Adriano më 1482, 3) ai bëhet më i besueshëm se historianët e tjerë që janë marrë me vendorigjinën e Kastriotëve dhe territoret ku shtriheshin ata, sepse kemi të bëjmë me një njeri të ditur, që na rezulton pinjoll i lavdishëm i një dere princore të Mirditës, ose i një shtëpie të parë, i cili duhet të ketë pasur të dhëna të sakta për fisin e vet, krahasuar me të tjerë historian që janë marrë me këtë çështje.
Kështu Gavril Dara i Riu bëhet më i besueshëm se M. Barleti, i cili e paraqet Vojsavën-nënën e Gjergjit zëmadh, “bijë të princit të Tribalëve” 4) – fis që, siç shënon përkthyesi S. Prifti, Barleti i quante “banorë në trevat e Maqedonisë dhe të Bullgarisë së sotme”, “banorë sllavë të këtyre vendeve”.5), siç pohon përkthyesi.
Dhe është më i besueshëm se historianët e tjerë rilindasi ynë i madh, kur na kujton se të parët e tij kishin zbritur nga viset e Mirditës etnografike pikërisht më 1482, vit që përkon me të dhënat e historiografisë shqiptare për emigrimin e madh të Kastriotëve e të Dukagjinëve, po në këtë mot, kryesisht drejt Italisë. Këtë të dhënë, ndoshta, as M. Barleti, as Fan Noli nuk e dispononin.
Çështja, pra, duhet kuptuar e analizuar me përgjegjësinë e historianit objektiv, kur na thuhet qartë e prerë se Gavril Dara i Riu ishte fis, gjak e gjini me Kastriotët nga e ëma e Gjergjit-Vojsava, që ishte “bijë e princit të Mirditasve”. Çdo interpretim, që kërkon të hedhë hije mbi këtë të vërtetë, nuk mund të qëndrojë përpara logjikës së fakteve, kur mbajmë parasysh se kemi të bëjmë me të dhënat e një njeriu të ditur e të përgjegjshëm, jo vetëm për fisin e tij, por edhe për çështjen kombëtare.
Askush më mirë se vetë poeti nuk mund të flasë për fisin e vet, kur ai, me të dhënat që na sjell, shkon më tej se M. Barleti në kohë. Askush nuk ka të drejtë të thotë se një njeri kaq i ditur dhe kaq i interesuar për fatet e kombit të vet, mund të ketë fantazuar për ta paraqitur Vojsavën si bijë të një princi mirditas, siç bën poeti në shënimet autobiografike në hyrje të poemës madhore “Kënga e Sprasme e Balës”. Ca më tepër duhet theksuar kjo, kur dimë se emri Mirditë në ato mote fshihej shpesh pas emrit Dukagjin, vatër e të cilit ishte Mirdita që nga shekulli VII e më herët.
Duke iu referuar kësaj të vërtete, stdiuesi Luan Muhameti, në një të përditshme shqiptare, sikur të kishte bashkëbiseduar me rilindasin e madh, pohon se
“ Vojsava ishte bijë e Dukagjinëve, halla e Lekë Dukagjinit”. 6) Dhe një pohim i tillë hedhe një dritë të madhe mbi vendilndjen e nënës së Heroit tonë kombëtar.
Origjina mirditore e Vojsavës, që është vështirë të kundërshtohet pa sjellë dokumente më të besueshme se të dhënat e Gavril Dara i Riu, do ta nxirrte Gjergj Kastriotin vetëm nip Mirdite, po t’i besohej tezës që e redukton Mirditën fillestare në një zonë të ngushtë, siç mund të ishte Grykë-Oroshi dhe Kodra e Mashtërkorëve. Por, për të shkuar më tej në kërkim të së vërtetës historike, në kërkim të vatrës qëndrore të Kastriotëve, na vinë në ndihmë edhe pohime të historianëve të ndryshëm në trajtën e legjendave, ose të supozimeve, që kanë brënda tyre “grimca” të të vërtetave të mëdha!
Kështu historiani K. Frashëri, si edhe të tjerë, përmend që “… udhëtari freng Ami Bue, shkruante se kishte dëgjuar që Skëndërbeu kishte lindur në fshatin Kastër të Mirditës,… gjysmë ore larg fshatit të sotëm Vig”.7). Këtë pohim na e kujton edhe albanologu gjerman Johan Von Hahn, kur flet për “zbulimin” e “një vendlindjeje të re të Skëndërbeut”, 😎 diku afër një kështjelle të vjetër, në fshatin Kastër të Mirditës. Po këtë të vërtetë pohon edhe A. Gega, kur shkruan se “Duhet pranuar se mbiemri Kastriot vjen nga Kastri me origjinë romake”.
9)Duket, pra, se Prenku i Mirditës, që nga historianë të ndryshëm quhet princi i kësaj treve, e martoi të bijën-Vojsavën, me një Kastriotas-Gjonin, të fshatit Kastër, tek një derë tjetër princore, ose tek një tjetër shtëpi e parë, siç ishte e modës në atë shekull, por edhe siç ishte në zakonet e kësaj treve. Dhe, duke i bashkuar natyrshëm të dhënat që sjell Gavril Dara i Riu për Vojsavën dhe fisin e vet, me pohimin e A. Gegës, sipas të cilit “mbiemri Kastriot, që ka mbijetuar në histori, lidhet më shumë me lokalitetin (fshatin- shënimi im) e Kastrit në Mirditë, ….. se sa me lokalitete të tjera, që kanë të njëjtin emër”, 10) bindeni se vendorigjina e Kastriotëve duhet konsideruar Mirdita etnografike.
Për këtë të vërtetë na dëshmon edhe një rilindës tjetër i shquar-Zef Jubani. Nëpërmjet ca vargjeve lapidarë, të cilët nuk mund të konsiderohen “pjellë e fantazisë” së tij, por pasqyrë e të vërtetave historike, ky rilindas na çon bash tek vendorigjina e Kastriotëve, në Kastër të Mirditës, kur shkruan:
“Leu nji yll në Shqipni,
Me na shndritë, me na drejtue;
Me shumë dije e me trimni,
Andej Kastrit asht shenjue:
Gjergj Kastrioti këtij i thonë,
Skënderbeg shumëkush donë”! 11)
Një argument më tepër në favor të tezës që e konsideron Mirditën si vatër të fisit të Kastriotëve, mund të konsiderohet edhe fakti që bashkëluftëtarë të Gjergj Kastriotit në betejat legjendare kundër turqve, përveç të tjerëve, ishin edhe Pal, Lekë e Nikoll Dukagjini, që i kishin zotërimet e tyre në trevat e Mirditës, Pjetër, Ndre e Gjon Përlati nga fshati Përlat i Mirditës, Pal e Gjergj Kuka nga fshati Shebe i kësaj krahine, Kojë Zaharia – nipi i Tanush Dukagjinit, vëllezërit e lavdishëm Gjon, Pal dhe Andrea Gazulli, bij të fshatit Gazull, fare afër Kastrit në Vig të Mirditës.12) Nuk besojmë që kryetrimi të ketë pasur kaq bashkëluftëtarë të lavdishëm nga ndonjë trevë tjetër e Shqipërisë, sa nga ajo e Mirditës etnografike!
Edhe rrjedha e mëvonshme e historisë, veçanërisht e historisë së trevës së Mirditës, sikur i vjen në ndihmë tezës mbi origjinën mirditore të Kastriotëve. Për këtë flet fakti që Mirdita jo vetëm e trashëgoi, por dhe e përdori si flamur të saj flamurin e Gjergj Kastriotit edhe në periudhën e rëndë të robërisë turke, deri edhe si duvak për nuset mirditore.
Këtë e pohon edhe Doktori i shkencave historike Pal Doçi, kur kujton se edhe udhëtari frëng Ami Bue shkruante: “Flamujt e tij (të Skëndërbeut) ishin të kuq me shqiponjën e zezë me dy krerë, sikundër e kanë edhe mirditasit” 13). Edhe pohimi i kryengritësve mirditorë në protestën drejtuar Valiut të Shkodrës në vitin 1901, ku shkruhet se “flamuri ynë do të jetë ai i Gjergj Kastriotit, që, prej kohësh, valëvitet në majat e zbardhura nga bora e Shën- Palit”, 14) të njëjtën gjë vërteton.
Për të vërtetën që flamuri i mirditasve, si pasardhës dhe vazhdues autentikë të Dukagjinasve, ishte pothuaj, si ai i Kastriotëve, (ose anasjelltas) na dëshmon krahasimi midis Stemës së Dukagjinëve e të Kastriotëve me flamurin e Mirditës, të ruajtur pikërisht afër Kastrit të Mirditës- në fshatin Kashnjet: Eshtë e njëjta shqiponjë dykrenare, me krahë të nderë, paralel me trupin e shqiponjës, me ndonjë stilizim të lehtë.
Ndoshta këto të vërteta i ka ditur poeti i Rilindjes Kombëtare-Risto Siliqi, kur e ka quajtur Mirditën “trimneshë e dheut”, dhe “I Arbërisë fis i kryekreut”, që vuajti prova, por s’i mbeti shtegut “Dhe ia mbajti jazin Skëndërbegut” 15), duke dëshmuar edhe ky rilindës i shquar se Mirdita është vendorigjina e Kastriotëve!
Se nuk mund të jetë rastësi që një krahinë e tillë, krahas Himarës në Jug, të mbetej në shekuj vatër e qëndresës antiosmane dhe një ishull i rrallë i katolicizmit në një popull, 75% e të cilit ishte islamizuar. Për rrjedhojë, nuk është qyteti i Shkodrës “kryeqytet i katolicizmit” në Shqipëri, siç pohojnë ca studiues, por Mirdita! Dhe kështjellë e lirisë, kështjellë e katolicizmit në këto anë, nuk qenë thjeshtë malet, por zemrat e mirditorëve, ku rridhte gjaku i kuq i Dukagjinëve dhe i Kastriotëve legjendarë!. Se nuk fantazonte as poeti zëëmbël Lasgush Pradeci, kur vjershëronte:
“S`hyn dot ti turk e turqeli
Në kullat mirditore;
Të prêt në pritë e në frëgji
Mirdita pushkëmizore”! 16)
Edhe legjenda për shaminë e zezë që kanë përdorë vajzat dhe grate mirditore, e cila është unikale në Ballkan e më gjërë, sikur i kapërcen kufinjtë e legjendës, kur shpjegohet e lidhur ngusht me fatet historike të kësaj treve.
Se ajo na thotë që shaminë e zezë vajzat dhe grate mirditore e vunë mbi kokë pikërisht atëherë kur vdiq Gjergj Kastrioti, ai që u kishte mbrojtur nderin dhe lirinë në vitet e robërisë turke!
Për këto të vërteta duket se bën fjalë, disi në formë fluide, edhe studjuesi e poeti Moikom Zeqo-Mjeshtër i Madh i Punës- në një shkrim kushtuar papës me origjinë shqiptare Klementi XI-Albani, ku flet për kuvendin e Arbërit, i cili u mblodh në fshatin Mërçi të rrethit të Lezhës më 14-15 janar të vitit 1703, pikërisht në një fshat të banuar edhe sot e kësaj dite nga mirditorët. Ky studiues, pasi e vlerëson këtë kuvend si një nga ngjarjet më të mëdha të historisë kulturore të Shqipërisë në shekullin XVIII, shtron ca pyetje që tingëllojnë edhe si teza, të cilat duken se “miratojnë” parashtrimet tona për familjet legjendare të Dukagjinëve dhe Kastriotëve:
“Përse u zgjodh pikërisht fshati Mërçi pranë Lezhës-pyet autori, si vëndi më i përshtatshëm për Kuvëndin e Arbërit? Pse pikërisht ky vënd dhe jo ndonjë vënd tjetër?- e vijon më tej pyetjen ai. A ka të bëjë zgjedhja e këtij vëndi historik-vazhdon përsëri studjuesi-me evokimin e mrekullueshëm dhe të paharruar të Atletit të Krishtit Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, që mbylli sytë pikërisht në Lezhë?”
17).Dhe përgjigjet nënkuptohen: Kuvëndi i Arbërit u mblodh pikërisht afër qytetit të Lezhës, ku Gjergj Kastrioti kishte organizuar beslidhjen e madhe të shqiptarëve kundër turqve, pikërisht afër Kastrit, i cili na rezulton, siç pohojnë historianët, vatra e familjes princore të Kastriotëve. Kuvëndi i Arbërit u mblodh pikërisht brenda atyre territoreve që njiheshin si territoret e Arbërit mesjetar, që shtriheshin midis lumenjve Drin e Mat e që shkonin gjer përtej Pashtrikut, territore që u përkisnin dy familjeve: Dukagjinëve dhe Kastriotëve.
Dhe të gjitha këto bëheshin për të ripërtërirë epokën skënderbejane pikërisht në ato troje, ku lindi kryetrimi, ku u kurorëzua, ku organizoi besëlidhjen shqiptare dhe ku mbylli sytë përjetë, duke mbetur një yll i pashuar në qiellin e historisë së kombit Shqiptar!
***
Vojsava Kastrioti, gjak i pastër arbëror
Cila është origjina e Vojsava Kastriotit?
Hasemi shpesh kohët e fundit me propagandën mjerane të individëve të paskrupullt ose të islamikëve te caktuar (agjent të UDB e më gjerë) që duan të na e nxjerrin Vojsava Triballin – nënën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu – etnikisht jo shqiptare por sllave. Po sjellim një sërë të dhënash historike, që nga lashtësia deri në ditët e sotme, që dëshmojnë qartë që Vojsava Triballi ishte shqiptare.
I pari që flet për Vojsava Kastriotin është Marin Barleti (1508) i cili shkruan se ajo ishte bashkëshortja e Gjon Kastriotit dhe bija e princit fisnik të Triballëve, por nuk përcakton përkatësinë etnike të saj. Familja aristokrate e Muzakajve kishte lidhje miqësore të ndersjelltë me atë të Kastrioteve.
Gjon Muzakaj mik i familjes së Skënderbeut dhe bashkëkohës i tij në“Memorada” shkruan: “Gjon Kastrioti, i ati i zotit Skënderbeg, pati për grua zonjën Vojsava Tribalda, me të cilën lindën katër fëmijë meshkuj dhe pesë fëmijë femra”. Sipas Fan S. Nolit, është Gjon Muzakaj i pari që përmend mbiemrin Tribalda të Vojsava Kastriotit. Gjon Muzakaj shkruan: ”E ëma e të thenit zotit Skënderbeg, gruaja e të thenit zotit Gjon, pati emrin Vojsava Tribalda dhe vinte nga një derë e fisme”. Lind pyetja; Pse Gjon Muzakaj nuk u shpreh mbi përkatësinë etnike të Vojsava Kastriotit? Ai ishte mik i kësaj familje dhe kushëri i parë i Donika Kastriotit sipas prof. dr. Kristo Frashërit. Përkatësia etnike e Vojsavës ka qënë e ditur jo vetëm prej tij, por edhe nga të tjerë bashkëkohës të Muzakës, të trashgimtarëve të tyre, rrethit miqësor e të tjerë. Kjo është një arsye më shumë për t’u bashkuar me mendimin e disa studiuesve serioze rreth kësaj çështje, të cilët thonë se, meqënëse dihej përkatësia etnike shqiptare e saj nga Muzakaj e të tjerët në kohën e tij, nuk ka qënë e nevojshme të trajtohej më tej përkatësia e saj etnike.
Në ndihmë të përkatësisë etnike të Vojsava Kastriotit na vijnë dokumente të bashkëkohësve të saj, që shprehen se ajo mbante të njëjtin mbiemër (Tribalda) bashkë me Vrana Kontin. Gjon Muzaka për Vrana Kontin shkruan: ”Një princ shqiptar me titullin “Markez” i Tribalda, i cili jetonte në Itali pas vdekjes së Skënderbeut dhe kishte gjak prej të Muzakajve”. Pra ky komandant i shquar në ushtrinë e Skenderbeut, që shkëlqeu edhe në ushtrinë e mbretit të Napolit, që mbante titujt aristokrat Dukë i Ferrandinos dhe Markez i Triballëve, ishte gjak i pastër arbëror dhe mbante të njëjtin mbiemër me Vojsavën, mbiemrin Tribalda. Kjo do të thotë se ata ishin të një gjaku arbër, kishin të njëjtën përkatësi etnike dhe që të dy vinin nga një degëzim i familjes fisnike të Muzakajve.
Nga disa studiues si zotëruesi i krahinës së Pollogut na jepet i ati i Vojsava Kastriotit dhe këtë e dëshmojnë autoret: Anonimi në veprën ”Punët e ndritëshme të zotit Gjergj Kastriotit Skenderbeu” (1539), Francesko Sansovani (1568), Lavardini (1577) e të tjerë, te cilët shprehen se Vojsava ishte e bija e princit të Pollogut.
Cilës etni i përkiste princi i Pollogut, i ati i Vojsavës?
Pas vdekjes së Stefan Dushanit dhe shëmbjes së perandorisë së tij serbe, sipas disa burimeve historike, fisnikët e Arbëris u ngritën dhe rimorën territoret e tyre të humbura. Prof. Pëllumb Xhufi në studimin e tij ”Zotërimi i Gropave të Dibrës në shek. XIII-XIV” na sjell një fakt interesant. Pas vdekjes së S. Dushanit zotëruesi i trevës së Dibrës përmendet zhupani i madh Andrea Gropa. ”Ky arriti të presë monedhën e tij, gjë që tregon se ai kishte mundur të ngrej një principatë mjaft të fuqishme”. Me tej autori shpjegon se A. Gropa i shkoi në ndihme despotit të Beratit, vjehërrit të tij, Andrea Muzaka për marrjen e Kosturit, i cili sundohej nga princi serb Marko Krajlevic. Me rënien e tij, Kosturi u kaloi Muzakajve, kurse Andrea Gropa u be sundimtar edhe i Ohrit. Të njejtin fat me atë të M. Krajlevicit patën edhe princër të tjerë serb, që sunduan në territoret shqipetare të ardhur në pushtet gjatë sundimit të S. Dushanit.
Studiues e historianë të kësaj periudhe, ndër këta Fan S. Noli, argumentojnë se gjatë shekujve XIII-XIV fisnikët arbër sundonin deri në rrjedhën e sipërme të Vardarit, si Balshajt, Gropajt, Muzakët, Kastriotët e të tjerë. Brenda këtij territori përfshihej edhe Pollogu, zotërues i të cilit ishte i ati i Vojsavës. Sipas tyre princi i Pollogut duhet të ishte arbër, pasi një princ serb nuk mund të ushtronte pushtetin e tij në një territor të rrethuar nga fisnik arbër. Rreth popullimit të këtij rajoni me shqiptar, shkrimtari yne Ismail Kadare është shprehur: ”Është absurde, që shqiptarët nga majat e larta të Shqipërisë te mos e kishin vërejtur një fushë aq pjellore para hundës së tyre, e serbët gjoja e paskan parë këtë fushë të begatshme, që përtej Danubit, nga Rusia e largët”.
Mbi përkatësinë etnike të princit të Pollogut na sjell një informacion me shumë interes studiuesi dibran Hilmi Sadiku. Në studimin e tij ai pohon se Andrea Engjëll Flav Komneni e nxjerr Vojsava Kastriotin nga familja e Muzakajve. Po në këtë punim të tij rreth përkatësisë etnike të Vojsavës thuhet se Kostandini, djali i Gjon Muzakës, mbështetur në gjenealogjinë që i dërgoi Andrea Engjëll Flav Komneni i bëri një shtesë kronikës së të atit (Gjonit), për t’ua lënë pasardhësve në të cilën thuhet: ”Vojsava jepet e bija e Momcinit, që u bë shoqja e Gjonit, të cilëve u lindi Gjergj Kastrioti”. Kostandin Muzaka princin e Pollogut na e paraqet të kombësisë arbërore e për pasojë e të njëjtës etni rezulton edhe e bija e tij Vojsava.
Aleksandër Kutolo (Alessandro Cutolo) në veprën e tij “Skënderbeu” fq. 20 botuar në Milano në 1940 shkruan:”Gjoni mori për grua princeshën Vojsava, të bijen e një kreu tjetër shqiptarë të shkëlqyer, zotit të Pollogut”. Ky autor zotin e Pollogut, të atin e Vojsaves e paraqet arbëror të shkëlqyer.
Fan S. Noli, në punimin e dytë “Historia e Skënderbeut” 1947, duke i’u referuar K. Hoph në “Croniques”fq. 308 shton: ”Muzaka thotë se Vojsava ishte shqiptare nga gjaku i Muzakajve”.
Mbështetur në dëshmitë e Muzakajve rreth Vojsava Kastriotit (Tribalda), në burimet që flasin për sundimin e fisnikëve arbëror në lindje deri në rrejdhën e sipërme të Vardarit përfshirë këtu edhe Pollogun, në atë që na sjellin Andrea E. F. Komneni, Fan S. Noli, A. Cutolo e të tjerë, si dhe në mungesë të ndonjë dokumenti argumentues e bindës të kundërt me autorët e lartëpërmendur, hidhet mjaftueshëm dritë për të pranuar se Vojsava Kastrioti, e ëma e Skënderbeut, i përkiste etnis arbërore dhe jo asaj sllave.
Pak histori nga lashtësia mbi fisin e Triballëve.
Fisin e Tribalëve disa autorë e shtrijnë deri në Fushë-Dardani dhe e quajnë si fis thrakas, por Apiani i quan Tribalët fis ilir. Apiani, historian grek, lindur në Aleksandri të Egjiptit nga fundi i shekullit I, që jetoi deri në vitin 70 të shekullit II shkroi veprën e tij HISTORIA ROMANA. Në pjesën e katërt, të quajtur “Illyrike”, Apiani tregon edhe legjendën gjenealogjike sipas të cilës, Iliri ishte i biri i Polifemit dhe Galateas. Vëllezër të Ilirit ishin Kelti dhe Gali. Bijtë e Ilirit ishin Enkeleu, Autari, Dardani, Medi, Taulanti dhe Perrebi, vajzat e tij qenë Partha, Daorta, Dasara. Autari pati për bir Paionin dhe ky i fundit pati për bij Triballin dhe Skordiskun. Apiani e lidh fisin e Triballëve me Triballin, si vijimësi etnike ilire, prandaj trungu familjar që jep Apiani duhet të jetë pikënisje për interpretimin e fiseve që banonin ballkanin dhe më gjëre. Kjo pikëpamje e Apianit është në shekullin II por që na pasqyron diçka shumë më të hershme në kohë.
Stefan Bizantini, leksikograf i madh me prejardhje nga Konstandinopoli, jetoi në shekullin VI dhe vepra e tij “De urbibus et populis” u shkrua gjatë viteve 528-545. Ai shfrytëzoi veprat e Hekateut, Herodotit, Tukididit, Efarit, Strabonit, Pausanias, Herodotit, Orosit dhe shumë autorëve të tjerë emrat e të cilëve kanë humbur. Kjo vepër është ruajtur jo tërësisht, por nga epitomet e saj të grumbulluara nga leksikografi i Justinianit të Madh, i quajtur Ermolahu. Edhe Stefan Bizantini, katër shekuj më pas, Triballët i quan “ilirë”.
Në shekullin V para e.s. fisi i Triballëve banonte në krahinën që shtrihej midis Moravës dhe Iskras.
Burimet që flasin për trevën e Triballëve në kohën perandorake romake janë Straboni, Plini, Ptolemeu dhe Dion Kassi. Të katër na thonë se Triballët banonin midis Moravës dhe Iskras.
Sipas Strabonit “pas vendit të Skordiskëve gjatë Istrit, është vendi i Triballëve dhe i Misëve”. I njëjti autor thotë: “Scordiskët e vegjël ngjitur me Triballët dhe Misët”. Është e vërtetë se Straboni na informon se Bastarnët, Skitët dhe Sarmatët i kishin nënshtruar shpesh Triballët, kështu që do të mund të mendohej se banonin në afërsi të Scitisë, ku inkursionet e këtyre popujve kanë qenë të shpeshta.
Plini nuk është më pak kategorik në përcaktimin e trevës së Triballëve në zonën e Moravës dhe Iskrës. Lexojmë tek ai se Triballët kufizohen me Dardanët. Pra nuk ka dyshim se si pas autorit të “Historisë së Natyrës” ky fis gjendej afër Moravës. Një herë tjetër Plini i vendos Triballët në perëndim të Timokut.
Edhe Ptolemeu flet me të njëjtën gjuhë. Për të treva e Triballëve gjendet në pjesën perëndimore të Mezisë së Poshtme. Është e vërtetë se ai nuk njeh Triballë në Mezinë e Sipërme, por u jep atyre një pjesë të madhe të zonës Moravë-Iskër.
Më në fund Dion Kassi I cili shprehet se Triballët janë fqinj të Dardanëve dhe këta jetojnë në krahinën e atyre. Dëshmia e Dionit është e qartë. Nuk mund të mendohet për zonën në lindje të Iskrës kur është fjala për Dardanë. Në qoftë se Dardanët banojnë në truallin e Triballëve dhe në qoftë se Dardanët dhe Triballët janë fqinjë, vendi i Triballëve duhet të kërkohet midis Moravës dhe Iskrës.
Në Fushë-Dardani të gjithë autorët antikë kanë treguar qartë se fisi ilir i Dardanëve ka banuar historkisht, ashtu si dhe sot, kështu nëse ka thrakas në Fushë-Dardani, ata nuk janë gjë tjetër veçse dardan ilir. Dardanët shpesh nga autorët antikë dhe modernë janë quajtur si fis thrako-ilir, çka tregon që nuk ka asnjë ndryshim etnik midis ilirëve dhe thrakasve, përderisa fise të njohura si ilire janë edhe thrake njëkohësisht. Mbretëria Thrake e Odryseve shekulli V-III para erës së re: Rez Eanidi është mbreti i parë i thrakasve, që njohim nga burimet e shkruara historike, por pa diskutim që mund të ketë pasur dhe mbretër të tjerë para tij. Ai qeverisi në fund të shekullit XIII dhe ndoshta në fillim të shekullit të XII para erës së re dhe mori pjesë në luftën e Trojës si aleat me trojanët. Rezi kishte lidhur një numër të madh krushqish me dardanët e Trojës dhe ishte aleat i fortë i tyre.
Mbretëria thrake ka vazhduar të ekzistojë dhe pas luftës së Trojës, por ajo e arriti kulmin me mbretërinë e Odrysëve. Kjo mbretëri u krijua nga bashkimi i të gjitha fiseve thrake nga Egjeu deri në Danub nën mbretin e fuqishëm Tere 450-431 para erës së re. Nën sundimin e të birit të Tereut, Sitalkut 431-424 para erës së re mbretëria arriti kulmin e shtrirjes territoriale dhe fuqisë ushtarake. Ai ndërtoi rrugët që lidhnin Egjeun me Danubin dhe ngriti një ushtri prej 150 mijë ushtarësh. Sitalku ndërmori një sërë fushatash ushtarake kundër maqedonasve dhe vdiq në fushatën ushtarake kundër fisit ilir të Tribalëve, të cilin donte ta bashkonte me mbretërinë e tij. Gjatë qeverisjes së Seuthe I 424-415 mbretëria njohu paqe dhe zhvillim, por një numër fisesh u larguan nga mbretëria e përbashkët thrake. Pas këtij mbreti, mbretëria erdhi duke u dobësuar.
Nga: A.Myftaraj